Author: Hamdi Kumanova

Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 në Komunën e Likovës në udhëheqje të lehtë është Blerim Reka me 911 vota, shkruan Almakos. Menjëherë pas kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, vjen Stevo Pendarovski kandidati i partive në pushtet me 804 vota si dhe e treta në listë është Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE e cila ka arritur që të marr 3 vota. Si duket VMRO-DPMNE ka terren të pjellshëm për shtrirje në Komunën e Likovës.

Lexo më Shumë

Sipas rezultateve të para të publikuar nga KSHZ, nga gjithsej 7.8 për qind të votave të numëruar, është duke udhëhequr kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski me 42.20 për qind. E dyta është Gordana Siljanovska me 35.76, ndërsa Blerim Reka ka 18.35 për qind.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vëmendjen edhe të mediave në perëndim. “Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin pas ndryshimit të emrit”, është titulli i gazetës gjermane “Deutche Welle”, ku informojnë se për zgjedhjet presidenciale në vendin tonë. Në tekst thuhet të tre kandidatët për president janë pro-evropian dhe pro-NATO-s, por se fokusi gjatë fushatës ishte marrëveshje me Greqinë. Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruan se vendi zgjedh presidentin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë gazetë gjithashtu shkruan se tre kandidatët garojnë për një funksion që pothuajse është ceremonial. “Qytetarët e Maqedonisë votojnë për zgjedhje në të cilët dominon…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski nga rradhët e LSDM-së, i cili në pushtet erdhi ne ndihmën e votave të shqiptarëve të Kumanovës, në një postim në Facebook e emron Republikën e Kosovës si ,,Kosovo i Metohija” . Maqedonia e Veriut e ka njohë Kosovën si shtetë dhe ky emrim përbën skandal për të cilin duhet reaguar Kosova sepse bëhet fjalë për funksionarë partiak të partis në pushtet LSDM. Ja postimi i plotë:

Lexo më Shumë

Shefi i shtabit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski, në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet kanë qenë të realizuara në mënyrë demokratike dhe kanë qenë fer. Kiracosvski tha se LSDM pret që në rezultatet e para jozyrtare të shpallet fitues Stevo Pendarovski. “Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Patëm zgjedhje skandinave. I uroj të gjithë qytetarët. Të drejtën e tyre ata e realizuan pa pengesa dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje, fer të rregullta dhe të qeta”. “Institucionet mundësuan që zgjedhjet të realizohen në rregull. Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës. Presim që rezultatet e para…

Lexo më Shumë

Kandidatja për president, Gordana Siljanovska-Davkova , pas votimin në Shkollën Fillore, “Kole Nedelkovski”, tha se në këto zgjedhje duhet të dëshmojmë kapacitetin evropian. Ajo shfaqi shpresën se do t’i jepet fund periudhës transitore. “Këto janë zgjedhje të veçanta. Jo pse unë jam kandidate dhe jo pse për herë të parë një grua ka shans të zgjidhet president i Maqedonisë, por për shkak të kushtit. Ne duhet ta dëshmojmë kapacitetin demokratik evropian”, tha Siljanovska.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot votoi në vendvotimin 0816 në Zajaz për zgjedhjet presidenciale 2019. Pas prononcimit, Ahmeti theksoi se dëshiron që këto zgjedhje të jenë të lira, sipas standardeve të nevojshme, që të na shërbejnë edhe për një hap drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe për rrumbullakësimin e procesit për integrimet në NATO. “Është me rëndësi që të gjithë t’i pranojnë rezultatet zgjedhore, sepse në procesin zgjedhor ka fitues dhe ata të cilët nuk i kanë realizuar pritjet e tyre. Është shumë me rëndësi që procesi të zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe në fund…

Lexo më Shumë

“Në fund të ditës, pres që të realizojmë fitore të bindshme e cila do të na japë mundësi që në rrethin e dytë zgjedhor, definitivisht ta marrim mbështetjen masive të qytetarëve, për rrugën që Maqedonia e Veriut e kalon në dy vitet e fundit, a ajo është më larg izolimit dhe më afër Evropës në të cilën realisht përkasim”. Kështu deklaroi kandidati presidencial i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, pasi e realizoi të drejtën e tij të votimit në lagjen Autokomandë, raporton Portalb.mk. Stevo Pendarovski Ai shtoi se pret që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të mirë, ashtu siç i ka hije një shteti…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore të Butelit, “Zhivko Brajkovski”. Pas votimit, Reka u shpreh i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë se RMV-ja është e përgatitur për nisjen e negociatave integruese me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk. “Faleminderit që jeni kaq në numër. I përshëndes të gjithë qytetarët dhe të gjithë votuesit. Sot është një ditë e madhe, dhe është një paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Shpresoj dhe jam i…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person në vendvotimin në fshatin e Kumanovës Tromegje i cili e kishte fotografuar fletën e votimit, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Kumanovë. Për këtë rast, siç shtojnë prej atje, është në përgatitje procesverbal. Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme prej ku informojnë se ngjarja kishte ndodhur në orën 16:49, kur personi me iniciale M.D. në vendvotimin 1080 në fshatin Tromegjë me celular e ka fotografuar fletën e votimit, pas çka ishte arrestuar në SPB Kumanovë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 17, jehona në Kumanovë është 30,82…

Lexo më Shumë

Nga Civil – qendra për liri thanë se 160 vëzhgues në terren kanë vërejtur incidente, por jo edhe të përmasave të mëdha. Siç deklaroi Xhabir Deralla, deri në ora 17:00 janë vërejtur 144 parregullsi, me çka vëzhguesit kanë ngritur raporte të posaçme. Kjo, sipas tij, tregon për mosgatishmërinë e administratës zgjedhore që ka çuar deri te shkelja e të drejtës dhe Kodit Zgjedhor. Më shumë qytetarë të komunës së Dibrës, ku po mbahen edhe zgjedhjet lokale kanë paraqitur një rast të ryshfet dhe trysni ndaj votuesve, para vendvotimit, por kur ka ardhur policia, në vend se ta arrestojnë atë që…

Lexo më Shumë