Me 06/07.04.2019 në periudhën nga 23.30 deri në ora 01.30 nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Tetovë është kryer një kontroll aksionar në një lokal që gjendet në rrugën “Boris Kidric” në Tetovë ku janë gjetur nëntë adoleshent që kanë konsumuar pije alkoolike, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngriten padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 06.04.2019 rreth orës 22.30 në Stacionin Policor në Qendër, S.M. ka lajmëruar se në rrugën Istarska në banesën e tij e ka gjetur gruan B.B.A.(45) nga Shkupi, e cila është gjendur e varur, transmeton Almakos. Nga ana e mjekut të Ndihmës mjekësore është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll dhe me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurës është dërguar në Qendrën Mjekësore për obduksion.
Prokuroria e Shkupit ka harxhuar 1.5 milion denarë për hetimin e bëra për aksidentit tragjik në Llaskarcë, ku përfshihen shpenzimet për autopsinë, raportet e ekspertëve, konfirmojnë për “Makfax” kryetari i këtij institucioni, Sasho Rajçev. “Nuk janë llogaritur të gjithë faturat, dhe do të vinë dhe të reja, për ekzaminimet mjekësore të mjekësisë ligjore të cilat janë në rrjedh, për të mbijetuarit … “, tha Rajçev. Kryetari i Prokurorisë së Shkupit theksoi se duhet të marrë parasysh fakti se kjo prokurori themelore publike është më e ngarkuar me lëndë dhe punë. “Në reformat gjyqësore duhet të përmendet edhe Prokuroria Themelore Publike…
Pas ribrendimit të partisë dhe në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, sonte AlternAtivA pati një tubim të madh në Kumanovë, ku në praninë e shumë aktivistëve dhe mbështetësve të saj, u fol për faqen e re politike të partisë, si dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Të pranishmit të parët, në cilësinë e organizatorëve të tubimit, i përshëndetën kryetari i degës së Alternativës për Likovë, Fejzullah Emini dhe anëtari i Kryesisë Qendrore nga Kumanova, Driton Sulejmani. Në këtë tubim, në cilësi të mysafirit ishte edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili foli për rëndësinë zgjedhjeve presidenciale dhe nuk la pa…
Pas zërave në mediat sociale për hapjen e kufirit të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, janë mbledhur në Selanik 2,000 emigrantë, që duan të marshojnë në veri drejt Evropës. UNCHR u kërkon refugjatëve të kthehen në kamp. Rreth 2,000 emigrantë janë gati të lenë çadrat e tyre në Greqi e të nisen drejt veriut për të hyrë në Evropë – si në kohën e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Një numër i madh policësh grekë i ka penguar ata në marshimin e tyre, por në ditën e tretë të grumbullimit, ata shprehen hapur, se duan të marshojnë 60 kilometra…
Kandidati i shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski në një intervistë për Agjencinë shtetërore MIA, ka theksuar se duke iu dhënë më shumë të drejta qytetarëve mundet vetëm të përfitosh. Sipas tij, nëse iu marrim të drejtat që më herët i kanë pasur, mund të krijojmë vetëm konflikte dhe zënka në vend. “Nuk mendoj se është i domosdoshëm regjistrimi i popullësisë, nga aspekti i atyre që e kërkojnë zëshëm, disa nga politikanët. Sipas meje, ajo është një tezë nebuloze të shihet nëse shqiptarët janë me të vërtetë 20 për qind, dhe a iu takojnë gjitha të drejtat që iu kemi dhënë, ndërsa…
