Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e re e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë (LDP), Sanae Takaichi, ka nisur bisedime me Partinë e Inovacionit të Japonisë (JIP) për një koalicion të mundshëm, pas largimit të partnerit të vjetër qeverisës, Komeito. Bisedimet pritet të nisin të enjten, ndërsa Takaichi kërkon të sigurojë shumicën parlamentare për votimin e javës së ardhshme, ku synon të bëhet kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë. Largimi i Komeito-s javën e kaluar i zbehu shanset e LDP-së për të qeverisur e vetme, duke detyruar Takaichi të kërkojë aleanca të reja. Zyrtarë të JIP janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim nëse…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se ka autorizuar CIA-n për të zhvilluar operacione sekrete brenda territorit të Venezuelës, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit e këtij vendi në Amerikën Latine, raporton BBC. Në javët e fundit, forcat amerikane kanë ndërmarrë të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, duke lënë të vrarë 27 persona. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se SHBA po “shikon edhe nga toka” për të ndërmarrë goditje të tjera kundër karteleve të drogës në rajon. Presidenti Nicolas Maduro, legjitimiteti i të…

Lexo më Shumë

Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditësh parashikohet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024. Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar…

Lexo më Shumë

Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët. Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme. “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot u pyet nga mediat gjatë një konference për shtyp dhe shkurtimisht i komentoi fotografitë e publikuara të ish-kryetarit të partisë, Branko Crvenkovski, me funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Në këtë pyetje do të përgjigjem vetëm me një citat të njohur të ish-kryetarit të partisë: “O je me LSDM-në, o nuk je”, tha Filipçe. Ndërkaq, lideri i LSDM-së komentoi edhe treguesit më të fundit ekonomikë, duke i vlerësuar ata si mjaft negativë dhe të pafavorshëm.

Lexo më Shumë

Deklaratë për opinionin publik nga BDI: Fatkeqësisht, beteja për Kërçovën po shndërrohet sërish në një garë etnike, në vend që të mbetet një përballje idesh dhe vizionesh për qytetin. Sa herë që shqiptarët në Kërçovë janë bërë faktor vendimmarrës, janë aktivizuar mekanizmat e nëntokës – laboratorët e shërbimeve që punojnë në errësirë – për t’i ndarë, për t’i përçarë dhe për t’i diskredituar përfaqësuesit e tyre politikë. Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme pranoi një pjesë të ankesave për të drejtën personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve më herët nuk u ishte lejuar të votojnë në kushte shtëpie, përcjell Tv21. Personat, ankesat e të cilëve janë pranuar, do të duhet ta kenë me vete vendimin e lëshuar nga KSHZ gjatë votimit, pasi që ata nuk figurojnë në Listën Zgjedhore dhe as në pajisjet për identifikim biometrik. Janë paraqitur rreth 9000 kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave përfundoi mbrëmë në mesnatë. Nuk do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sonte nga Resnja bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të dielën. Në tubimin në këtë qytet, Filipçe tha se këto zgjedhje nuk janë vetëm një zgjedhje midis partive, por një zgjedhje midis së kaluarës dhe së ardhmes. “Le të bashkohemi rreth vlerave të vërteta dhe të tregojmë se kemi forcën dhe guximin për të luftuar për shtëpinë tonë, për të ardhmen tonë, për familjen tonë. Vetëm të bashkuar dhe vetëm me një LSDM të fortë mund të ecë vendi përpara. Vetëm atëherë mund të flasim për zhvillim dhe stabilitet të vërtetë”,…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.

Lexo më Shumë

Regjim i veçantë trafiku në Shkup sot për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas përfundimit të tubimit qendror në Tearcë, ka vizituar shtabin zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Reçicë të Vogël. Gjatë vizitës, Taravari është pritur nga aktivistë dhe përkrahës në një atmosferë festive dhe entuziaste, ku ka falënderuar strukturat për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në fushatën zgjedhore. Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit të votuesve për ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se “fitorja e madhe e 19 tetorit fillon nga Reçica e Vogël”. Në takim është theksuar se fushata po zhvillohet me ritëm të lartë dhe se mbështetja e…

Lexo më Shumë