Në pikën kufitare Tabanoc, doganierët kanë zbuluar 129,7 kilogramë marihuanë të fshehur në frigoriferin e një kamioni me targa sllovene. I dyshuari është një 43-vjeçar shtetas i Serbisë, i cili ka tentuar ta fusë drogën në vend, kanë konfirmuar nga Prokuroria e Kumanovës. Sipas informacioneve fillestare, droga ishte e shpërndarë në 14 çanta të mëdha, të fshehura me kujdes në gjysmërimorkion e kamionit. Mjeti ishte në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia. Gjatë kontrollit të rregullt në kufi, doganierët kanë vërejtur parregullsi në pjesën e ngarkesës dhe menjëherë kanë thirrur ekipet policore. “Prokuroria ka hapur menjëherë hetim…
Author: Hamdi Kumanova
Vazhdon agonia për mbijetesën e Liqenit të Prespës. Uji vazhdon të tërhiqet në mënyrë dramatike, por dëshmi të reja nga ekspertët tregojnë se edhe brenda vetë liqenit situata është më shumë se alarmante. Ndotja është aq e lartë, saqë dukshmëria në ujë është vetëm dy metra. Kjo paraqet një vështirësi shtesë për jetën ujore. Zhytësit tregojnë se prej kohësh nuk kanë pasur sfidë më të vështirë – thonë se fundi i liqenit mund të shihet vetëm kur e prekin. Hidrobiologët bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për shpëtimin e liqenit. Një…
Imami kosovar Labinot Maliqi ka reaguar mbi vendimin e djeshëm të Gjykatë Supreme për bartjen e shamisë në shkolla. Ai tha se vendimi i djeshëm i kësaj gjykate që e konfirmon kompetencën e MAShTI-t për të përcaktuar rregulla mbi uniformën shkollore është formalisht i vlefshëm, por sipas tij, “në thelb mbetet i diskutueshëm në raport me të drejtat themelore të njeriut dhe parimin e barazisë”. Maliqi, që është drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe në një shkrim në Facebook thotë më tutje se MASHTI ka autoritet ligjor për të përcaktuar rregulla që lidhen me uniformën shkollore, pra me…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka hapur takimin e dytë të Grupit Punues për Kosovën, orgamizim nga Komiteti Evropian i Rajoneve. Rama e ka quajtur këtë, moment të rëndësishëm. “Ky është një moment i rëndësishëm për të treguar se e ardhmja evropiane e Kosovës fillon nga qytetet, nga mënyra si edukojmë, ndërtojmë dhe bashkëqeverisim”, ka shkruar ai. Rama theksoi se bashkë me partnerët evropian, po ndërtohet një Prishtinë moderne. “Së bashku me partnerët evropianë po ndërtojmë një qytet që ofron arsim modern, qasje digjitale, energji të gjelbër dhe infrastrukturë të qëndrueshme, themelet e një kryeqyteti evropian…
Mbetën pa trajner pas humbjes ndaj Shqipërisë, Serbia surprizon me zgjedhjen e teknikut të ri Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Federata ka njoftuar sot vendimin, për teknikun 48-vjeçar. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radaujko, ka konfirmuar emërimin e Paunoviç. Vendimi është surprizues, pasi më parë ishte konfirmuar vetëm …
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Ai para disa ditësh u zyrtarizua në këtë pozitë nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emërimi i Aliut në këtë pozitë ka ngjallur reagime në Shqipëri. Njëri nga ata që e ka kundërshtuar këtë emrim është Fatmir Merkoçi. Ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova tha se e mban të njëjtin qëndrim. “Çka është ky Liburn? Shkopi magjik që do ta rregullojë Portin e Durrësit. Ai s’ka të bëjë…
Real Madrid po përballet me një moment vendimtar për të ardhmen e Vinícius Júnior. Sulmuesi brazilian, i cili ka kontratë deri në qershor 2027, ka treguar pakënaqësi në disa momente dhe pas Clásicos së fundit, janë shtuar zërat për një largim nga “Bernabeu”. Burime nga mediat sportive europiane bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po monitorojnë nga afër situatën, duke u munduar të bëjnë ndonjë lëvizje nëse Real Madrid vendos ta shesë brazilianin. PSG e sheh si një mundësi për të zëvendësuar humbjen e Mbappé, ndërsa klubet angleze…
Në prag të votimit të së dielës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, morën pjesë në një tubim me qytetarët e Studeniçanit, informon PressOnline.al Dy liderët konfirmuan mbështetjen e plotë të koalicionit VLEN për kandidatin e pavarur Azem Sadiki, duke theksuar se bëhet fjalë për një bashkim vlerash, vizioni dhe përgjegjësie për zhvillimin e komunës. “Ky është një bashkim i vlerave, i vizionit dhe i përgjegjësisë për ta çuar përpara zhvillimin e…
Gjatë natës së 28/29 tetorit 2025, policia e Shkupit kreu një operacion të koordinuar në disa lokacione në qytet, gjatë të cilit u arrestuan tre persona – B.U. (43), F.M. (46) dhe H.I. (19), të gjithë nga Shkupi, shkruan “Direkten.mk”. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, tek të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë. Policia nuk zbulon detaje rreth sasisë dhe qëllimit të drogës për momentin, por konfirmon se sendet janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të treve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. …
Tentimet për të krijuar situatë në Strugë, ku realisht nuk ka dhe as mund të ketë, janë dëshpëruese dhe asociojnë me koalicionin që me meritë mban emrin treshja në agoni Ahmeti, Taravari dhe Sela. Çdo përpjekje për ta lidhur koalicionin VLEN apo kandidatin që përkrahim, Mendi Qyrën, me çfarëdo tensioni të stisur, është e pavërtetë dhe jashtë çdo logjike politike. Pse do të duhej të krijonte tensione koalicioni apo kandidati që është favorit për të fituar zgjedhjet e 2 nëntorit? Logjika politike është e thjeshtë, ai që është në dëshpërim, tenton të krijojë situata të paqena për të paraqitur…
Të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nuk do të votohet në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, pasi në raundin e parë të votimit, më 19 tetor, nuk u arrit censusi minimal. Në këto katër komuna do të nisë një procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës, brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025, në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk dolën në votime më shumë…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbrëmë mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve në Forumin e Paqes në Paris, përcjell TV21. “Mbrëmë mora pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve të lartë të Forumit të Paqes në Paris. Në një atmosferë të këndshme zhvilluam biseda të fokusuara në fuqizimin e paqes globale. Vetëm përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të krijojmë kushte për përparim dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkroi presidentja në profilin e saj në Facebook. Presidentja Siljanovska-Davkova…

