Një zyrtar i lartë i imigracionit amerikan pritet të largohet nga qyteti amerikan i Minneapolis, në atë që mund të shënojë një ndryshim në tonin e Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave fatale të një qytetari të dytë amerikan nga oficerët federalë gjatë fundjavës. Ndërsa komandanti i Patrullës Kufitare Gregory Bovino dhe disa agjentë të imigracionit largohen, “cari i kufirit” Tom Homan do të fillojë të udhëheqë përpjekjet në terren në qytetin e Minesotës pasi të shtënat me armë ndaj Alex Pretti të shtunën përshkallëzuan tensionet. Vendimi i presidentit Donald Trump mund të tregojë interesin e administratës, për të hequr…
Author: Hamdi Kumanova
Fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë mund të ndalohen nga rrjetet sociale që në vitin e ardhshëm shkollor, ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron. Macron tha se u kërkoi ligjvënësve të përshpejtojnë procesin e miratimit të legjislacionit që kufizon aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor këtë shtator. “Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje”, tha presidenti francez, shkruan euronews. “Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje, ose për t’u manipuluar – as nga platformat amerikane dhe as nga…
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat mbi importet e Koresë së Jugut në 25%, pasi akuzoi Seulin se “nuk po i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar. Në një postim në mediat sociale, Trump tha se do të rriste taksat mbi Korenë e Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe “të gjitha tarifat tjera reciproke”, raporton BBC. Trump tha se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa “ne kemi vepruar shpejt për të ulur tarifat tona…
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme dhe reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, teksa një stuhi e fuqishme dimri vazhdon të godasë vendin. Autoritetet kanë bërë të ditur se në disa raste është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, por ato lidhen me kushtet e ashpra të motit. Temperaturat shumë të ulëta pritet të vazhdojnë në pjesën më të madhe të lindjes së SHBA-së. Miliona qytetarë janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur, udhëtimet ajrore janë ndërprerë dhe qindra mijëra…
Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Siç raporton Euronews.al, 12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv. Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet njoftuan se kanë ndërmarrë hapin e parë për zgjidhjen e kaosit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje…
Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska para fillimit të seancës së sotme për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, bëri thirrje në rend dhe disiplinë në sallën e gjyqit duke porositur se “nuk ka gjyq pa rend”, dhe paralajmëroi se çdo prishje e rendit publik do të ndëshkohet dhe se kjo vlen për të gjithë në procedurë, si për palët e dëmtara, ashtu edhe të pandehurit dhe mbrojtësit. “Disa herë deri tani ndodh që të prishet rendi, që na e vështirëson zbatimin e procedurave sipas ligjit. Të gjithë të pandehurit…
Skandal i rëndë po ndodh në Komunën e Tetovës. Sot, më 26 janar, 370 punëtorë të Komunës së Tetovës janë lënë pa paga, në një kohë kur qytetarët po përballen me krizë të thellë ekonomike. Ndërkohë, sipas informatave tona, pagat po ekzekutohen për militantë partiakë të Lëvizjes BESA, ndërsa punëtorët e rregullt, që mbajnë funksionimin e komunës, mbesin pa të ardhura. Ky veprim përbën diskriminim të hapur, keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik. Veçanërisht alarmante është gjendja e rreth 70 zjarrfikësve të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, të cilët po ashtu janë pa paga, edhe pse çdo ditë rrezikojnë…
Në vitin 1944 ndodhi masakra më e kobshme në fshatin Bllacë, ku u vranë dhe u masakruan 137 persona, djem të rinj, burra, pleq të pa mundshëm, fare të pafajshëm. Me 14 nëntor 1944, brigada 16 sllave e serbo-maqedonasve futej në fshatin Bllacë bën rrethimin e fshatit duke gënjyer e mashtruar qytetarët e Bllacës. Paralajmëruan se në fshat do të kemi vetëm një manovër rutinore ushtarake, duke i thënë të mos keni frikë, jemi brigada e 16-të partizane, iu bëjmë thirrje fshatarëve të qëndronin pa frikë në shtëpitë e juaja. Ne jemi bashkë me ju në fshat të mos trembeni,…
Po më datë 25.01.2026, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën midis 24 dhe 25 janarit, me përdorim të forcës fizike është hyrë në kishën “Shën Gjergji” në fshatin Shemshovë të Tetovës. Sipas raportit, nuk është vjedhur asgjë, por është shkaktuar dëm material në derën hyrëse. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po e bëni para tij? “E para e punës, Aleanca për Shqiptarët s’ka të bëjë me Arben Taravarin. E dyta e punës, kjo është temë shumë serioze…tepër serioze, për t’ia lënë në duar një njeriu joserioz që pesë herë në ditë i ndryshon qëndrimet. Pak rëndësi ka paralajëmrimi, rëndësi ka nëse do ta bëjë? Ne jemi skeptik, prandaj e kemi bërë iniciativën tone”, ka thënë kreu i ASh-së zoti Ziadin Sela.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles informuan se po kryhet obduksion me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Më 25 janar, në ora 22:30, në stacionin policor të Kavadarcit është raportuar se në banesën e tij në fshatin Vozarci, Kavadarci, ka ndërruar jetë S.P., 24 vjeç, nga i njëjti fshat. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës – Kavadarci ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, njoftoi SPB – Veles.

