Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njofton se Komisioneri Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri ka vendosur të pezullojë për jetë lojtarët Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa Sllupçane. Vendimi vjen pas një sulmi fizik dhe një përpjekjeje për të linçuar një lojtar kundërshtar në ndeshjen KF Besa Sllupçane – KF Aerodrom, e luajtur në kuadër të raundit të 8-të të Ligës së Tretë – Veri, transmeton FaktiDitor.info Për pasojë, fusha e FK Besa Sllupçane është pezulluar për 10 ndeshje, ndërsa klubi është i detyruar të paguajë një gjobë, sipas rregullores disiplinore. “Federata e Futbollit të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen solemne me rastiun e 102 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. “Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, Sh.T. Fatih Ulusoy, kisha nderin të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Në këtë rast, përcolla urimet më të sinqerta për shtetin mik të Turqisë dhe theksova rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike e miqësore, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy vendeve tona”, ka shkruar Gashi.
Në vitin 2024, 65.5% e kërkesës totale për energji në vend u sigurua nga importet, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Kërkesa totale për energji në vitin 2024 ishte 2,541,849 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumi, pjesën më të madhe e mbanin produktet e naftës me 44.7% dhe lëndët djegëse të ngurta me 24.9%. Në vitin 2024, prodhimi bruto primar ishte 842,142 toe, që është rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe u regjistrua te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe hidroenergjia me 15.8%, ndërsa rritja më e rëndësishme…
Me datë 29.10.2025, në orën 15:15, në f. Reçan, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria N.S. (22) nga f. Reçan, rrethina e Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ishte bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të N.S., me ç’rast ai ka denoncuar se në njërën prej hapësirave ndihmëse ka një pushkë gjuetie dhe 12…
Në një mbrëmje të veçantë, Izet Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, në nder të 102-vjetorit të themelimit të shtetit turk. Në këtë ngjarje festive, Mexhiti shprehu mirënjohje të përzemërt për mikëpritjen e ngrohtë dhe përfshirjen në këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetit mik turk. Ai falënderoi ambasadorin, z. Fatih Ulusoy, për ftesën e ngrohtë dhe për mundësinë e takimëve të vlefshme që forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Në këtë ditë të veçantë, Mexhiti dërgoi urime për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe mirëqenie për popullin…
Mbrëmë në Kombet e Bashkuara, Maqedonia e Veriut votoi kundër rezolutës që kërkonte ndërprerjen e sanksioneve të SHBA-së kundër Kubës, të cilat kanë qenë në fuqi prej 63 vitesh, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese: 165 vota “pro”, 12 abstenime dhe shtatë vota kundër – Shtetet e Bashkuara, Maqedonia, Izraeli, Ukraina, Hungaria, Paraguai dhe Argjentina. Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50 folës në Asamblenë e Përgjithshme kanë argumentuar për nevojën e heqjes së sanksioneve më jetëgjata të SHBA-së ndaj çdo vendi, të vendosura në vitin 1962 në përgjigje të “Krizës së Raketave Kubane”. Një…
“OBRM-PDUKM dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazhit dhe presionit, por qytetarët nuk do të dorëzohen”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Konçe. Ai dënoi ashpër presionin mbi qytetarët gjatë fushatës, duke theksuar se qeveria e OBRM-PDUKM-së po përpiqet të frikësojë njerëzit përmes institucioneve. “Me policinë, policinë financiare, policinë pyjore, përmes shërbimeve sociale, ata po ushtrojnë presion mbi qytetarët. Ata duan të na kujtojnë kohën kur të gjithë jetonim në frikë dhe shantazh. Por ajo kohë ka mbaruar. Njerëzit duan një jetë normale, pa presion, pa kërcënime, pa ryshfet”, tha ai. Filipçe bëri thirrje për një…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndaljes së veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Përmes një postimi në facebook Sela, pasi falënderon qytetarët për shqetësimet e shprehuara, shkruan se krekosja e këtij pushtet me njësi speciale nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët kudo që janë. Postimi i plotë i Ziadin Selës: Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sonte theksoi se me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti është mbajtur ngjarje, në të cilën edhe njëherë është konfirmuar bashkëpunimi për rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale për kryeqytetin. “Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe! Sonte, me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet mexhiti, u mbajt ngjarje e fuqishme dhe bashkuese në të cilën edhe njëherë e konfirmuam bashkëpunimin tonë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit”, kumtoi Gjorgjievski në Fejsbuk.
Mendi Qyra, kandidati i pavarur i mbështetur nga VLEN për raundin e dytë për kryetar të Strugës ka kërkuar garanci edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski për realizimin e projekteve të tij. “Për të realizuar Programin e tij “133”, unë gjithmonë kam kërkuar bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të fortë nga Qeveria. Jam mirënjohës për garancinë dhe përkushtimin që kanë dhënë liderët e Koalicionit VLEN, të cilët që nga fillimi kanë besuar në vizionin tonë për një Strugë funksionale, të zhvilluar dhe me dinjitet. Në ditët në vijim, ftoj zyrtarisht kryeministrin Hristijan Mickoski të vizitojë Strugën dhe të japë garancinë…
Në lumin Vardar sot lundronin vetëm disa shishe plastike, ndërsa shtyllat e urave kishin ndërpre lundrimin e një pjese të madhe të mbeturinave. Reshjet e disa ditëve më parë, nxorën në sipërfaqe katastrofën ekologjike në Vardar i cili u mbulua me shishe dhe gjësende të tjera plastike, duke marrë pamjen e lumenjve më të ndotur në botë, ngjashëm me disa prej lumenjve në Indi. Qytetarët thonë se dikur në këtë lum kanë mësuar notin, janë kënduar këngë për pastërtinë e ujit të Vardarit, por sot, thuajse me frikë kalojnë pranë tij, dhe druajnë se mund të marrin ndonjë…
*Platforma të paligjshme online po përdorin në mënyrë të paautorizuar emrin dhe logon e Lotarisë Shtetërore* I bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve të lojërave të fatit online të kenë kujdes në përzgjedhjen e platformave online dhe të marrin pjesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të Lotarisë Shtetërore, me qëllim që të mbrohen nga abuzimet e mundshme. Pra, të marrin pjesë në lojëra fati që janë transparente, të rregulluara dhe të organizuara me përgjegjësi. Lotaria Shtetërore, si e vetmja shoqëri e autorizuar për organizimin e lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informon opinionin publik se vetëm…

