Author: Hamdi Kumanova

Projektligji miratohet: Kabineti planifikon të përshpejtojë blerjen e materialeve mbrojtëse. Qeveria gjermane vendosi që ushtria gjermane në të ardhmen të ketë mundësinë të sigurojë shumë më shpejt materiale mbrojtëse. Kabineti federal miratoi një projektligj për këtë qëllim. “Ne duam të përshpejtojmë prokurimin për ta bërë Gjermaninë më të sigurtë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai foli për një “ligj revolucionar” dhe një “hop kuantik”. Projektligji zgjeron një ligj të mëparshëm të vitit 2022. Prokurimi ishte përshpejtuar që në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Duke pasur parasysh objektivat e reja të NATO-s dhe planet për të zgjeruar ndjeshëm…

Lexo më Shumë

Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital. “Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie seksuale me shumë politikanë, duke shprehur se ata janë klientët më të rregullt dhe se kujdesen për mirëmbajtjen e saj. “Siç unë dua të ruaj privatësinë time, ata duan privatësinë e tyre. Por shkoj me shumë politikanë, paguajnë dyfishin e njerëzve normal, vetëm që të ruajnë privatësinë e tyre. Janë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar. Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit. Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca është paraparë të mbahet në orën 9:00. Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë. Ndërsa dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij të martën…

Lexo më Shumë

Britania e Madhe dhe India do të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten, gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi, e cila do të ulë tarifat për importet e produkteve nga tekstilet te uiski dhe makinat dhe do t’u japë kompanive qasje më të madhe në treg. Të dy vendet do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po nis luftëra tarifore me vendet e tjera, raporton KosovaPress. Marrëveshja midis ekonomisë së pestë dhe të gjashtë më të madhe në botë planifikon të rrisë tregtinë dypalëshe me 34.4 miliardë dollarë…

Lexo më Shumë

Një helikopter i marinës iraniane ka hasur në anijen luftarake amerikane, USS Fitzgerald, në Detin e Omanit. Ajo i ka dërguar sinjale paralajmëruese dhe në fund ka detyruar anijen amerikane të ndryshojë kurs drejt jugut. Sipas një njoftimi nga ushtria iraniane, anija luftarake amerikane iu afrua ujërave që janë nën mbikëqyrjen e Iranit, çka shkaktoi një reagim të shpejtë nga helikopteri i Regjionit të Tretë Detar të marinës iraniane (NEDAJA). Helikopteri qëndroi mbi shkatërruesin dhe përmes radios dërgoi një mesazh të qartë që të largohej nga ujërat nën kontrollin iranian. Gjatë kësaj situate tensionuese, ekuipazhi i USS Fitzgerald kërcënoi…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese çeke ka lëshuar një vendim duke urdhëruar policinë të rihapë një çështje 17-vjeçare, në të cilën prifti Antonín D. dyshohej se kishte abuzuar seksualisht një studente që atëherë ishte nën moshë. Gjykata gjeti lëshime serioze në hetimin fillestar, i cili u pezullua në vitin 2008, të cilat, siç pretendojnë ata, shkelën të drejtat e viktimës, shkruan portali lokal Novinky.cz, transmeton KosovaPress. Rasti ndodhi në vitet 2008 dhe 2009. Ndërsa studionte në Fakultetin e Teologjisë në Pragë, gruaja takoi një prift i cili ishte edhe mentori i saj për tezën e saj të diplomimit. Ajo i rrëfeu atij…

Lexo më Shumë

Prokurorët federalë kanë ngritur padi ndaj 55-vjeçarit Michael Gann nga Long Island, Nju Jork, për prodhimin e shtatë bombave në shtëpi. Ai pretendon se inteligjenca artificiale e ndihmoi gjatë gjithë procesit dhe e përshkroi krijimin si më të lehtë sesa blerja e barutit, raporton NBC, përcjell KosovaPress. Sipas zyrtarëve, Gann transportoi bombat në Nju Jork dhe ruajti pesë prej tyre, së bashku me katër gëzhoja pushke, në çatinë e një ndërtese në lagjen luksoze Soho të Manhattanit. Plani i tij ishte të kombinonte municionin me një ose më shumë pajisje shpërthyese të improvizuara. Dyshimi u nxit më tej…

Lexo më Shumë

Më 22.07.2025, në orën 19:50, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.N. (57) nga Republika e Turqisë, pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:15, në një hostel në zonën e Qendrës në Shkup, ai ishte vetëkënaqur para dy vajzave 24-vjeçare nga Turqia, i kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmonte me një mjet të mprehtë. Tek ai është gjetur mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Departamenti për Punë të Brendshme i Strugës ngriti kallëzim penal kundër N.C. (42) nga Struga për shkak të ekzistimit dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Më 20.04.2025, në arën e tij pranë rrugës rajonale Strugë-Kalishtë, ai i vuri flakën mbeturinave, pas së cilës zjarri u përhap në një hambar dhe bimësi të ulët. Zjarri u shua nga një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Strugës. “Gjithashtu, është ngritur kallëzim penal kundër F.S. (59) nga fshati Livadhi i Strugës për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim…

Lexo më Shumë

Një familje nga Maqedonia është në qendër të një skandali korrupsioni në Berlin, Gjermani, ku dje është kryer një bastisje nga prokuroria si pjesë e një hetimi për marrjen e shtetësisë gjermane përmes korrupsionit. Prokuroria publike po heton Zyrën Shtetërore për Emigracion në Berlin për lëshimin e një certifikate të rreme për natyralizim, raportojnë mediat gjermane. Një i punësuar në Zyrën e Natyralizimit, 38-vjeçar, dyshohet se ka natyralizuar një familje nga Maqedonia duke shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet – madje edhe se ka kërkuar dhe pranuar para për këtë qëllim. Si një nga arsyet e mundshme të skandalit po…

Lexo më Shumë

Më 22.07.2025, në orën 14:15, në SPB Shkup është raportuar se në parkun përballë ndërtesës së ish-gazetës “Nova Makedonija” është gjetur i vdekur S.K. (50) nga Shkupi. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi, njofton MPB.

Lexo më Shumë