Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete më 20 shkurt në një zonë rurale mes komunave Bra dhe Montà, në provincën e Asti, Itali, transmeton albinfo.ch. Trupi i pajetë u zbulua pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën e hapur. Sipas mediave lokale, një drejtues mjeti kalimtar ka vërejtur situatën dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e rendit për të nisur hetimet. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa identiteti i të riut nuk është publikuar…
Author: Hamdi Kumanova
Ndonëse tha se koalicioni ASH-AKI ishte vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Valbon Limani tha se ka tendencë nga të dyja palët që ky koalicion të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare kurdo që mbahen ato. “Nëse shkon gjithçka siç duhet, besoj se edhe në zgjedhjet parlamentare do të dalim si koalicion”, deklaroi Limani. Në lidhje me Aleancën për Shqiptarët dhe largimet e fundit nga krahu i Taravarit, ai tha se më shumë janë reflektime personale, se sa largime. “Nuk do t’i quaja largime, më tepër i quaj reflektime personale”, kështu tha për largimet e fundit nga…
Shteti gjatë muajit të ardhshëm duhet të paguajë pjesën e parë të tatimit të solidaritetit, të cilat kompanitë e kanë paguar në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. Nga Ministria e Financave deklaruan për MIA-n se ka filluar procesi për rimbursimin e fondeve të paguara në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. “Është miratuar një Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për rimbursimin e taksës së paguar tepër ose të mbledhur gabimisht dhe është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare. Kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë për…
Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit. “Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta…
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, duke theksuar se vendimi për arrest shtëpiak ndaj Artan Grubit është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë, i të njëjtit institucion me vetëm 2% besim, të cilin socialdemokratët e mbrojtën me çdo kusht që të mos reformohej. Sipas VMRO-DPMNE-së, udhëheqësia e LSDM-së po tregon një jokonsistencë totale, duke pretenduar në mëngjes se BDI punon për VMRO-në, ndërsa pasdite të kundërtën, gjë që sipas tyre dëshmon panikun e vërtetë që ka kapluar opozitën. Nga VMRO-DPMNE hedhin akuza se frika e vërtetë e krerëve të LSDM-së qëndron në faktin se ish-zyrtari i lartë i…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është deklaruar përmes rrjetit social Facebook. “E vërteta është si thumbi, do të shpojë këtu, do të shpojë atje, majtas-djathtas, para-prapa dhe op, do të dalë në sipërfaqe”, ka shkruar ai. Pas ish-prokurores së PSP-së, Lejla Kadriu, e cila u zëvendësua dhe më pas u shkarkua sepse refuzoi të zbatonte urdhrat e LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, të dhëna për PSP-në për të cilën ajo tha se ngjante me një shtab partiak të LSDM-së, në publik ka folur edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Risto Katavenovski. Ai konfirmoi hapur se gjyqtarja e…
Një shtetas turk është arrestuar në Maqedoni pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë me një veturë me targa të Kosovës, përcjell TV21. Sipas MPB-së, në veturën e tij janë kapur emigrantë nga Egjipti dhe Algjeria. “Më 23.02.2026 rreth orës 21:30, në një stacion karburanti në autostradën Shkup–Kumanovë, punonjësit e policisë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, pasi me një makinë “Skoda” me targa të Kosovës po transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria. Më parë, në pikën e pagesës Rramanli, ai nuk ndaloi pas urdhrit të policisë, por pas marrjes së…
LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë – Veles, 2,5 kilometra pas BP “Detoil”, trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 – 25 metrash. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut.
Prof. Dr. Ramiz Abdyli nuk ishte vetëm një emër i madh i historiografisë shqiptare, por ishte njeri i dijes, që me përkushtim dhe punë të palodhshme, la gjurmë të pashlyeshme në arsim, shkencë dhe në jetën kombëtare. “Nga bankat e shkollës në Llojan të Kumanovës, e deri në auditorët universitarë, ai mbeti gjithmonë shembull i dijes, urtësisë dhe përkushtimit ndaj kombit. Llojanit dhe popullit shqiptarë sot i mungon një figurë e madhe, por trashëgimia e tij do të jetojë përherë në librat, studimet dhe në kujtesën e brezave që ai edukoi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve.…
Mëngjesin e sotëm sërish janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovë. Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, kanë lëshuar hapësirat e shkollave. Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë të denoncime të rrejshme./TV21
Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt. Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe. Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i…
” Si Ministri po përgatisim një dokument që do të quhet Strategjia për prodhimin e orizit, sepse për ne si shtet është e rëndësishme ta ruajmë këtë kulturë strategjike, për shkak të rajonit dhe për shkak të cilësisë së këtij brendi të njohur”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një paraqitjeje në TV Star. Ministri rikujtoi se orizi tashmë është shpallur kulturë bujqësore strategjike. “Një segment që duhet të rregullohet më tej është mënyra dhe kushtet në të cilat do të realizohet blerja e orizit të papërpunuar. Në muajt e fundit janë…

