Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo ​​parti. Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 30 komuna. “Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë”, tha Mickoski. “Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë”, tha Mickoski. Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it. Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës. Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë: Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin. Komuna e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 147-të hodhi poshtë shtatë ankesa të paraqitura nga qytetarët në lidhje me të drejtat personale të votimit, ku pranoi tre prej tyre. Janë hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Radica Radeskës nga Manastiri, Zilqafete Memedi nga Zhelina, Ixhal Kamberit nga Zhelina, Gordana Radeskës nga Manastiri, Jeton Dalipit nga Struga, Vesna Trajkovës nga Kërçova dhe Oliver Trajanovskit nga Kumanova. Janë pranuar ankesat e Bozhidar Altiparmakovit nga Manastiri, Adis Tahirit nga Gostivari dhe Edina Tahirit poashtu nga Gostivari. Të tre do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa nesër,…

Lexo më Shumë

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i arit është rritur me mbi 100%, pra në vitin 2024, qytetarët për një gram paguanin rreth 70 euro, ndërsa këtë vit mbi 140 dollarë. Sipas ekspertit ekonomik Gadaf Rexhepi, arsyet kryesore të rritjes së çmimit të arit janë pasiguria politike dhe ekonomike në shkallë globale, si dhe tensionet gjeopolitike që krijojnë frikë nga rritja e pakontrolluar e borxhit publik. Rexhepi thotë se në të njëjtën kohë, bankat qendrore kanë rritur kërkesën e tyre për ar. …

Lexo më Shumë

Ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini, mund të marrë drejtimin e Manchester United nëse Ruben Amorim largohet nga posti i tij, njofton gazeta San. Eksperti 60-vjeçar i futbollit dhe bashkëpronari i klubit, Xhim Ratklif, jetojnë në jug të Francës dhe kohët e fundit janë parë shpesh në evente shoqërore. Mançini ka përvojë në Angli, ku ka trajnuar Manchester Sitin nga viti 2009 deri në 2013. Nën drejtimin e tij, ekipi fitoi titullin e Premier Ligës në vitin 2012. Pozicioni i tij i fundit si trajner ka qenë te përfaqësuesja e Arabisë Saudite, të cilën e la…

Lexo më Shumë

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare Ylli portugez i Al-Nassr është shpallur futbollisti më i paguar në botë për vitin 2025, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Forbes, duke lënë pas rivalin e përjetshëm Lionel Messi dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit modern. Ronaldo kryeson bindshëm me 280 milionë dollarë fitime vjetore (rreth 239 milionë euro), duke e tejkaluar Messin me më shumë se dyfishin e të ardhurave. Argjentinasi i Inter Miami mban vendin e dytë me 130 milionë dollarë (111 milionë euro). Top 10 futbollistët më të paguar në…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së “E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Transformimit Digjital përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për miratimin e lirimit të dytë të fondeve për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në një shumë totale prej 16 milionë eurosh, transmeton Portalb.mk. Si[ thuhet në kumtesë, Komisioni Evropian, në kuadër të vlerësimit të vet teknik, konstatoi se katër reforma janë realizuar me sukses, prej të cilave tri janë në fushën e transformimit digjital, edhe atë: Miratimi i Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili është plotësisht i harmonizuar me direktivën evropiane për sigurinë kibernetike (NIS2); Miratimi i…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se është përzgjedhur kontraktuesi për projektin e rindërtimit të Sallës Universale në Shkup, sipas modelit “Çelës në dorë”. Pas nënshkrimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve për fillimin e punimeve, do të nisin zyrtarisht aktivitetet ndërtimore. “Afati i parashikuar për realizimin e projektit është deri në dhjetor 2027. Objekti do të jetë i përfunduar, i rregulluar dhe gati për përdorim për koncerte, evente dhe aktivitete kulturore”, thonë mes tjerash nga Ministria. Sipas Ministrisë së Kulturës, projekti synon të ruajë memorien historike të objektit dhe t’i japë një karakter modern dhe shumëfunksional.…

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Shkupit ka kryer bastisje në një banesë në rajonin e Gazi Babës, ku është gjetur marihuanë, para dhe një peshore digjitale. Gjatë aksionit është arrestuar S.G. (32), ndërsa po kërkohet vëllai i tij D.G. (33). Pas hetimeve, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë për procedurë të mëtejshme. “Më 17 tetor 2025, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas urdhrit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në banesën e D.G. (33) në rajonin e Gazi Babës. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur vëllai i tij, S.G.…

Lexo më Shumë

99 persona të paraqitur si të sëmurë apo të pa aftë si dhe 62 të burgosur që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, sot kanë mundësinë për të realizuar të drejtën e tyre të votimit një ditë para ditës së votimit siç e parasheh Ligji. Materialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas rregullores pa asnjë pengesë, thotë Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës. Dauti po ashtu ka shtuar se, në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të…

Lexo më Shumë

TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në Shkup dhe Ohër, do të ofrojnë këtë dimër 10 destinacione të reja, duke nisur nga fundi i tetorit 2025 dhe deri në mars të vitit 2026, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia. “Gjatë dimrit dy aeroportet do të jenë të lidhura me destinacione të reja si Bari, Stokholm, Bazel, Madrid, Larnaka, Pragë, Keln, Budapest, Neapoli, Milano dhe Zhenevë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për udhëtim dhe lehtësi për pasagjerët”, tha mes tjerash Kurt. TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në…

Lexo më Shumë