Author: Hamdi Kumanova

Më 11 janar 2026, në orën 17:53, në pikën kufitare Stari Dojran, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pika Kufitare, në koordinim me zyrtarë doganorë dhe një përfaqësues të Frontex, kanë privuar nga liria shtetasin M.G. (56) nga Republika e Serbisë. Ai drejtonte një mjet transportues “MAN” me gjysmë-rimorkio “Schmitz”, me targa serbe. Gjatë kontrollit kufitar, policia konstatoi se numri VIN i gjysmë-rimorkios, i shënuar në lejen e qarkullimit, ishte i falsifikuar. Në një kontroll të mëtejshëm, me ndihmën e një pajisjeje speciale – endoskop, u zbulua një bunker i fshehtë në gjysmë-rimorkio, ku u gjetën…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot janë caktuar seanca të shtatë komisioneve, dhe atë: për politikë sociale, demografi dhe rini, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje të mandatit dhe imunitetit, për financim dhe buxhet, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe komisioni juridik-ligjvënës. Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini duhet të debatojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike për…

Lexo më Shumë

Megjithëse Franca dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës angazhim me shkrim për të dërguar trupa nëse arrihet një marrëveshje paqeje, mbeten dyshime nëse SHBA do t’i mbështesin ato trupa po të sulmohen nga Rusia. Ndërsa aleatët evropianë u mblodhën në Paris për të konsoliduar garancitë e sigurisë për Ukrainën, prania e emisarëve të paqes të Trumpit ofroi shpresë se BE mund të dëgjohej ende në Uashington, pavarësisht polemikës së ashpër mbi kërcënimet e Uashingtonit për të aneksuar Groenlandën. “Ne kemi finalizuar në masë të madhe protokollet e sigurisë,” tha Steve Witkoff, një nga dy emisarët, ndërsa qëndronte krah…

Lexo më Shumë

Procesi mësimor në komunën e Drenasit, i cili ishte paraparë të fillonte sot pas pushimit dimëror, është shtyrë deri më 14 janar. Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se shtyrja e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë ka ndodhur për shkak të mungesës së furnizimit me ujë, dhe se, sipas tij, prindërit nuk kanë mundur t’i përgatisin fëmijët. “Sa i përket mësimit, ka 6-7 ditë që shumë zona në komunën tonë nuk kanë pasur ujë të pijes, me arsyetimin se kanali i ujësjellësit të Drenasit është i turbullt. Ne, për shkak se shumë familje nuk kanë pasur ujë dhe fëmijët nuk…

Lexo më Shumë

Komuna e Qendrës së Zhupës do të vazhdojë të drejtohet nga Arijan Ibraim për katër vitet e ardhshme, për të cilin ky është mandati i tij i katërt radhazi si kryetar i komunës. “Në zgjedhjet e përsëritura të sotme, 1003 qytetarë nga gjithsej 7652 votues të regjistruar e ushtruan të drejtën e tyre të votës. Nga këta, 973 votuan për Arijan Ibraimin, ndërsa 30 ishin fletëvotime të pavlefshme. Dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme”, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor. Ibraimi (54) u nominua nga Partia Demokratike e Turqve dhe u mbështet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM.…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Greqi. Sipas mediave greke i plagosur ka mbetur pronari i një dyqani dhe djali i tij 39-vjeçar. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas shqiptar. 70-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, gjithashtu edhe djali i tij mbeti i plagosur. Në zonë mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë. Autoritetet po punojnë për kapjen e tyre.

Lexo më Shumë

Paralajmërimet për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike kanë rikthyer në fokus shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve, në një periudhë kur kostoja e jetesës po vazhdon të rritet. Rritja e mundshme e çmimit të rrymës vjen në një kohë kur qytetarët tashmë po përballen me shtrenjtim të produkteve bazë e  shërbimeve, çka pritet të rëndojë edhe më tej buxhetet familjare. Ekspertët paralajmërojnë se çdo rritje e energjisë elektrike mund të ketë efekt zinxhir edhe në çmime të tjera, duke ndikuar drejtpërdrejt në standardin e jetesës. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka sqaruar se procesi i shqyrtimit…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultatin 3:2 në Arabinë Saudite, duke fituar kështu Superkupën e Spanjës. Megjithatë, fitimet financiare nga kjo garë nuk janë aq të mëdha sa mund të kenë pritur tifozët. Shumë tifozë mendonin se klubet spanjolle do të përfitonin shifra astronomike për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kësaj gare në Arabinë Saudite, por realiteti është ndryshe. Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro. Diferenca mes fituesit dhe humbësit në finale është vetëm gjysmë milioni euro, një shifër relativisht e vogël për standardet e futbollit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po përcjell nga afër punimet për pastrimin e rrugëve në zonat malore të Shalës së Bajgorës, përkundër temperaturave shumë të ulëta. Sipas Pecit, në fshatin Kovaçicë temperaturat kanë zbritur deri në -14 gradë Celsius, ndërsa ekipet komunale po angazhohen për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë. Ai theksoi se Komuna po përballet njëkohësisht me sfida të ndryshme në territorin e saj, përfshirë vërshimet në zonat urbane dhe pastrimin e borës në viset malore. “Në Kovaçicë, ku temperatura në këto momente po shënon -14 gradë, nga afër…

Lexo më Shumë

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Finlandën veriore pasi fluturimet në Aeroportin e Kittila u anuluan për shkak të të ftohtit të madh. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat në aeroport ranë në -37C të dielën në mëngjes, pas disa ditësh me mot të ngjashëm arktik, duke e bërë të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve dhe operacione të tjera. Kittila ndodhet në Lapland finlandeze në veriun pak të populluar të vendit. Pavarësisht se janë mësuar me temperaturat e ftohta të dimrit, finlandezët janë prekur nga i ftohti i këtij viti, i cili është më i rëndë se…

Lexo më Shumë

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim. Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës. Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit. Maduro do të përballet me gjykim në SHBA…

Lexo më Shumë

Një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Durrës. Procedimi i saj mësohet se ka ardhur për veprën “Keqtrajtimi i të miturve”. Policia bën me dije se 33-vjeçarja ka braktisur tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Rasti është zbuluar pasi gjyshja e fëmijëve është paraqitur në polici këtë të diele. Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve ka marrë në mbrojtje tre të miturit. Ata janë marrë në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj…

Lexo më Shumë