Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën “Luj Paster” në qendër të Shkupit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, gjatë një kontrolli teknik në një ndërtesë banimi ngjitur me hotelin, janë gjetur tre kabllo të paligjshme dhe të djegura, si pasojë e mbingarkesës së madhe. Kabllot janë shkëputur menjëherë, pasi paraqisnin rrezik të madh për zjarr. Gjatë kontrollit shtesë është konstatuar se hoteli ishte rilidhur përsëri në njërin nga kabllot ilegale, ndërsa ekipet janë penguar në…
Author: Hamdi Kumanova
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 të dielën, kur zhvillohen zgjedhjet për kryetarë bashkie në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1,013,375 qytetarë. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), 4,826 persona të sëmurë dhe të dobët janë regjistruar për raundin e dytë të votimit, me numrin më të lartë të regjistrimeve në Kërçovë – 823. Të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra nesër. Zgjedhjet do të…
Nga janari deri në korrik të vitit 2025, eksporti i përgjithshëm i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Bashkimi Evropian ka arritur në 139,4 miliardë euro, që paraqet rritje prej 2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve. Në korrik të këtij viti, eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga BE-ja ka arritur 20,7 miliardë euro, që është rritje prej 8 për qind në krahasim me muajin paraprak dhe pothuajse në të njëjtin nivel si në korrik të vitit 2024, sipas raportit më të fundit të Komisionit Evropian…
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt. …
Procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po hyn në një fazë të re, me dëshmi të rëndësishme që pritet të jepen gjatë muajit nëntor. Sipas zhvillimeve të fundit, ish-ambasadori amerikan Christopher Hill do të jetë i pari që do të paraqitet në gjykatë në fillim të muajit, ndërsa pas tij pritet të dëshmojë gjenerali amerikan Wesley Clark, më 18 nëntor. Këto ndryshime në kalendarin e seancave kanë ardhur pas disa javësh të paqarta në proces, pasi më 18, 24, 29 dhe 30 shtator, seancat nuk janë zhvilluar sipas planifikimit disa janë mbyllur më herët,…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga Prokuroria Themelore e Tetovës thonë gjykata në Tetovë ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për një një 49-vjeçari nga Tetova, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Kërcënim i sigurisë”. Nga Prokuroria thonë se me postimin e tij në rrjete sociale, i cili kishte përmbajtje fyese, nënçmuese dhe kërcënuese, ka shkaktuar ndjenjë shqetësimi dhe frike tek një grua. “I dyshuari, më 28 tetor, nga një profil në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video dhe tekst në gjuhën shqipe, në të cilat ka kërcënuar hapur me vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale…
Ushtria dhe sistemi shëndetësor holandez po përgatiten për një skenar të mundshëm lufte, me plane për të përballuar një fluks të papritur të të plagosurve nga zonat e konfliktit, përfshirë trupat aleate që kalojnë nëpër vend. Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar se një luftë e mundshme midis Rusisë dhe NATO-s mund të çojë në një “fluks masiv të njerëzve të plagosur dhe të sëmurë nga zona e konfliktit”, raporton NL Times. Prandaj, ministria e linjës bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë dhe organizatat e kujdesit shëndetësor, përfshirë Shoqatën e Spitaleve Holandeze (NVZ). “Ne po përgatitemi plotësisht në mënyrë…
Fushata dyjavore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen të dielën, më 2 nëntor, përfundon sot. Në mesnatë fillon heshtja dhe zgjat deri të dielën, në orën 19:00. Në raundin e dytë, zgjedhjet për kryetarë komunash do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë. Të shtunën, në komunat ku do të ketë një raund të dytë për kryetarë komune, të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak,…
Me datë 30.10.2025, rreth orës 20:35, nëpunës policorë nga SPB Shkup, sipas informacioneve operative të siguruara paraprakisht, ndaluan një automjet “Reno Megan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi. Gjatë ushtrimit të kontrollit në automjet janë gjetur 100 fishekë. R.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj. I njëjti dyshohet për vjedhje të rëndë. Policia njofton se informatën e kanë marrë mbrëmë rreth orës 22:00. Rasti ka ndodhur “Mustafë Xhigolli”. “Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë. Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është privuar nga liria shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçe nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV21. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura. “Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet pasagjerësh “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës…