Kryeministri grek Alexis Tsipras në Asamblenë panhellenike në Athinë në një fjalim për zgjedhjet e ardhshme evropiane si kryetar i “SYRIZA-s” tha se Greqia, me marrëveshjen me Maqedoninë të nënshkruar të martën, u mundësua që “aeroplanë ushtarak grekë, dhe jo turq, të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të fqinjit” “Ata na thonë se e kemi dorëzuar historinë e Maqedonisë. Kur u nënshkrua marrëveshja e Prespës, fqinjët u shpërndanë me statuja, por tabelat u larguan, shenjat u ndryshuan në përmendoret. Dhe pastaj, kur ata ndryshuan Kushtetutën, në bazë të marrëveshjes, ata i hoqën referencat e papranueshme dhe irracionale, ndryshuan tekstet, dhe në…
Bashkimi Demokratik për Integrim para një numri të madh të qytetarëve të Strugës, ka elaboruar rendësinë e zgjedhjes së presidentit konsensual pasi vetëm vota e dhënë ndaj tij siguron që vendi do të vazhdoj të përmbush proceset e nisura që nga fillimi të kësaj Qeveria, siç është aderimi në NATO dhe hapja e bisedimeve këtë vit me Bashkimin Evropian. “Maqedonia, unë ju siguroj, po të punojmë me përkushtim pas 5 viteve do të jetë anëtare fuqiplotë në Bashkimin Evropian. Duhet gjithashtu të përmbushim standardet të cilat do të jenë në dobi të vetë neve në radhë të parë, të sundoj…
Aktorja dhe ish-kryetarja e Komunës Kisella Vodë, Biljana Beliçanec, dje është gjetur e vdekur në banesën e saj, konfirmojnë për Sdk.mk nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Trupin e pajetë të aktores e ka gjetur bashkëshorti i saj dhe menjëherë e ka paraqitur në polici. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Istarska” në Shkup, ndërsa vdekja a aktores ka ardhur pasi ajo është varur. Nga MPB informojnë se trupi i saj është marrë për autopsi. Beliçanec ka qenë kryetare e Komunës së Shkupit Kisella Vodë prej vitit 2013 deri më 2017. Shfaqet e saja të fundit janë “Gospoda Gllembaevi” dhe “Posllednite…
Sot dita e shtatë nga fushata për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët edhe sot vazhdojnë takimet dhe mitingjet me qytetarët. Blerim Reka, do të zhvillojë tubim në Kumanovë. Gordana Siljanovska në Radovish dhe Strumicë. Stevo Pendarovski do të takojë qytetarët e Sarajit, Çairit, Kisella Vodës dhe Karposhit. Fushata filloi më 1 prill dhe zgjat deri më 19 prill, më pas vijon heshtja 24 orëshe, para votimeve më 21 prill.
Analizë e Almakos KULMI I DYFYTYRËSISË DHE JO KORREKTËSISË POLITIKE: GORDANA SILJANOVSKA ËSHTË DUKE UDHËHEQUR KAMPANJË KUNDËR NEPOTIZMIT DHE PUNËSIMEVE PARTIAKE ME ANASTASIJA ILIEVSKA KËSHILLTARE E HORHE E CILA E PUNËSOI VAJZËN NË AGJENSIONIN E ZBULIMIT Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovka e ka arritur kulmin e dyfytyrësisë politike dhe jo korrektësisë. Në profilin e saj publikoi se “ i përjashtuan më të mirët për t`i punësuar vajzat dhe djemtë e tyre”. Publikimit në fjalë, Gordana Siljanovska ia ka bashkangjitur edhe fotografinë me Anastasija Ilievska, këshilltare për siguri të Gjorge Ivanov dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Grave të…
Kryetari i Alternativës, dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi pas tubimit të sontëm në sallën e ish komitetit në Kumanovë me rastin e promovimit të emrit të ri të partisë Alternativa dhe zgjedhjeve presidenciale, në një prononcim për portalin Almakos deklaroi se Kumanova ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i Alternativës. “Ky tubim kaq dinjitoz u realizua në këtë mënyrë falë organizimit dhe punës së palodhshme të aktivistëve tanë të dalluar dhe kryetarëve të nëndegëve. Kumanova është, ka qenë, dhe do të jetë e Alternativës. Ndërsa edhe AlternAtivA e di shumë mirë se Kumanova është bastioni i saj më…