Author: Hamdi Kumanova

Më 15.10.2025 në orën 12:10 në Departamentin Policor Tearcë, H.Z. (40) nga f. Odër e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 00:30 para shtëpisë së saj në fshat, një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ai ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime me çrast i ka drejtuar kërcënime ndaj bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

 Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane, me theks të veçantë në programin Horizon Europe, si një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të komunës. Mexhiti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për financa dhe buxhet, Bujamin Bela, tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore. “Ne si prioritet e kemi…

Lexo më Shumë

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Aleanca Kombëtare për Integrim ka paralajmëruar anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për kryetarin Ali Ahmeti ditën e premte, me qëllim që ai të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së. Duke e cilësuar këtë si një “akt solidariteti kombëtar dhe kujtesë për sakrificën që solli lirinë”, Arbër Ademi nga AKI tha se partia po e mbyll një fushatë të gjatë e të ngarkuar, por “me dinjitet, qetësi dhe ofertë konkrete për qytetarët”, duke u distancuar nga, siç tha ai, “fushatat e zeza dhe manipulimet e…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton (15.10.2025), midis orës 12:00 dhe 18:30, oficerë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe inspektorë nga Departamenti për krimin ndërkufitar, migracionin, të huajt dhe riatdhesim – Tetovë, kryen kontroll aksioni në fshatin Stençe, Komuna e Bërvenicës, ku një person juridik në pronësi të E.Z.M. nga Tetova po kryente aktivitete ndërtimi. Në të njëjtën kohë, 39 punëtorë nga Shqipëria të moshës 20 deri në 65 vjeç u gjetën në vendngjarje duke kryer detyra pune. “Ata u ndaluan sepse u zbulua se nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. “Konfirmojmë pranimin e kërkesës nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë shkurtimisht Gjykata Kushtetuese. Deputetët e Listës Serbe, i janë drejtuar sot përsëri Gjykatës Kushtetuese, me një ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese. “Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare më 10 tetor në Gjermani, në qytetin e Siegenit. Atje një burrë nga Kosova dyshohet se ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten. Informacionet fillestare Klankosova.tv i ka siguruar përmes lexuesve të vet, e më pas është interesuar dhe ka dërguar pyetje në Policinë e Siegenit. Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar rastin përmes një përgjigje për Klankosova.tv. Policia zbuloi detaje rrëqethëse për ngjarjen. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 tetor, një operacion policor u zhvillua në një…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lençe Ristoska ka reaguar ndaj deklaratës partiake të VMRO-DPMNE-së, të cilën, siç thotë ajo, e përjeton si presion dhe frikësim. “Deklarata e publikuar më 14.10.2025 në faqen zyrtare të partisë politike VMRO-DPMNE me titull ‘Ristoska – simbol i trishtuar i padrejtësisë me bonuse shtetërore dhe kartë zyrtare në shërbim të Zaevit dhe Grubit’ e përjetoj si presion dhe frikësim nga persona ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë penale”, tha prokurorja. Ajo shpjegon se po merret me dy raste ku është e përfshirë partia VMRO-DPMNE. “Si prokurore, unë po veproj në dy raste që kanë të bëjnë me…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se më (15.10.2025) në orën 19:30 në Shkup, në zonën e komunës Aerodrom, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (18) nga Shkupi. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokaleve të tjera, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një shiringë e mbushur me lëng. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Prodhuesi belg i autobusëve “Van Hool”, i cili prodhon kryesisht për tregun amerikan, ka njoftuar rreth 500 punonjësit e fabrikës në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore (TIRZ) – Shkup 2 se për shkak të pasigurisë në treg do të punojnë me kontrata që do të rinovohen çdo muaj. Punonjës të kompanisë kanë bërë të ditur për portalin “Faktor” se më parë kontratat e tyre kishin afat gjashtëmujor, më pas tre mujor, ndërsa që nga fundi i tetorit janë reduktuar në vetëm një muaj. Nga kompania VDL Van Hool Macedonia e kanë konfirmuar informacionin, duke sqaruar se masa është e…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, ka komentuar përgjimet e fundit të publikuara nga El Cheka, ku pretendohet se bëhet fjalë për biseda të kryetarit aktual të komunës, Fatmir Dehari. Limani tha se nuk dëshiron të shfrytëzojë raste të tilla për përfitime politike, duke theksuar se Prokuroria duhet të merret me këtë çështje. Ai nënvizoi se fokusi i tij mbetet tek platforma dhe oferta e tij për qytetarët e Kërçovës. “Jam kategori njeriu që nuk shfrytëzoj raste të tilla. Këto çështje duhet t’ia lëmë Prokurorisë. Me keqardhje e përshkoj këtë situatë, sepse…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Sllovakisë në Bullgari, Vasil Hryvna, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me deklaratat zyrtare të bëra nga presidenti, Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut dhe, siç thonë ata, vlerësimet e papranueshme të bëra në lidhje me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme bullgare. Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Evropiane, Jordan Prvanov, shprehu habinë e thellë të palës bullgare për qëndrimet e shprehura nga presidenti Pellegrini, të cilat në praktikë sfidojnë vlefshmërinë e Konsensusit Evropian të…

Lexo më Shumë

Reagim nga Fatmir Dehari: Të dashur qytetarë, Në ditët e fundit, po përballem me një fushatë të ulët shantazhi dhe manipulimi, e cila synon të dëmtojë personalisht dhe politikisht figurën time. Në këtë fushatë përdoren materiale të montuara, të fabrikuara dhe plotësisht të pavërteta, që cenojnë jetën time private dhe përpiqen të prishin marrëdhëniet me njerëzit e mi të afërt dhe me qytetarët që më njohin prej vitesh. Nuk është rastësi që gjithë kjo ndodh pikërisht tani, në prag të një procesi të rëndësishëm politik. Ky inskenim ka një qëllim të qartë , të demoralizojë mbështetësit tanë dhe…

Lexo më Shumë