Author: Hamdi Kumanova

Problemi me qentë endacak dhe sulmet ndaj kalimtarëve vazhdon të mbetet i pazgjidhur në Shkup. Vetëm këtë muaj janë denoncuar disa raste kur kalimtarë të rastit kanë përfunduar në spital pas kafshimit nga ana e qenve endacak. Gjatë vitit të kaluar, qindra qytetarë të Shkupit kanë kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga qentë endacakë, duke e kthyer këtë problem në një sfidë serioze për institucionet lokale. Për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, Orce Gjorgjievski, kryetari i Qytetit të Shkupit, paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme do të rriten kapacitetet në Ndërmarrjes Publike “Lajka” dhe se do…

Lexo më Shumë

Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerëojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kuhsteve në burgje, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shskencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup. “Burgjet tona ende…

Lexo më Shumë

Një punëtor ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup, pasi mbi të ka rënë një konstrukt metali. Policia njofton se bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Velesi. “Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua…

Lexo më Shumë

Raporti i Vajc është një konfirmim tjetër se Qeveria e shtyn vendin drejt izolimit, thonë nga LSDM-ja, një ditë pas publikimit të detajeve nga raporti i referuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc. Në raportin që do të prezantohet para Komitetit për Punë të Jashtme, Vajc thekson se procesi i anëtarësimit të vendit në BE aktualisht është i bllokuar, ndërsa përparimi në fushat kyçe si sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbetet i pamjaftueshëm. “Mesazhi nga Brukseli është i qartë, zgjerimi mund të përshpejtohet, por vetëm nëse ka reforma të vërteta dhe sundim të…

Lexo më Shumë

Një familje katëranëtarëshe në shkurt ka pasur nevojë për 969 denarë më shumë krahasuar me muajin e kaluar vetëm për të mbuluar nevojat bazë. Shporta minimale sindikale është rritur për gati 1 mijë denarë dhe tani arrin në 67.382 denarë. Nëse familja jeton në banesë me qira, shpenzimet totale mujore arrijnë në 82 mijë e 757 denarë. Vetëm për ushqim dhe produkte bazë ushqimore, një familje katëranëtarëshe ka pasur nevojë për mbi 25.000 denarë, që është më shumë se një pagë minimale. Shporta minimale sindikale shënon rritje pothuajse në të gjitha kategoritë që janë të domosdoshme për mbijetesë bazë.…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka deklaruar se VLEN e mbështet publikisht Rezolutën e dorëzuar në Kuvend për krerët e UÇK-së, duke theksuar se Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte “luftë e drejtë dhe e pastër”, e zhvilluar për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Sipas tij, në këtë çështje shqiptarët duhet të jenë unikë, pa dallime partie, feje apo bindjesh politike. Ai theksoi se prania e deputetëve të VLEN-it në seancën e Komisionit ku u diskutua kjo pikë e rendit të ditës dëshmon qartë përkrahjen e tyre, ndërsa “vota është ajo që numërohet në Kuvend”. Qoku ka…

Lexo më Shumë

Që nga marrja e mandatit si kryetar i Shkupit e deri në 100 ditëshin e parë kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjoergjiesvski tha se është përqendruar në rimëkëmbje të plotë të gjendjes së trashëguar në Qytetin e Shkupit. Sipas Gjorgjiesvskit, Qytetin e Shkupit e kanë gjetur para kolapsit financiar, me arkë të zbrazët, llogari të bllokuara, punëtor që kanë marrë paga e nuk kanë shkuar në punë, ndërmarrje publike me paga të papaguara, sistem pa disiplinë dhe një borxh prej gati 300 milionë euro. “Trashëguam ndërmarrje publike me llogari të bllokuara, punonjës pa paga, njerëz që me vite…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore e paguar neto nga një punonjës në dhjetor të vitit 2025 ishte 46.889 denarë dhe është 7,6 për qind më e lartë se në dhjetor të vitit 2024, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje është kryesisht, para së gjithash, e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar nga një punonjës në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 13,4 për qind, Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 10,9 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsimi për 9,7 për qind. Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për…

Lexo më Shumë

Studentët të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip krahas maqedonishtes kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihailis Rokas, të cilit ia kanë shprehur shqetësimin e tyre, raporton Portalb.mk. Nismëtari i iniciativës, Mevlan Ademi tha se ngritën shqetësimin tonë për diskriminimin gjuhësor dhe pengesat për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. “Theksuam qartë se çdo praktikë që kufizon të drejtën për arsim dhe profesion në gjuhën amtare bie ndesh me parimet themelore të barazisë, mosdiskriminimit dhe sundimit të ligjit”, tha Ademi. Euroambasadori Mihailis Rokas është i njoftuar me këtë çështje, pasi ditë më…

Lexo më Shumë

Doktor Andon Çibishev nga Klinika e Toksikologjisë, i cili është edhe ish-drejtor i kësaj Klinike, në vitin 2021, pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në një paraqitje televizive tha se në vend të spitaleve modulare, mundësi më e mirë për kudjes të pacientëve me Kovid ishin departamentet e sëmundjeve infektive dhe të mjekësisë interne. “Kemi një grumbull institucionesh shëndetësore jofunksionale ose të rrënuara, të lëna në dorë të kohës, të cilat, me pak para dhe pak organizim, mund të përshtateshin dhe të përdoreshin në kontekstin e situatës në të cilën ndodhemi. Këto janë institucione të ndërtuara sipas të gjitha…

Lexo më Shumë

Me precizimin e aktakuzës sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, mbaroi faza e nxjerrjes se provave në rastin gjyqësor “Besa Trans”, i cili në dhjetor të vitit 2024 u kthye në rigjykim. Precizimi sqaron rrethanat e kalimit të autobusit në pikat kufitare, por nuk ndryshon thelbin për të cilën akuzohet pronari Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik, respektivisht se autobusi ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar. Prokurori i çështjes, Zoran Zdravev lexoi akuzën e precizuar, ndërsa më pas u anulua seanca pasi mbrojtja e Haxhiut kishte të caktuar seancë në lëndë tjetër. Ndërkohë gjykatësi Ivica Stefanovski fillimisht…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler, përcjell TV21. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të…

Lexo më Shumë