Dhjetë vizitorë sot janë larguar nga Kopshti Zoologjik i Shkupit për shkak se nuk e kanë respektuar kodin e sjelljes. “Sot janë përzënë 10 njerëz për shkak ushqimit. Patjetër duhet të ketë rend”, tha Tina Mickovska. Në Kopshtin zoologjik prej të mërkurën janë vendosur tabela me kod të sjelljes, me të cilin vizitorëve u shpjegohet se nëse i ushqejnë, shqetësojnë ose hedhin mbeturina ndaj kafshëve, do të dënohen dhe largohen nga kopshti.
Author: Hamdi Kumanova
Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e 10 rrjeteve të Programit për Shkëmbim të Evropës Qendrore për Studime Universitare “CEEPUS”. Universiteti ynë, që nga 2017 e ka pesëfishuar pjesmarrjen në rrjetet CEEPUS. Rrjetet në fjalë janë si më poshtë: – CIII-BG-1103-04-1920 Modelling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management ; – CIII-AT-1101-04-1920 EcoManAqua – Ecology and Management of aquatic ecosystems in Central, East and Southeast Europe; – CIII-RS-1012-05-1920 Building Knowledge and Experience Exchange in CFD. – CIII-HR-1005-05-1920 Educational Systems in Central Europe; – CIII-HR-1107-04-1920 Philosophy and Interdisciplinarity; – CIII-RO-0014-15-1920 (Umbrella) Borders and Borderlines in Cultural Anthropology in the university…
Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e vet në kuadër të zgjedhjeve presidenciale gjatë ditës së djeshme e ka pasur të caktuar në komunën e Tearcës ku anëtarët e SHQZ në fjalimet e tyre potencuan se me votën e dhënë ndaj kandidatit konsensual, do t’i thuhet ndal kthimit pas proceseve euro-integruese dhe aderim në NATO dhe BE dhe me këtë do të ngadhënjejë konsensualiteti si koncept i politik-bërjes së shqiptarëve. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të komunës së Tearcës tha se mbështetja e kandidatit të përbashkët jo vetëm që shkon në dobi të qytetarëve shqiptarë por të të gjithë…
Përfshirja e romëve në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor dhe krijimi i kushteve për punësim ishte tema e forumit të sotëm “Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë”, si pjesë e projektit rajonal “Mundësi arsimore të rritura për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në të cilën fjalim mbajti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Forumi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatat qytetare është organizuar nga Fondi arsimor rom (REF), Shoqata e qytetarëve “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli” dhe Qendra rome e resurseve,…
Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) Oliver Derkoski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për kryetar shteti dhe për zgjedhjet lokale në tre komunat në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare në komision. Raportet, thekson ai, do të jenë publike përkatësisht do të publikohen në web-faqen e KShZ-së, dhe te këto raporte do të ketë raporte të detajuara për pjesën e parë të fushatës. “Kandidatët në kohë dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë respektuar, dhe nuk kishte mundësi teknike të publikohen në web-faqen e KShZ-së për arsye teknike”, tha Derkoski. Ai sqaroi se disa prej tyre janë dërguar përmes postës,…
U formua seksioni i kameramanëve pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë(SHGM), njoftojnë nga SHGM, transmeton Portalb.mk Nga SHGM thonë se qëllimi i krijimit të seksionit është përmirësimi i kushteve për punën e kameramanëve, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit të kameramanëve dhe institucioneve. Në të marrin pjesë kameramanë profesionistë nga pothuajse të gjitha televizionet kombëtare të Maqedonisë si dhe nga Radiotelevizioni i Maqedonisë. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski përshëndeti të pranishmit dhe tha se do të mbështeste pa kusht kameramanët në kërkesat e tyre. “Duke u bashkuar kameramanët në seksionin e SHGM-së, krijohen kushte për përmirësimin e kushteve për punën e tyre, si dhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale ka qëndruar në Komunën e Zhelinës ku qytetarëve të kësaj komune ju bë thirrje që të votojnë pa hezitim për të ardhmen e tyre më të sigurt, një e ardhme që do ju sigurojë mirëqenie ekonomike, arsim cilësor, shëndetësi , stabilitet dhe prosperitet, vazhdimin e proceseve euro-integruese dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse votohet kandidati konsensual. Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror të BDI-së, Izet Mexhiti, tha se janë për Republikë konsensuale, për Republikë ku shqiptarët do të determinojnë kah do të lëviz qeveria ashtu siç…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, apelon deri tek të gjithë aktorët në ose jashtë administratës publike të përfshihen në procesin e ardhshëm negociues me BE-në dhe thotë se Qeveria është e shqetësuar nëse shteti ka kapacitet të mjaftueshëm për këtë vepër, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Më së voni deri në mes të muajit maj, Qeveria duhet të publikojë propozim të ri, thotë Mançevski për MIA-n, për strukturë negociuese i cili parasheh angazhim të “ekspertëve lartë të kualifikuar” jashtë nga institucionet. “Apeloj deri te të gjithë qytetarët, ekspertët, njerëzit të cilët punojnë në sektorin joqeveritar, në…
Me 11.04.2019, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit H.M.(44) nga fshati Cegran, Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre qese najloni me marihuanë me rreth tre kilogram. Personi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 11.04.2019 në ora 21.30 në rrugën magjistrale Qafthanë-Podmole, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Audi’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.I.(22) nga fshati Radolishtë dhe tërheqësi “MAN” me karrotreci me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.M.(39) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Audi”. Ai me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, pas së cilës është bartur në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, gjegjësisht në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.
SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër A.A.(29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” vepër e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Me 10.04.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë në rrugën “Lazar Trpovski” në Shkup ku qëndronte A.A. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy jelek antiplumb, gjashtë pakovka me kokain dhe një vagë digjitale me mbetje nga kokaina.
Me 11.04.2019 në ora 20.45 në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës, është vërtetuar se pasaporta e personit M.A.(31) nga Republika e Shqipërisë është e falsifikuar, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.