Në dy mashtrime të realizuara me sukses brenda së njëjtës ditë në Negotinë, dy banorë të moshuar të qytetit, një burrë dhe një grua, kanë mbetur pa gjithsej 7.000 euro, njofton policia. Në rastin e parë, një 76-vjeçar nga Negotina i ka dhënë 4.000 euro një personi të panjohur, i cili ia ka kërkuar paratë me një arsyetim banal. “Më 19.02.2026 në ora 12:30 në SPB Negotinë, një 76-vjeçar nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 4.000 euro. Sipas denoncimit, personi i ka kërkuar të dëmtuarit t’i japë 4.000 euro për t’ia…
Author: Hamdi Kumanova
Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) asgjësuan 1,010 kilogramë ushqim të pasigurt të quajtur “ushqim i shëndetshëm” nga 14 operatorë gjatë 373 kontrolleve të kryera këtë javë, tek operatorë të regjistruar si objekte për prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të shëndetshme, njoftoi sot Agjencia. Kontrollet treguan se 14 operatorë nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimesh në Agjenci. Për parregullsitë e konstatuara janë dhënë 65 vendime, 19 paralajmërime dhe 44 gjoba, me vlerë totale prej 20,550 eurosh në kundërvlerë në denarë. Tek 9 operatorë u konstatua se kushtet higjienike dhe teknike në objektet e tyre ishin të…
Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski sot pati takim me Nikoll Varns, ushtrues detyre ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast u konfirmua bashkëpunimi i fuqishëm dhe strategjik mes dy vendeve. Siç informon Andonovski në rrjetet sociale, në takim shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset e modernizimit të institucioneve dhe forcimin e sigurisë kibernetike. “Dialogu ynë strategjik është bazë për bashkëpunim në kuptimin e përforcimit të potencialit ekonomik, tregtar dhe strategjik për bashkëpunim mes dy vendeve tona. Siguria kibernetike dhe digjitalizimi janë një nga themelet në këtë dialog. Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që…
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi publik ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar se ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën për UÇK-në informon Tetovasot. “Paramendojeni, deputetët e VLEN-it ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën e UÇK-së. Për çfarë po presin? A ju nevojitet leje edhe për këtë gjë nga shefi i tyre?”, shkruan Ademi. Sipas tij, zvarritja e nënshkrimit të kësaj rezolute përbën mungesë vullneti politik dhe qëndrimi të qartë ndaj një çështjeje që, siç thekson ai, ka peshë të veçantë historike dhe kombëtare për shqiptarët. Reagimi i Ademit vjen në…
Problemi me qentë endacak dhe sulmet ndaj kalimtarëve vazhdon të mbetet i pazgjidhur në Shkup. Vetëm këtë muaj janë denoncuar disa raste kur kalimtarë të rastit kanë përfunduar në spital pas kafshimit nga ana e qenve endacak. Gjatë vitit të kaluar, qindra qytetarë të Shkupit kanë kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga qentë endacakë, duke e kthyer këtë problem në një sfidë serioze për institucionet lokale. Për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, Orce Gjorgjievski, kryetari i Qytetit të Shkupit, paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme do të rriten kapacitetet në Ndërmarrjes Publike “Lajka” dhe se do…
Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerëojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kuhsteve në burgje, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shskencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup. “Burgjet tona ende…
Një punëtor ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup, pasi mbi të ka rënë një konstrukt metali. Policia njofton se bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Velesi. “Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua…
Raporti i Vajc është një konfirmim tjetër se Qeveria e shtyn vendin drejt izolimit, thonë nga LSDM-ja, një ditë pas publikimit të detajeve nga raporti i referuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc. Në raportin që do të prezantohet para Komitetit për Punë të Jashtme, Vajc thekson se procesi i anëtarësimit të vendit në BE aktualisht është i bllokuar, ndërsa përparimi në fushat kyçe si sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbetet i pamjaftueshëm. “Mesazhi nga Brukseli është i qartë, zgjerimi mund të përshpejtohet, por vetëm nëse ka reforma të vërteta dhe sundim të…
Një familje katëranëtarëshe në shkurt ka pasur nevojë për 969 denarë më shumë krahasuar me muajin e kaluar vetëm për të mbuluar nevojat bazë. Shporta minimale sindikale është rritur për gati 1 mijë denarë dhe tani arrin në 67.382 denarë. Nëse familja jeton në banesë me qira, shpenzimet totale mujore arrijnë në 82 mijë e 757 denarë. Vetëm për ushqim dhe produkte bazë ushqimore, një familje katëranëtarëshe ka pasur nevojë për mbi 25.000 denarë, që është më shumë se një pagë minimale. Shporta minimale sindikale shënon rritje pothuajse në të gjitha kategoritë që janë të domosdoshme për mbijetesë bazë.…
Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka deklaruar se VLEN e mbështet publikisht Rezolutën e dorëzuar në Kuvend për krerët e UÇK-së, duke theksuar se Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte “luftë e drejtë dhe e pastër”, e zhvilluar për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Sipas tij, në këtë çështje shqiptarët duhet të jenë unikë, pa dallime partie, feje apo bindjesh politike. Ai theksoi se prania e deputetëve të VLEN-it në seancën e Komisionit ku u diskutua kjo pikë e rendit të ditës dëshmon qartë përkrahjen e tyre, ndërsa “vota është ajo që numërohet në Kuvend”. Qoku ka…
Që nga marrja e mandatit si kryetar i Shkupit e deri në 100 ditëshin e parë kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjoergjiesvski tha se është përqendruar në rimëkëmbje të plotë të gjendjes së trashëguar në Qytetin e Shkupit. Sipas Gjorgjiesvskit, Qytetin e Shkupit e kanë gjetur para kolapsit financiar, me arkë të zbrazët, llogari të bllokuara, punëtor që kanë marrë paga e nuk kanë shkuar në punë, ndërmarrje publike me paga të papaguara, sistem pa disiplinë dhe një borxh prej gati 300 milionë euro. “Trashëguam ndërmarrje publike me llogari të bllokuara, punonjës pa paga, njerëz që me vite…
Paga mesatare mujore e paguar neto nga një punonjës në dhjetor të vitit 2025 ishte 46.889 denarë dhe është 7,6 për qind më e lartë se në dhjetor të vitit 2024, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje është kryesisht, para së gjithash, e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar nga një punonjës në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 13,4 për qind, Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 10,9 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsimi për 9,7 për qind. Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për…

