Ndërkohë pas përplasjes Mickoski- ASH në Kuvend, koalicioni VLEN thotë se Arben Taravari u ka borxh votuesve përgjigje në pyetjen: Çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski dhe pse e luste që ta marrë BDI-në në Qeveri? Vlen thotë se Travari ua ka borxh përgjigjet qytetarëve, të cilëve ua kërkoi votën për ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë. “Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i…
Author: Hamdi Kumanova
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në pikat tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe në vitin e ri shkollor 2025-2026 do të angazhojë mediatorë arsimorë romë, masë me të cilën përmirësohet ndjeshëm mbështetja arsimore për nxënësit romë dhe është pjesë e përpjekjeve për avancimin e sistemit arsimor kombëtar të barabartë dhe gjithpërfshirës. Janë shpallur dy thirrje publike. Njëri parasheh angazhimin e 50 mediatorëve arsimorë romë për mbështetje në arsimin fillor dhe mundëson vazhdimësi të aktivitetit të tyre tashmë disa vite me radhë, ndërsa tjetri shpallet për herë të parë dhe parasheh angazhimin e 35 mediatorëve arsimorë romë në arsimin e mesëm, për të cilën u krijua bazë…
Më 31 korrik 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona – S.L. (21) nga fshati Merovë dhe A.L. (22) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të realizuar, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si narkotike. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës penal. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar natyrën e substancës dhe rrethanat e përfshirjes së të…
Shumëzimi i shqiptarëve me zero vazhdon edhe mëtej duke përfshirë këtë herë edhe agjensionin për kadarstër në Maqedoninë e Veriut ku janë avansuar 25 maqedonas dhe asnjë shqiptarë, shkruan Top24 Në dy konkurset e fundit interne në Agjensionin për Kadastër dhe Patundshmëri janë avancuar plot 25 administratorë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar. Shumëzimi i shqiptarëve me zero po vazhdon dhe kjo është fytyra reale e qeverisjes që po e mbështet nga VLEN-i, një partner në pushtet që hesht para diskriminimit flagrant dhe përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore të vendit. VLEN ishte votuar për të garantuar përfaqësim të drejtë, por…
Që nga fillimi i mandatit aktual parlamentar, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit në total prej 18.6 milionë denarësh, ose rreth 303,320 euro. Shuma më e lartë e paguar për një deputet arrin rreth 13,200 euro, që është mesatarisht 1,000 euro në muaj. Sipas të dhënave të marra nga Radio Evropa e Lirë përmes Ligjit për qasje të lirë në informacionin publik, fondet e paguara kanë të bëjnë me periudhën nga 28 maji 2024 deri më 30 qershor 2025. Nga shuma totale, 26,717 euro janë për taksat rrugore, ndërsa 276,603 euro për karburant. Më…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk e di nëse Shqipëria ka një tarifë prej 10%. Nga ajo që pamë si një deklaratë nga Kabineti i Presidentit Trump, kjo është faza e parë, jo një marrëveshje. Këto janë në fakt marzhe tregtare. Negociatat vazhdojnë për ne. Aktualisht jemi në një “pauzë” dhe menjëherë pas pushimeve, në gjysmën e dytë të gushtit, do të vazhdojmë me marrëveshjet. Pres që të ulim edhe më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasi Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër…
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale ka shënuar sot një hap domethënës në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të veta, duke bërë të ditur punësimin e tetë punonjësve të rinj në këtë institucion. Lajmin e bëri publik drejtori i Inspektoratit, Haqim Ramadani, i cili theksoi se ky zhvillim nuk është thjesht zgjerim i stafit, por një hap drejt ngritjes së një administrate më efikase dhe më pranë qytetarëve. Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale ka shënuar sot një hap domethënës në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të veta, duke bërë të ditur punësimin e tetë punonjësve të rinj në këtë…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë lënduar. Sipas raportit policor, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës. Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëra prej tyre, një fëmijë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore…
Një zbulim inovativ është bërë nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, ku studiuesit e udhëhequr nga Stewart Jamieson nga Universiteti i Durhamit kanë zbuluar një peizazh të lashtë, të gdhendur nga lumi, i cili është ruajtur për më shumë se 34 milionë vjet. Ky peizazh, i varrosur nën gati dy kilometra akull, ka mbetur i paprekur që shumë kohë para se të fillonin akullnajat në Antarktidë. Zbulimi ofron një pamje të jashtëzakonshme të së kaluarës së kontinentit – një epokë kur Antarktida nuk ishte shkretëtira e akullt që njohim sot, por një mjedis i banueshëm. Zbulimi, i botuar në…
Dhuna në burgjet në të gjithë Anglinë dhe Uellsin është rritur gjatë vitit të kaluar, sipas shifrave të reja të publikuara nga Ministria e Drejtësisë (MoJ) të enjten. Statistikat më të fundit për sigurinë në paraburgim tregojnë një rritje prej 9% të sulmeve të përgjithshme në 12 muajt deri në mars 2025, me 30,846 incidente të regjistruara – ekuivalenti i 356 sulmeve për 1,000 të burgosur. Megjithatë, të dhënat më të fundit tremujore sugjerojnë se shkalla e sulmeve është stabilizuar. Sulmet ndaj stafit të burgjeve u rritën gjithashtu, me 7% gjatë vitit, me 10,568 incidente – 122 për 1,000 të…
Sot, më 1 Gusht, Zvicra kremton Ditën e saj Kombëtare, një ngjarje që përkujton themelimin e Konfederatës Zvicerane siç e njohim sot. Rrënjët e këtij shteti modern shtrihen që në vitin 1291, kur tre kantone malore – Uri, Schuyz dhe Unterualden – bashkuan forcat dhe nënshkruan një marrëveshje të njohur si Karta Federale. Ky dokument u hodh në letër në një kohë kur këto tre zona kërkonin të mbroheshin nga kërcënimet e jashtme dhe sundimi i huaj. Legjenda thotë se një grup burrash të vendosur dhe të përkushtuar ndaj lirisë, u mblodhën në livadhin e Rutlit, pranë liqenit të Lucernit,…

