Në zgjedhjet e teta lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor 2025, të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Po ashtu, në procesin e votimit do të marrin pjesë 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim, por qytetarët që jetojnë ose punojnë përkohësisht jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e votës nëse kthehen në Maqedoni gjatë…
Author: Hamdi Kumanova
Pasiguria rreth vendit të Endrick te Real Madrid po nxit spekulimet rreth të ardhmes së tij – por çdo largim do të vijë me kërkesa të konsiderueshme. Gjatë dy javëve të fundit, diskutimet rreth destinacionit të tij të mundshëm të ardhshëm janë intensifikuar – dhe deri diku, ka të vërteta në sugjerimet se ai mund të largohet. Endrick mbërriti në verën e vitit 2024, por nuk arriti të lërë ndonjë gjurmë të madhe. Situata e tij nuk është përmirësuar nën drejtimin e Xabi Alonsos, pasi lojtari ende nuk është paraqitur këtë sezon. Real Madridi përballet me Getafen këtë fundjavë, dhe…
Një banor i fshatit Vataçë në Kavadar u arrestua herët në mëngjes për shkatërrim të postarëve të një partie politike në zonën e Kavadarit, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme në Veles. “Sot në orën 2:45, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan A. Gj., 33 vjeç, nga fshati Vataçë, pasi së bashku me persona të tjerë kishte shkatërruar posterët e një partie politike në Kavadar dhe rrethinë. A. Gj. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm”, sqaron Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.
Më datë 17.10.2025, në orën 23:40, në fshatin Tearcë, punonjës policie nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin I.J. (20) nga f. Tearcë. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dështoi të siguronte raketat Tomahawk për sulmet ndaj Rusisë nga një takim me Donald Trump, me presidentin amerikan që më vonë u bëri thirrje të dyja palëve të ndërpresin luftimet dhe të pranojnë linjat aktuale të betejës. Zelensky kishte udhëtuar për në Uashington me shpresën për të marrë raketat lundruese me rreze të gjatë veprimi, të cilat ai beson se mund t’i japin një goditje vendimtare ekonomisë së luftës së Kremlinit duke mundësuar sulme të synuara ndaj objekteve të naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë. Megjithatë, gjatë fjalës hapëse në një drekë në Shtëpinë e Bardhë,…
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimi për fondet IPARD në Shqipëri ka zbuluar shkelje serioze dhe parregullsi në zbatimin e programit. Drejtoresha në detyrë e OLAF, Salla Saastamoinen, deklaroi se janë konstatuar probleme që prekin fonde në vlerën e 33 milionë eurove, ndërsa Komisioni Evropian ka vendosur të ngrijë përkohësisht 112 milionë euro financime për Shqipërinë, deri në ndërmarrjen e masave konkrete dhe reformave të besueshme nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për “Monitor”, Saastamoinen theksoi se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka pasur sfida, veçanërisht në fillim, për shkak të paqartësive për kompetencat e OLAF dhe mungesës…
Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri. Indeksonline mëson se hajnat kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagje dhe më pas kanë hyrë në veprim, duke thyer dhe grabitur tri shtëpi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00. Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.
Gianluca Mancini, një nga liderët më karizmatikë të Romës, ka folur hapur për sfidat, ambiciet dhe rrugëtimin e tij personal dhe profesional Nga goli i parë me kombëtaren, tek lufta për titull në Serie A, nga dhimbjet në finalet europiane, deri tek lidhja e tij e thellë me qytetin e Romës. Ja intervista e plotë, me të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në shqip. Goli juaj i parë me kombëtaren kundër Izraelit. Çfarë emocioni ishte? Shumë i bukur. Sa herë këndoj himnin me shokët e skuadrës, më kujtohen verërat kur e këndoja në bar me miqtë, duke parë Italinë. Kur shënova,…
Këtë të shtunë ka ndërruar jetë 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve, në aksidenti që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë. Sipas raportimeve, i riu kishte kaluar një muaj e gjysmë trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por, pas daljes nga spitali, kishte pësuar zhvillim të infeksioneve në plagët e marra, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë Policia…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga data më 26 tetor, në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e…
Hetimi kundër tridhjetë policëve të përfshirë në rastin e udhëhequr nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me zjarrin në klubin “Puls” në Koçan është ende në vazhdim kurse për Alsat nuk saktësojnë se kur mund të pritet të ngrihet aktakuza. Megjithatë nga Prokuroria thonë se punojnë në përputhje me afatet ligjore “Në hetimin që Prokuroria Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po e zhvillon kundër policëve në lidhje me ngjarjen në Koçan, provat e mbledhura në lidhje me ngjarjen në fjalë po përpunohen dhe analizohen në mënyrë aktive. Në fund të…
Më datë 16.10.2025 në orën 11:40 të paradites në SPV të Kumanovës, A.K. (32) dhe I.S. (33), të dy nga Kumanova, kanë raportuar se në lagjen Sredorek në Kumanovë, ndërsa po shpërndanin material zgjedhor për një parti, personag S.S. dhe R.Sh. nga një parti tjetër politike janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kanë bërë kërcënime. Siç transmeton portali Lideri.mk, më pas R.Sh. i ka sulmuar edhe fizikisht. “Po merren masa për sqarimin e rastit dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, deklaruan nga policia e Kumanovës për Lideri.mk.

