LSDM përmes një komunikate sot bën të ditur se të gjitha anketat parashikojnë fitoren e sigurt të Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe për një epërsi serioze që nga raundi i parë. “Po shtohet përkrahja për Pendarovskin tek qytetarët. Ajo që është me rëndësi se përkrahja për të vjen nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. Koncepti i tij dhe fushata pozitive për një të ardhme më të mirë është dalluar tashmë nga të gjithë qytetarët”, ka theksuar LSDM, duke shtuar se kundërkandidatja e VMRO-DPMNE, Siljanovska po mbron kriminelët dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se është për një opsion retrograd.
Author: Hamdi Kumanova
Prej vitit të ardhshëm në programin për zhvillim rural do të vendoset fond i ri prej gjysmë milion euro për mbrojtjen e pyjeve. Këtë sot nga Shtipi e ka paralajmëruar ministri i Bujqësisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski, si pjesë e masave në luftën kundër zjarreve, njofton Portalb.mk. “Kemi krijuar masë të veçantë, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e fondit pyjor, ajo masë deri më tani nuk ka ekzistuar. Tani do të definohen shfrytëzuesit, do të shpallet thirrje publike”, tha Nikollovski. Megjithatë, ministri nuk ka definuar se çfarë masash do të përmbajë ky fond, me sqarimin se do…
Shkupi dhe Athina kanë treguar se ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, kështu theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pas mbledhjes së shefave të diplomatëve në vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit që mbahet në Varshavë, transmeton Portalb.mk. Mas tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila merret me përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon, transmeton Dojçe Vele. “Po merremi për përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina…
Një ditë pas informacioneve inkurajuese nga burimet diplomatike për marrjen eventuale në qershor të datës për fillim të negociatave, zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pret që në qershor të merret vendimi kurse negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor. Këto deklarata Osmani i bëri në emisionin 360 gradë i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. “Pritjet tona ose kalendari jonë optimist është që në qershor të merret vendimi, t’i jepet mandati Komisionit Evropian për të përgatitur kornizën negociuese që pastaj në dhjetor të kemi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ku edhe zyrtarisht fillojnë bisedimet”, deklaroi Bujar Osmani. Gjasat…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës të Procesit 16+1, që dje dhe sot mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë. Në delegacion bashkë me kryeministrin Zaev janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Në margjinat e Samitit, ministri Ademi realizoi takime të shumta bilaterale me kolegët e tij nga…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ende nuk kanë informata për atë se ku ndodhen Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq të cilët janë të akuzuar në rastin “Monstra”. Ai në pyetjen e gazetarëve për atë, udhëzoi në përgjgijen e kolegut të tij kosovar, Ekrem Mustafa, të dhënë gjatë vizitës në Shkup në fund të marsit pas stërvitjes trilaterale taktike-treguese “Western Balkan’s flash”, i cili deklaroi se nuk ka informata se ku ndodhen Demiri dhe Ismailloviq dhe tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin dhe do të veprojë në pajtim me ligjet lidhur me kërkesën për ekstradimin…
Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një th.ikë, fizikisht ka sul.muar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht. Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vr.asë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë. Shkaku i sul.mit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arr.esti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.S.(29) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 02.10.2018 rreth orës 20.20 në eterin e fshatit Orlancë, Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit të veturës të drejtuar nga i padituri, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe përzierje e marihuanës me duhan.
Me 11.04.2019 në ora 17.15 në SPB Shkup është lajmëruar se është prishur rendi publik në një bastore sportive në bulevardin “Brigada e 12 maqedonase” gjatë rrahjes midis personave M.N.(60) dhe K.T.(30), dytë nga Shkupi, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal për shkeljen ligjore sipas nenit 11 nga Ligji për shkeljet dhe prishjes së rendit publik.
Me 11.04.2019 në ora 22.00 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në banesën në pronësi të R.A. në rrugën “ Aradhat e Karadakut” në Kumanovë është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Nga zjarri është lënduar personi F.A.(58) të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Kumanovë. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Me 11.04.2019 në ora 19.05 në Stacionin Policor në Kocani, nga Qendra Mjekësore në Kocani është lajmëruar se tek to me lëndime është sjell M.G.(39) nga Kocani, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ditën e njëjtë rreth orës 18.45 në shtëpinë në rrugën ‘Brigada e 14’ në Kocani, pas një zënke verbale, L.G.(58) nga Kocani me thikë i ka shkaktuar plagë fëmijës së tij M.G.(39). Pas ndihmës mjekësore në spitalin në Koçani ai është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll, ndërsa L.G. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kocani. Pas dokumentimit të…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër M.Q.(19) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 27.01.2018 rreth orës 23.35 në eterin e fshatit Osllomej, Kërçovë, nga ana e zyrtarit policor gjatë kontrollit të personave dhe taksi veturës, e drejtuar nga N.L.(39) nga Kërçova, që e ka transportuar të paditurin dhe një person tjetër, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.