Author: Hamdi Kumanova

Me 07.04.2019 në ora 21.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në vendin e quajtur “Shamak” në afërsi të spitalit në Kozle, është shkaktuar një zjarr në oborrin e një shtëpie në pronësi të A.T.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga ekipi i zjarrfikësve të Shkupit zjarri është lokalizuar në tërësi rreth orës 00.20

Lexo më Shumë

Me 07.04..2019 në ora 11.40 në stacionin policor në Gazi Babë, N.I.(25) nga Shkupi ka lajmërur se me 07.04.2019 rreth orës 03.00 në rrugën “Pero Nakov” nga ana e pesë personave është konfiskuar material propagandues për Zgjedhjet Presidenciale 2019, pas së cilës N.I. ka ikur, transmeton Almakos. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është informuar edhe prokurori publik dhe janë ndërmarr masa dhe aktivitete. Në stacionin policor në lidhje me këtë ngjarje është kryer bisedë zyrtare me G.Gj.(26) dhe B.A.(23). Deri te Prokuroria Themelore Publike është dërguar një njoftim me shkrim.

Lexo më Shumë

Draganço Stoimenov, i njohur si ish-truproja e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, pas më shumë se dy muaj në arrati, ju është dorëzuar organeve të përndjekjes. Ai dyshohet për rastin e gjuajtjes me armë ndaj Dragan Zdravev në objektin hotelierik “Aqua” në Koçani dhe lëndimin e tij. Stoimenov është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Koçani në prani të avokatit të tij, në kushte kur është kërkuar masa e paraburgimit. Stoimenov në opinion njihet si Daco Bellski, për rastin “Detonator” dhe për ndryshimin e gjithsej 13 komandantëve të policisë, mes të cilëve edhe ish-shefin e SPB Shtip.…

Lexo më Shumë

Java e parë e fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë në pah Marrëveshjen e Prespës si temë dominuese rreth së cilës kandidatët kanë diskutuar. Edhe pse Marrëveshja e Prespës ka qenë njëra ndër temat kryesore në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, sipas njohësve të çështjeve politike, është i pamundur ndryshimi ose modifikimi i saj. Ambasadori i parë maqedonase në Greqi dhe prej sot kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, Ljupço Arsovski thotë se gjitha idetë për ndryshimin e marrëveshjes janë populizëm i pastër dhe që nuk kanë fare të përbashkët me realitetin. “Gjatë fushatës parazgjedhore mund të dëgjojmë gjithçka, por…

Lexo më Shumë

Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, ,materialet në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara. Në lidhje me rastin ka pasur edhe një reagim nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila pohon se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes. Momentalisht çdo ministri është vet përgjegjëse. Një pjesë e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës i analizoi mjetet e nevojshme për nivelimin, përkatësisht barazimin e rrogave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës sipas veprimtarive në pajtim me marrëveshjet kolektive ekzistuese në nivel të institucioneve. Grupi i punës i formuar në kuadër të Ministrisë së Kulturës në periudhën e kaluar i bëri llogaritjet për mjetet e nevojshme financiare për nivelimin e rrogave. Në pajtim me Kodin Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të bëhen pagesa të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose…

Lexo më Shumë

Negociuesi nga radhët e VMRO-DPMNE-së për ligjin e ri të prokurorisë publike, avokati Toni Menkinoski sot është thirrur në takim në Ministrinë e Drejtësisë, por ka kërkuar anulim të takimit, pas konsolidimit të qëndrimeve partiake, informuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë. “Menkinovski ishte thirrur në takim sot, por përgjigjja është se ende nuk kanë qëndrime për çështje të caktuara dhe kërkoi anulim të takimit”, thonë nga Ministria. Ftesa për takimin e sotëm vjen pas deklaratës së Menkinoskit se edhe pse në takimin e fundit me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska prejse kanë dorëzuar 65 amendamente për ligjin dhe janë…

Lexo më Shumë