Author: Hamdi Kumanova

oalicioni Vlen reagoi pas dështimit të procesit të regjistrimit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, duke e cilësuar këtë si “përgjigjen më të saktë ndaj akrobacioneve politike” që, sipas tyre, janë bërë për muaj të tërë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale Reagimi i plotë: Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale. Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai tha se Hoxha nuk gjeti forcë të përgëzonte për suksesin e tij, ndoshta për shkak të humbjes së thellë që pësoi. “Kërkoj që ai të reflektojë, sepse ende dëshiron të bëhet politikan. Unë e pres atë si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme në Butel, nëse partia nuk shpërbëhet,” tha Kostovski. Ai gjithashtu përmendi nevojën për zhvillim në komunë, duke propozuar hapjen e projekteve historike si ujësjellësi për lagjen Luboten, i cili ka munguar për…

Lexo më Shumë

Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga E Majta do të garojnë kokë më kokë në raundin e dytë për kryetar të Qytetit të Shkupit, pasi në raundin e parë, Gjorgjievski ndonëse mori mbi 91600 vota, nuk arriti të tejkalojë 50% e votave për të siguruar fitoren, shkruan Alsat. “Rezultati është i qartë dhe i pa dyshimtë. Shkupi votoi për punë, Shkupi votoi për vizion, për projekte konkrete dhe për punë të përgjegjshme. Shkupi zgjodhi të ardhme. Kjo fitore dhe avantazh në rrethin e parë nuk është fitore e imja personale”, tha Orce Gjorgjievski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev i ka bërë thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë e Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat ai i quan të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportoi “BGNES”. Radev thotë se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamás Suljok. “Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie gjithnjë e më miqësore me Maqedoninë, që të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për…

Lexo më Shumë

Megjithatë, ka shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces. Për ta arritur këtë, është e nevojshme të bëhet puna brenda vendit, pra të zbatohen reforma kyçe që do të sjellin rezultate konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve. – Në shikim të parë, ky numër mund të duket pesimist, pra shumë i gjatë, por ekzistojnë shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces. Ky është mesazhi në të cilin duhet të përqendrohemi si shoqëri. Si pjesë e hulumtimit, janë përgatitur disa skenarë që tregojnë se si do të ndryshonte kjo periudhë në rast të anëtarësimit të plotë në…

Lexo më Shumë

Vazhdon rënia e mbështetjes së qytetarëve për LSDM-në. Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021 kur LSDM në rreth të parë pati fituar në nëntë komuna, e më pas në rreth të dytë në 16 komuna, tani kjo parti në rrethin e parë fitoi vetëm në tre komuna, në disa të tjera ka shkuar në balotazh. LSDM fitoi në Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanc. Në krahasim me komunat që udhëhiqte deri tani, LSDM humbi Berovën, Dellçevën, Staro Nagoriçanin dhe Çashkën. Ndërkohë në komunat Vallandovë, Demir Kapi, Dojran e Probishtip ku garon në raundin e dytë, është në disavantazh.…

Lexo më Shumë

Vetëm një grua u zgjodh kryetare e komunës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, përcjell TV21. Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapij dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Maqedonska Kamenicë. Në këto zgjedhje konkuruan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që përbën 10,35% të numrit total. Numri më i madh i grave kandidate, tre, ishte në Prilep, ndërsa në Manastir,…

Lexo më Shumë

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi. “Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, tha ai. Sheholli pas hospitalizimit në spitalin e Gjilanit, më 13 tetor ishte transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Gjilanit në QKUK, të cilën për portalin rtv21.tv e kishte konfirmuar avokati i tij, Mentor Neziri. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit…

Lexo më Shumë

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë. Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët. Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Nga…

Lexo më Shumë

Qeveria spanjolle njoftoi se do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen e përhershme të ndërrimit të orës dhe kalimit në kohën dimërore, e cila duhet të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke e quajtur këtë “praktikë të vjetruar”, raportojnë mediat spanjolle. Siç raportohet, kjo ndryshim më nuk kontribuon në kursimin e energjisë, ndërsa njëkohësisht shkakton efekte negative për shëndetin, raportoi televizion RTVE. Në një postim video në platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi se “ndërrimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, prandaj Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike. – Në të gjitha anketat…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale sot kanë reaguar nga partia opozitare LSDM. Nga atje thonë se partia në pushtet VMRO-DPMNE ka humbur 135.000 vota, krahasura me zgjedhjet e fundit parlamentare. “Pas numërimit të 99% të votave, konfirmohet ajo që thoshte LSDM, dhe se kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM do të humbasë një numër të madh votash në këto zgjedhje. Analizat krahasuese me rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar tregojnë se VMRO-DPMNE dhe ZNAM kanë humbur secila pothuajse një të tretën e votave. Rënia e VMRO-DPMNE është një shifër fantastike prej 135,000 ose…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Tetova janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit 2025, rreth orës 22:30, në shehsin e Tetovës. Personat janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresë përkatëse, transmeton Portalb.mk. “Më datë 19.10.2025 në orën 22:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.E.(21) dhe A.E.(46) nga Tetova pasi që kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në…

Lexo më Shumë