Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në takim me shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial vlerësoi se fushata deri tash ka shkuar në atmosferë të qetë. “Asnjë fushatë nuk mund te jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ishte fushatë e qetë, ndërsa edhe në të ardhmen duhet të jetë kështu . Të shfaqim pjekur demokratike pa dallim se kush është në pushtet. Le të fitojë më i mirë”, porositi Derkoski. Derkoski gjithashtu tha nga buxheti janë ndarë rreth 299 milionë denarë për fushatë dhe presin që si në referendum të shpenzojnë më pak para nga ajo…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kishte fjalim në video për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel. “Të dielën secili prej neve ka mundësi ta përdorë të drejtën e kushtetuese, në mënyrë të pavarur”, thotë Spasovski. Ministri Spasovski thotë se ministria e tij ka vetëm një qëllim gjatë ditës së diel dhe kjo është votimi të shkojë në mënyrë të qetë, pa pengime dhe me dinjitet siç i ngjan një shoqërie të lirë dhe demokratike. “Në periudhën e kaluar, zyrtarët policorë kaluan në aktivitete për mbikëqyrje cilësore dhe efikase dhe sigurim të procesit zgjedhor nga fillimi deri…
Prokuroria Themelore Publike Gostivar nisi procedurë kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale të mashtrimit e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. “I dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim të përfitimeve, ka mashtruar një person, duke i premtuar se më shumë personave do t’ju sigurojë dokumente nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat do të mund të marrin lejen pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimore në Gjermani”, thonë nga prokuroria publike e Gostivarit. Nga prokuroria thonë se personi i dëmtuar ka paguar 7.700 euro, me çka edhe ka nënshkruar për…
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dr Hekuran Duka sonte para bashkëvendësve të tij shpalosi Programin parazgjedhor. Ai në Tubimin përfundimtarë të BDI-së në ktë fushatë iu bëri thirrje të gjithë dibranëve që me 21 Prill të rrethojnë numrin 1 për kryetar komune sepse me zgjedhjen e tij në krye të kësaj komune do të realizohen një sërë projektesh që do të jenë në dobi të qytetarëve. Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dibrës. “Kur e kam pranuar kandidaturën kamë pasur shumë arsye të forta pse…
Në zyrën e Avokatit të Popullit të dielën nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës së votës. Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të hapura për qytetarët do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kumanovë, Strumicë dhe në Shtip, ndërsa qëllimi i kësaj është të mbrohen të drejtat e votimit. Krahas zyrave, në linjën falas qytetarët mund t’i paraqesin problemet në numrat e telefonit: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586,…
Shumë më shumë vende të lira në shkollat e mesme në krahasim me numrin e studentëve që kanë përfunduar ose janë të regjistruar në arsimin fillor reflekton situatën me rritjen e emigracionit jashtë vendit dhe normat në rënie të lindjeve në Tetovë. Autoritetet parashikuan se ka hapësirë për regjistrimin e 3,570 nxënësve të shkollave të mesme dhe gjithashtu zbuluan se 2,130 do të përfundonin arsimin fillor. Pritet që edhe më pak fëmijë do të fillojnë të hyjnë në klasën e parë. Shkolla fillore Kiril dhe Metodij në Tetovë, ka më pak nxwnws në një klasë për arsimin e lartë. “Numri…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dënoi ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi nga LSDM, njofton Portalb.mk. “Dje, pasi që ekipi i TV21 ka incizuar kronikë në lidhje me ankesat e banorëve për infrastrukturën e keqe të kësaj komune, familjarë të kryetares Halimi kanë bërë kërcënime verbale ndaj ekipit televiziv se do t’ua thyejnë kamerën dhe kanë kërkuar të fshihen incizimet. Gazetarët kanë vendosur mos të fshijnë materialet e incizuara dhe më pas janë detyruar të hyjnë në zyrën e komunës dhe përsëri janë përballur me kërcënime…
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) nga Lubjana, Slloveni, ka përgatitur një analizë për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen me 21 prill të vitit 2019, transmeton Almakos. Në analizën e Institutit ku pjesërisht do të publikojmë në vijim, theksi kryesor vendoset te kampanja zgjedhore me idetë bazike të tre kandidatëve për president: Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur shpejt në laboratorin e VMRO-DPMNE-së dhe tek paraqitja e saj publike është i dukshëm ndikimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjorgje Ivanovit. Gruevski është mentor i…
Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar, droga narkotike, psikotrope dhe substanca prokursore” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk. “I dyshuari, në katin e lartë të shtëpisë së tij në Kozle, në mënyrë të paautorizuar ka prodhura, përpunuar dhe për shkak të shitjes ka mbajtur droga narkotike – marihuanë. Pastaj, ai ka bërë laboratori të improvizuar me 52 bimë të tipit Cannabis, tharrës të improvizuar me kuti prej kartonit ku i ka tharë bimët, ndërkaq më pas…
Kandidatët për president shtetit me qëndrime të ndryshme sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe. Kandidati Blerim Reka, vlerëson se nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe, por ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë. Sipas tij ligji për shqipen, subjekteve të caktuar politike u ka shërbyer si municion gjatë fushatës elektorale, në cikle të ndryshme zgjedhore. “Nuk ekziston Ligj për gjuhën shqipe, ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë. U bën tri eksperimentime për nevoja elektorale të partisë që i propozonte. Ligji i…
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Speciale, formën e vazhdimit të mandatit të këtij institucioni, por edhe përdorimin ose jo të bisedave të përgjuara telefonike të ish zyrtarëve si prova në proceset gjyqësore ndaj tyre. Kjo ka thelluar polemikat lidhur me sundimin e së drejtës dhe gjendjen e gjyqësorit në përgjithësi. Fushata e partive për zgjedhjet presidenciale është përqendruar edhe në këtë sferë, që konsiderohet si shumë e rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase, propozim-ligjin për Prokurorinë Speciale, e konsideron si mjet të partive në…
Në magjistralen Gostivar-Kërçovë një veturë e tipit “Golf” me targa të Tetovës, ka devijuar nga rruga duke përfunduar në humnerë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur përfaqësues të policisë për të hetuar shkaqet e kësaj fatkeqësia. Infotmatat nga terreni flasin se nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet janë vetëm të natyrës materiale. Detajet tjera rreth këtij rasti pritet t’i sigurojnë organet kompetente.