Ndërkohë pas përplasjes Mickoski- ASH në Kuvend, koalicioni VLEN thotë se Arben Taravari u ka borxh votuesve përgjigje në pyetjen: Çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski dhe pse e luste që ta marrë BDI-në në Qeveri? Vlen thotë se Travari ua ka borxh përgjigjet qytetarëve, të cilëve ua kërkoi votën për ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë. “Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera”, reagon VLEN. Koalicioni në pushtet pyet Taravarin edhe për çështjen e “Gjoka Construction ”, duke theksuar se Taravari përfundoi në prehrin e Ahmetit, Bexhetit, Xhaferit, Osmanit dhe gjithë kastës politike që për 20 vjet e sundoi këtë vend, por nuk zgjidhi asnjë hall të shqiptarëve. /Alsat.mk
Data 12.11.2026
Aktuale
- Reagimi i fortë i Abdixhikut ndaj akuzave për bashkëshorten e tij
- Zvonko Veselinoviq largohet për në Turqi në mes të arrestimeve në Serbi
- Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur
- Quo vadis revolucion?
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit



