Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-ve me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro si president i vendit janë të numëruara. I pyetur nëse SHBA-të do të shkonin në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan tha në emisionin 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”. Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-të vazhdojnë të nisin sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në SHBA. Trump hodhi poshtë sugjerimet se veprimi…
Author: Hamdi Kumanova
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale ka reaguar edhe këngëtari Shkodran Tolaj me një mesazh të fortë në rrjete sociale, duke thënë se ai dhe ekipi i tij janë “tradhtuar”. “U tradhtuam! Urime palës tjetër. Kokën lart — lufta vazhdon!”, shkroi Tolaj, duke lënë të kuptohet se megjithë zhgënjimin, ai nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja politike.
Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, në një status në rrjetet sociale, ka shkruar se fitoren e zgjedhjeve lokale ia dedikon shokëve të tij të idealit që nuk jetojnë më. Azizi në statusin e tij emocional nuk përmed emrat e shokëve, por nga ajo që mund të kuptohet, ai flet për shokët e luftës çlirimtare të vitit 2001. “Të dashur miq, Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale përbëjnë një fitore historike për të gjithë shqiptarët. Këtë fitore historike ia dedikoj shokëve të mi të idealit që nuk jetojnë më, atyre me të cilët, shumë vite më…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka thirrur sot një mbledhje urgjente të Kryesisë Qendrore, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ku koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, arriti të fitojë vetëm një komunë – atë të Studeniçanit, shkruan gazeta KOHA. Mbledhja është thirrur nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti, dhe pritet të fokusohet në analizën e rezultateve të dy raundeve të zgjedhjeve, si dhe në mënyrën e ristrukturimit të partisë pas disfatës më të madhe elektorale në dy dekada. Ndryshe, mbrëmë pas shpalljes së rezultateve, lideri Ahmeti deklaroi…
Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore, Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të…
Nga koalicioni VLEN thonë se në zgjedhjet lokale qytetarët folën qartë dhe se rezultatet nuk janë një rastësi, por janë refuzim i hapur i politikës së vjetër. “Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime. Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar. Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet…
Më 31.10.2025, oficerët e policisë kriminale pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, komuna e Ohrit Gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt hotelierik në fshatin Mešeishtë, komuna e Debërcës, që përdorej nga i dyshuari G.M., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 1,357 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 488 bimë kanabisi, një kuti me plumba kalibri 7.62 mm, dy revole të vjetra, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike, një mbajtëse trombloni, një trup dhe një kapsulë ndezëse granate dore, si dhe pako me substancë të zezë ngjitur, qese me substancë…
Lewis Hamilton u largua i zhgënjyer nga Çmimi i Madh i Meksikës Britaniku kishte përpara ndoshta mundësinë më të mirë për të siguruar podiumin e parë të sezonit me Ferrarin, ose edhe diçka më shumë, por asgjë nuk shkoi sipas planit. Impulsi i Vershtapenit, një mbrojtje e paqëndrueshme dhe më pas ndëshkimi, i shuan çdo shpresë dhe tani numri i garave pa podium ka arritur në 19. Pas penalizimit prej 10 sekondash që i shkatërroi çdo shans, piloti nuk i fshehu nervat: “Jam shumë i zhgënjyer me FIA-n”, tha ai. Asnjë podium dhe vetëm disa suksese në garat e shkurtra,…
Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për 60 ditë ndaj ish-kryetarit të Odesës, Hennadiy Trukhanov, i akuzuar për neglizhencë zyrtare, disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia hoqi shtetësinë ukrainase. Gjykata e Qarkut Peçersk në Kiev e vendosi këtë masë më 31 tetor, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi Trukhanov dyshohet për keqmenaxhim gjatë përmbytjeve në Odesë, kur vdiqën disa persona. Ish-deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe kryetar i qytetit në Detin e Zi që nga viti 2014, Trukhanov ishte njoftuar disa ditë më parë se dyshohej për moskryerje siç duhet të detyrave zyrtare. Duke folur…
NJPB Kavadarci ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadarci kundër V.T. (47) dhe M.T. (52), të dyja nga Kavadari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” sipas nenit 251 dhe “Keqpërdorim i të dhënave personale” sipas nenit 149 të Kodit Penal. V.T., e punësuar si mësuese në një shkollë në Kavadar, më 04.09.2025, në një nga klasat, ka gjetur të hapur në kompjuterin zyrtar (laptopin e shkollës) profilin privat në rrjetet sociale të një kolegeje dhe në mënyrë të paautorizuar ka fotografuar biseda private, me qëllim…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup. “Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Drejtoria Kryesore e Inteligjencës ukrainase (HUR) ka kryer një operacion special në zemër të Rusisë dhe ka shkatërruar tubacionin ujor të naftës “Koltsovoyj” pranë Moskës. Sipas raportimeve të medias ukrainase United24, bëhet fjalë për një rrjet të gjatë 400 kilometra që furnizonte forcat ruse me benzinë, dizel dhe karburant aviacioni. Sot, shërbimi ukrainas i inteligjencës ushtarake konfirmoi se të tre linjat e tubacionit u shkatërruan mbrëmë në shpërthime të njëkohshme, ndërsa sulmi u krye në rajonin Ramensky të rajonit të Moskës, duke bërë që i gjithë sistemi të bëhet jooperativ. HUR-u ka raportuar se operacioni ka qenë i suksesshëm…

