Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull për rajonin. Ky është konstatimi i eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn i cili lidhjen e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vlerëson si të rëndësisë së veçantë. Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Hahn ka shtuar se vendet anëtare të BE-së do ta vlerësojnë progresin e Maqedonisë duke mos përjashtuar mundësinë për dhënien e datës për bisedime me BE-së që në qershor. “Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për mundësitë e vërteta. Megjithatë, anëtarësimi në BE është sfidë e rëndë e cila kërkon përpjekje të forta dhe të përbashkëta. Ka shumë punë për të…

Lexo më Shumë

Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sot mori pjesë në shënimin e 11-vjetorit nga formimi i Klubit kulturor bullgar, me moton “Së bashku jemi më të fuqishëm”. Të dy vendet, siç theksoi ai, i afron një mendim, e ai është që të bëjmë gjithçka që është e mundur që Ballkanin ta dërgojmë në Evropë, ose Evropën ta sjellim në Ballkan dhe më në fund prej këtu të mos vijnë lajme të këqija, por vetëm pozitive. “Më keni dhënë përkrahje politike e cila rradhë ndodh, ju nuk na distancuat dhe keni dhënë përkrahje për obsionin më të mirë për…

Lexo më Shumë

Me 12.04.2019 në ora 18.40 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës është konstatuar se D.P.(56) nga Republika e Serbisë, me letërnjoftim serb dhe veturës së tipit ‘Audi Q5” me targa nacionale serbe, në pronësi të vajzës së tij M.P. është lëndë e hetimit për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos. Personi është arrestuar.

Lexo më Shumë

Me 12.04.2019 në ora 18.30 në rrugën nga fshati Pepelishte për në poligonin ushtarak “Krivollak”, afër pompës së benzinës, N.S.(61) nga fshati Krivollak, duke drejtuar motoçikletën “Shineray 125” me targa nga Velesi, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. N.S. është lënduar rëndë, pas së cilës me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë.

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska, e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM-ja, në pjesën e parë të fushatës parazgjedhore ka harxhuar rreth 203 mijë euro, thuhet në raportin e KSHZ-së. Siljanovska si të ardhura ka paraqitur 203 mijë euro nga donacionet. Për këtë fushatë më shumë ka dhënë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski – 180 mijë denarë, ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili ka donuar 150 mijë denarë. Ish-kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, për fushatën e Siljanovskës ka dhënë 100 mijë denarë. Në listë janë edhe një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, si Nada Cipusheva…

Lexo më Shumë

Me 12.04.2019 në ora 14.00 në Stacionin Policor në Tetovë është lajmëruar se në kazermën ‘Erebino”, rreth orës 11.00, I.A.(59) nga Gostivari, i punësuar në ARM, përgjegjës për shkatërrimin e municioneve dhe mjeteve eksploduese është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, derisa I.A. bashkërisht me B.Z. dhe V.Xh., të punësuar në ARM kanë vepruar në deaktivizimin e inflatorëve, I.A. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin në Tetovë, ndërsa prej aty në Qendrën Emergjente në Shkup. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë