Author: Hamdi Kumanova

Një 27-vjeçar me inicialet L.M është ekstraduar të mërkurën nga Gjermania për në Kosovë. Policia bën me dije se pranim-dorëzimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, “I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit”. “Operacioni…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës bën të ditur për një rast të lëndimit të rëndë në Prishtinë, si pasojë e një përleshje fizike. Rasti ka ndodhur te Rrethi Flamurit, Prishtinë të martën në ora 17:46. “Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë thjesht një garë për qeverisjen komunale, ato janë një referendum politik për të ardhmen strategjike të vendit dhe për orientimin e tij drejt familjes evropiane. Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se beteja për komunat është betejë për shtetin. Raporti më i fundit i miratuar nga Parlamenti Evropian, me shumicën dërrmuese prej 461 eurodeputetësh nga të gjitha grupimet politike, e konfirmon zyrtarisht se Maqedonia e Veriut po ekspozohet gjithnjë e më tepër ndaj ndikimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, pjesë e projektit gjeopolitik të ashtuquajtur “Bota…

Lexo më Shumë

Në një demonstrim të qartë të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Ministria e Shëndetësisë dje shënoi hapjen e Shtëpisë së Shëndetit në Ilinden me dy shkelje flagrante, mungesën e gjuhës shqipe në tabelat zyrtare dhe përdorimin e emrit të vjetër të shtetit “Maqedonia”, në vend të emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ironikisht, i gjithë ky spektakël u udhëhoq nga një ministër shqiptar, Azir Aliu, që përfaqëson një subjekt politik i cili pretendon se mbron interesat e shqiptarëve në pushtet. Por heshtja dhe servilizmi i tij i djeshëm, përballë një provokimi të tillë institucional, dëshmon të kundërtën.…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Lidija Petrovska nga Gjykata Themelore Penale Shkup, për të cilën gjyqësori në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit u quajt “gjyqësori Swarovski” si sinonim për përzgjedhje të gjyqtarëve nga lista partiake, është promovuar si gjyqtare për krim të organizuar dhe korrupsion. Ajo, në fakt, është kthyer në Departamentin për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga ku në vitin 2017 ishte transferuar në Departamentin për krim të të rriturve. Petrovskën, rreth dhjetë ditë më parë, e ka promovuar ushtruesja e re e detyrës së kryetares së Gjykatës Penale, Daniela Dimovska, e cila u zgjodh nga Këshilli Gjyqësor…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar pesë ditë që nga parashtrimi publik i pyetjeve drejtuar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por kjo parti vazhdon të hesht. Asnjë reagim, asnjë sqarim, asnjë përgënjeshtrim. Pesë ditë pa përgjigje nga BDI: Sa dhe çfarë takimesh ka zhvilluar Bujar Osmani me përfaqësues të autoriteteve serbe? Sa herë ka udhëtuar në mënyrë private në Serbi, pa e informuar opinionin publik? Pse gjithë kjo heshtje nga një subjekt politik që pretendon të jetë “mbrojtës” i kursit euroatlantik dhe i interesave të shqiptarëve? A nuk është pikërisht kjo heshtje një konfirmim i gjithçkaje që është thënë deri më tani? E pyesim…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. I pari i kallëzuar, K.P., i punësuar në komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, ka përgatitur vendim për ndryshim të investitorit, megjithëse afati i lejes ndërtimore që kishte investitori kishte skaduar. E dyta e kallëzuar, M.K. – udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor…

Lexo më Shumë

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, i është bashkuar Al-Sadd të Katarit, pasi skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al Ahli, konfirmoi largimin e brazilianit nga klubi të mërkurën. Firmino ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me kampionët e Ligës së Yjeve të Katarit, pasi e udhëhoqi Al-Ahlin drejt titullit Elite të Ligës së Kampionëve të Azisë në Xheda në maj. “Jam i lumtur sepse bëmë histori në klub gjatë këtyre dy viteve së bashku”, tha braziliani në një video lamtumire të publikuar nga klubi saudit. “Momenti më i mirë ishte të bëhesha kampion i Azisë. Jam shumë mirënjohës për këtë.” Firmino kaloi…

Lexo më Shumë

Një person i moshës 77-vjeçare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga dy djemtë e tij në Mitrovicë të Veriut. Kështu ka raportuar gazetari Urall Boshnjaku, i cili ndër të tjera zbuloi se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 pasdite. “I njëjti ka treguar që djemtë e tij 37 dhe 34 vjeç, e kanë sulmuar. Policia ka hapur hetime, ndërkaq prokurori ka hapur rastin për ‘Vetëgjyqësi’ dhe ‘Dhunë në familje’”, tha Boshnjaku. Ai tutje bëri të ditur se në komunën e Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për një vjedhje që kishte ndodhur muaj më parë në…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është dorëzuar një propozim-ligj që parashikon formimin e një Agjencie të re për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrje, duke shuar dy institucione ekzistuese: Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrjes dhe Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Qëllimi i kësaj reforme është të forcohet mbështetja për inovacionin, teknologjinë dhe sipërmarrjen, nëpërmjet një strukture të vetme dhe të centralizuar, më të efektshme dhe më transparente. Sipas propozuesve të ligjit, dy institucionet ekzistuese nuk kanë pasur kapacitet të mjaftueshëm për t’i përmbushur sfidat moderne të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Agjencia e re pritet të jetë një organ i…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën miratimin e shitjes së armëve me vlerë 322 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe automjetet e saj të blinduara luftarake. Njoftimi i shitjeve vjen pasi Uashingtoni ndaloi përkohësisht disa dërgesa armësh në Ukrainë në fillim të këtij muaji, edhe pse Kievi u përball me sulme të rënda me raketa dhe dronë rusë. Shitja e pajisjeve dhe mbështetjes së mbrojtjes ajrore HAWK do të kushtojë deri në 172 milionë dollarë, ndërsa pajisjet dhe shërbimet e automjetit luftarak të këmbësorisë Bradley do të kushtojnë deri në 150 milionë dollarë, tha Agjencia e…

Lexo më Shumë

Skuadra kosovare, FC Prishtina, do të zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencws. Përballë kryeqytetasve do të jetë ekipi nga Irlanda e Veriut, FC Larne. Sfida do të nisë nga ora 21:00 dhe pritet të sjellë emocione të forta, pasi të dyja skuadrat synojnë të marrin një rezultat pozitiv për të bërë hapin e parë drejt fazës së mëtejshme të garës evropiane. Larne do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një fitore që do ta vendoste në pozita më të mira…

Lexo më Shumë