Me mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, më 23-26 prill 2019 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, do të realizohet JAVA E FILMAVE TURKE DHE PUNËTORIA KINEMATOGRAFISË TURQI-MAQEDONIA E VERIUT. Në kuadër të Javës së filmave turke do të organizohen shfaqje të filmave dhe biseda me artistë, me pjesëmarrje të regjisorëve, producentëve dhe aktorëve të kinemasë turke të cilët janë dalluar në periudhën e fundit, ndërsa përmes Punëtorisë së Kinemasë Turqi – Maqedoni e Veriut, figurat më të shquara të dy vendevenë këtë fushë do të kenë mundësi…
Author: Hamdi Kumanova
Mundësitë të fillojmë bisedimet këtë vit janë të mëdha, por para se gjithash na duhet vendim politik për të. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë periudhës së kaluar vizitoi më shumë qendra kyçe dhe gjatë këtij muajit dhe fillim të majit do të ketë takime me përfaqësues të vendeve që ende kanë dilema, nëse vendi është i gatshëm të fillojë me bisedimet. Sipas Gjermanisë, Maqedonia e Veriut duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Dimitrov thotë se bisedimet varen nga disa faktorë tv jashtë, por më së shumti nga ajo se a kemi përfunduar me detyrat…
Në gjashtë komuna të rajonit të Tetovës të dielën në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 181.933 qytetarë me të drejtë të votimit. Të drejtën e tyre të votimit mund ta realizojnë gjithsej në 265 vendvotime, njofton Koha. Më së shumti votues ka në komunën e Tetovës, me 83.367 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.501 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni zgjedhor komunal ka 23.510 fletvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35. Tearca numëron 22.116 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.268 qytetarë. Më së…
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një konference për shtyp ju bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në zgjedhjet presidenciale që të mos realizohet skenari i Zoran Zaev që kryetari të zgjidhet në Kuvend. Mickoski porositi se skenarë të tilla këtë herë nuk do të kalojnë për shkak se populli e dinë dhe do ta dënoj në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duhet të dinë se s’janë zotë të vullnetit të popullit por duhet të jenë shërbëtorë të popullit. Të dalim në zgjedhje, më në fund ta mposhtim zaevizmin. 21 prilli është fillimi i fundit”, tha Mickoski duke i…
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin qëndror të kandidatit të pavarur për president të Maqedonisë, Blerim Reka ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër gjatë zgjedhjeve të së dielës. Kurti tha se, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë për profesorin dhe ish diplomatin Blerim Reka “Kurrë nuk e keni pasur më kollaj. I humbni 15 minuta në vendvotim, mirëpo i fitoni katër vjet dinjitet e vullnet. Tre emra i keni në listë, filloni me të parin, ndaluni te i pari, përfundoni me të parin, votojeni Blerim Rekën”, theksoi lideri i Vetëvendosjes. Kurti gjatë fjalimit…
“Në pajtim me kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në koordinim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar hetimi lidhur me bisedat e publikuara telefonike. Për rrjedhën e hetimit, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme.
SPB-Manastir ka ngritur penale kundër A.A. (38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdorimi i dokumenti me përmbajtje të rreme”. Në shtator të vitit 2017, i dyshuari i punësuar si shofer në Spitalin Klinik të Manastirit ka paraqitur një diplomë të falsifikuar , të cilën ka arritur ta merr nga një shkollë e mesme në Shkup, pas së cilës ai është avancuar në punë si refrent i parkut të makinave në Spitalin e Manastirit.
Mundësitë që të fillojmë negociata qasëse këtë vit janë shumë të mëdha, por para se gjithash na duhet vendim politik për këtë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov periudhën e kaluar vizitoi më shumë qendra dhe gjatë këtij muaji dhe fillimin e majit do të ketë takime me përfaqësues të vendeve të cilat janë ende në dilemë, a është i përgatitur vendi për fillim të negociatave. Sipas Gjermanisë, ne këtë vit patjetër duhet të fillojmë negociata qasëse, transmeton Portalb.mk. Dimitrov tha se negociatat varen nga disa faktorë të jashtëm, por më shumë nga ajo a i kemi mbaruar detyrat vendore.…
Në kuadër të kampanjës së përbashkët të koalicionit prej 31 subjekteve politike Bashkë Përpara, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim në Pallatin e Kulturës në Gostivar për ti informuar bashkëmendimtarët, rreth rëndësisë dhe vlerës që kanë këto zgjedhje presidenciale të vitit 2019. Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, si dhe Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu. Në fjalën e tij të rastit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili nëmes tjerash theksoi se duhet tu jepet fund manipulimit me popullin shqiptar, dhe se këto zgjedhje presidenciale…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot deklaroi se pret zgjedhje të suksesshme presidenciale dhe arritje të censusit në rrethin e dytë, në të kundërtën sipas Zaevit, do të krijohet krizë e re politike. “Për ne pritjet janë që zgjedhjet të jenë 100 përqind të suksesshme. Nuk lejoj të komentoj çfarë dhe si, pres dhe jam i bindur që mund ta arrijmë censusin. Kur flasim për situata ‘çfarë do të ndodh, nëse ndodh’, atëherë demotivojmë daljen. Unë besoj se do të kemi zgjedhje të suksesshme”, tha mes tjerash Zaev mes tjerash. Ai shtoi se nëse nuk zgjedhet presidenti në…
Askush në Maqedoni nuk e di se sa është numri i saktë i popullsisë Maqedonase e Shqiptare. Krejt kjo fal neglizhencës dhe manipulimeve me procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend i cili nuk është bërë që nga viti 2002. Në një intervistë dhënë arbresh.info, kandidati i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, fajin për këtë ja hedh dy partive të cilat ishin në pushtet në vitin 2011 dhe zhvaten pushtetin më 9 milion euro, por regjistrimi nuk përfundoi. Ai vë në pah manipulimet që po tentohen të bëhen përsëri më këtë proces në veçanti për…
Studentët e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, ditë më parë realizuan vizita studimore në disa institucione kulturore dhe arsimore në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Shkëmbimi i përvojave midis studentëve dhe profesorëve në lidhje me institucionet arsimore, objektet dhe monumentet kulturore, si dhe njohja me historinë kombëtare të zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe ishte qëllimi i këtyre vizitave. Rëndësi e veçantë iu kushtua njohjes së Shkollës Normale të Elbasanit dhe rolit të saj në përgatitjen e kuadrit arsimor, si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe, e hapur më 1 dhjetor të vitit…