Author: Hamdi Kumanova

Vështirë do të realizohen planet dhe investimet e kompanive nëse vjen deri te një krizë e re politike. Mungesa e censusit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, e me këtë edhe moszgjidhja e presidentit të shtetit mund të rezultojë me jostabilitet politik. Biznesmenët shprehen se skenari i këtillë do të sjellë pasiguri në ekonomi. Sipas tyre, çdo zgjedhje do të thonë ngërç për biznesin. “Kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale, nëse nuk kemi census për president të shtetit atëherë do të kemi situatë të pavolitshme në raport me biznesin duke marrë parasysh se kemi ngërç të madh në mosfunksionimin…

Lexo më Shumë

Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetari i re, nënkryetaret, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë. Bashkimit Demokratik për Integrim po ndërton politika mbi parimin e konsensualitetit në parti dhe në shtet. Duke marrë këtë parasysh, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak. Si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së…

Lexo më Shumë

Stojançe Angellov, lider i shoqatës “Dostoinstvo” i ka përkujtuar ushtarët e URM-së të vrarë në luftimet e vitit 2001 në Vejcë të Tetovës, në një pritë të organizuar mirë nga UÇK-ja. Sipas tij, në këtë luftë humbën të gjithë, humbën të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e më shumë humbën ata që që i humbën më të afërmit e tyre. “Nga këtu, nga vendi kur më 2001 u vrabë bashkëluftëtarët tanë, shokët tanë, vëllezërit tanë të armëve, bëj thirrje që të mos përsëritet! Asnjëherë të mos përsëritet pasiguria dhe tmerri që e kaluam, ne mbrojtëlsit maqedonas”, shprehet Angellov. Në këtë ditë…

Lexo më Shumë

Dymbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga Vinica, Strumica, Prilepi e Shkupi mbetën në rrugë në Kapadoki të Turqisë, sepse hoteli nuk ishte i paguar. TV24 bën të ditur se turistët ishin nisur përmes agjencisë “Orfej”, por e kanë kuptuar se agjencia nuk e ka paguar hotelin, dhe pas një nate qëndrimi ata janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Turistët ishin nisur drejt Turqisë për festën e pashkëve dhe ngelën në qiell të hapur. Nga ana tjetër, Agjencia është arsyetuar se pagesa nuk është kryer për shkak të prishjes së sistemit nga goditja e vetëtimës afër ndërtesës ku janë zyrat. Inspektoriati shtetëror i…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetar shteti, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, kërkon nga qytetarët që të dalin të votojnë në rrethin e dytë zgjedhor. Kjo thirrje shkon për ata të cilët në rrethin e parë zgjedhor nuk dolën të votojnë. Ajo shprehet se në shtëpi ka mund të qëndrojë, por ka vendosur që të angazhohet, dhe se asnjëherë nuk do t’i zhgënjej qytetarët. “Në shtëpi munda të qëndroj edhe unë, por vendosa që të luftoj. Asnjëherë nuk do t’u zhgënjej, e keni fjalën time! Më 5 maj së bashku të mundohemi për të drejtën dhe drejtësinë dhe ta ndryshojmë Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Janë bllokuar sërish punimet për ndërtimin e deponisë Rusino të Gostivarit. Problem përbëjnë pronat private të banorëve të cilët pengojnë asfaltimin e disa rrugëve. Nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut thonë se punimet nuk mund të vazhdojnë për aq kohë sa Komuna e Gostivarit nuk bën shpronësimin e tokave. Kemi në disa lokacione që nuk janë të rregulluara çështjet pronësore juridike, por nuk i di tamam detajet, andaj thirrja mbledhje që ta sqarojmë. Por, atë e bën komuna, sepse rajoni nuk ka mjete dhe nuk ka mekanizma për shpronësim të tokës – tha Fatmir Saiti, drejtues i Qendrës…

Lexo më Shumë

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë vizitës së papës do të ketë rregulla të posaçme komunikacioni për lëvizje me automjete. Gjithashtu, do të ketë rregulla të posaçme të lëvizjes edhe për këmbësorët në qendër të Shkupit. Ky regjim do të vlej nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, e deri në qendër të kryeqytetit. Gjatë vizitës së Papa Françeskut, lëvizja në qendër të qytetit, e njohur si Mall ring, nuk do të ndalohet, por qytetarët do të jenë të vëmendshëm sepse do të ketë zonë të sigurisë së lartë. Kjo do…

Lexo më Shumë

Një qytetar i Shkupit është kidnapuar dhe është mbajtur peng në Shqipëri, e gjithë kjo për çështje të një borxhi prej 5000 euro. Tv Sitel bën të ditur se Dorotej Stojanov, afarist nga Shkupi, ishte nisur për në Ohër, por kishte përfunduar si peng në Shqipëri. E gjithë situata ka filluar më 19 prill. Afaristi ka udhëtuar me bashkëudhëtaren e tij është ndalur për të ngrënë darkë në Strugë. Dy të njohur të bashkëudhëtares u janë bashkangjitur, të cilët më pastaj e kanë kidnapuar. Sipas afaristit Stojanov, urdhërin për kidnapim e ka dhënë një person nga Radozhda, të cilit i…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret të arrihet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. “President i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është prof. Gordana Siljanovska- Davkova. Pres të ketë census më 5 maj”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në liturgjinë e Pashkëve në katedralen “Shën Kliment i Ohrit”. I pyetur nëse do të merr përgjegjësi nëse humb kandidati i tyre në zgjedhjet ai me përgjigje: “Kuptohet se çdo garë zgjedhore është moment kur duhet të shqyrtohen angazhimet dhe politikat. Por, ne me rrethin e parë treguam se VMRO-DPMNE është konsoliduar, se fort…

Lexo më Shumë

Zv. ministri për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim hapësinorë, Jani Makraduli ka paralajmëruar se ekologjia mund të shkaktoj probleme në anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Makraduli thotë se standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, të gjitha ministritë kanë gjithsej 22 milionë euro për projekte të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Mirëpo Makraduli shprehet se këto para nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur standardet e BE-së për pengimin e dëmeve nga emetimet në ajër, dhe se për këtë gjë nevojiten qindra miliona euro.

Lexo më Shumë

Dy rrahje grupore kanë ndodhur në Maqedoni, një në komunën e Pllasnicës dhe një tjetër në atë të Ohrit. Në Pllasnicë ka ndodhur një rrahje familjare, kur M.S dhe A.S, babë e birë, janë përleshur fizikisht me E.N dhe N.N, gjithashtu babë e birë. Policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit për të proceduar më tutje me procedurat e duhura ligjore. Rrahja tjetër ka ndodhur në Ohër, kur personat F.R dhe D.B janë përleshur fizikisht me personat B.M dhe S.D. Të përfshirët në rrahje janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore.

Lexo më Shumë