Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të votës në fshatin Belinc të Shtimës. Gashi dyshon se atje ka pasur përdorim të metodës së “trenit bullgar”. Lidhur me këtë rast kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, i ka autorizuar policinë për të mbledhur informacione. Kështu deklaroi për Klankosova.tv Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. “Kryeprokurori i ka autorizuar policinë për të grumbulluar informacione rreth këtij rasti. Pastaj mbetet të shihet se çka do të del nga këto informacione dhe se si do të procedohet tutje me rastin”, deklaroi…
Author: Hamdi Kumanova
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të mbahen pas zgjedhjeve lokale dhe njofton se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai, në pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në llogaridhënien nga të gjithë ata që abuzuan me pushtetin nga i ashtuquajturi koalicion i zi i “LSDM-së, BDI-së dhe Levicës”. “Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kemi një qeveri të qëndrueshme koalicioni, e cila po funksionon shkëlqyeshëm”, tha sot Nikolloski, gjatë një vizite në Gostivar në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Sipas Nikolloskit, mandati i qeverisë do të…
Me datë 14.10.2025, në orën 16:50, në pikëpagesën rrugore “Petrovec” në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar M.A. (28) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 268 të Kodit Penal. Në të vërtetë, ai në pikë pagesën rrugore ka kaluar me mjet trasnportues me targa kombëtare boshnjake dhe në këtë rast ka paguar me kartëmonedhë prej 10 euro për të cilën i punësuari ka dyshuar se është e falsifikuar. Kartmonedha është sekuestruar për veprime të mëtejshme. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit,…
Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga fshati Çellopek. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritët kallëzim përkatës.
Sonte Uskana u bë arenë e një tubimi madhështor ku qytetarët u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre të palëkundur për rrugën kombëtare që udhëhiqet nga Aleanca Kombëtare për Integrim. Në një atmosferë të zjarrtë dhe emocionale, qytetarët e Uskanës folën me një zë të vetëm,zërin e krenarisë, të dinjitetit dhe të besimit të palëkundur në rrugën që nisën dekada më parë për barazi, drejtësi dhe të drejta të barabarta për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. “Ky tubim madhështor është dëshmi se ideali që na bashkoi në vitet më të vështira, sot është më i fortë se…
Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Debat me Fakte, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, foli edhe për ndikimin e ashtuquajturës Botë Serbe në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, një temë që, sipas tij, ka dominuar debatin politik shqiptar në këto zgjedhje lokale. Sela theksoi se subjekti i tij politik ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për rrezikun që, sipas tij, i kanoset popullit shqiptar dhe vetë shtetit të Maqedonisë së Veriut nga orientimi drejt lindjes dhe strukturave që nuk i duan të mirën as shqiptarëve, as maqedonasve. “Kemi paralajmëruar për rrezikun e një orientimi të shtetit drejt…
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë një mesazh frymëzues nga Gazi Baba, ku është ndërtuar një fushë e re basketbolli që synon të bëhet qendër e jetës sportive dhe komunitare për të rinjtë e lagjes. “Në Gazi Babë po rritet një brez që luan, mëson dhe zhvillohet me energjinë e sportit. Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit”, shkroi Mexhiti. Ai theksoi se çdo investim në sport është një investim në të ardhmen e…
Ligjet e propozuara për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, pavarësisht disa mangësive, përmbajnë shumë karakteristika pozitive – të reja ose të marra nga ligjet në fuqi, thuhet në opinionin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe Drejtorisë së përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës mbi dy projekt-tekstet legjislative të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Në mendim rekomandohet ndryshimi i Kushtetutës, i cili do të kufizonte të drejtën e rizgjedhjes së prokurorit publik, si dhe të zgjedhjes dhe shkarkimit të tij me shumicë të kualifikuar në Parlament. “Duke pasur parasysh…
Për herë të parë në historinë e Index Passport Henley, lista e pasaportave më të fuqishme në botë nuk përfshin më Shtetet e Bashkuara në dhjetëshen më të mirë. SHBA-të ranë në vendin e 12-të, të barabarta me Malajzinë, në raportin e fundit tremujor. Lista e pasaportave më të fuqishme në vitin 2025: – Singapori (193 destinacione) – Koreja e Jugut (190)- Japonia (189) – Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra (188) – Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187) – Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186) ChatGPT së shpejti do…
Një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare në Dibër. Në pranga ka rënë edhe një doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, përcjell TV21. Një doganier tjetër është vënë nën hetim, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. “Në kuadër të operacionit “Skaneri” u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me…
Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot para qytetarëve do të vazhdojnë me paraqitjen e programeve të tyre dhe kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në shtet. Edhe sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në disa komuna të vendit.
Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik. Ylli portugez shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1. Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39. Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike. Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola),…

