Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi një takim pune me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer, ku u diskutuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në takim u theksua rëndësia e rritjes së shkëmbimit tregtar dhe nxitjes së investimeve direkte zvicerane në Maqedoninë e Veriut. Durmishi nënvizoi se vendi ofron kushte të favorshme për investitorët e huaj, veçanërisht në sektorët e prodhimit, inovacionit dhe ekonomisë së gjelbër, duke shtuar se krijimi i vendeve të reja të punës mbetet prioritet i Qeverisë. Të dyja palët shprehën gatishmëri për forcimin e mëtejshëm…
Author: Hamdi Kumanova
Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesve ligjor të palëve të dëmtuara, në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Seanca paraprake u shty me kërkesë të mbrojtëses së ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, avokates Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila në ndërkohë u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Avokati i sapozgjedhur i Popullit, Faton Selami sot dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt formalizohet marrja e detyrës në një institucion me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. “Zgjedhja dhe konstituimi i këtij institucioni, i cili për një periudhë ishte pa udhëheqje dëshmon se dialogu dhe përgjegjësia institucionale është rruga e duhur për forcimin e institucioneve demokratike. I urova z. Selamit sukses në ushtrimin e mandatit të tij, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se paralelisht me sistemin “Safe City” do të aktivizohen edhe automjete policore me kamera mobile në të ashtuquajturat pika të zeza. “Shumë më shpejt se gjashtë muaj do të mund t’i vëmë në funksion kamerat e implementuara në kuadër të automjeteve policore”, deklaroi Toshkovski. Ditët e fundit po kryhen testime të kamerave në të gjitha pikat ku ato janë të vendosura.
Partia opozitare LSDM reagoi publikisht duke deklaruar se Kryeministri Hristijan Mickoski është në krye të listës së politikanëve nga vendet anëtare të NATO-s me orët më të shtrenjta. Sipas LSDM-së, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është rezultat i politikës shtetformuese të kësaj partie, e cila është kujdesur për interesat e shtetit dhe jo për interesa personale apo luks individual. Sipas deklaratës, po të varej nga Mickoski, sot Maqedonia nuk do të ishte anëtare e NATO-s. Sipas deklaratës së pasurisë, Mickoski posedon një koleksion orësh me vlerë 60.000 euro, ndërsa paga minimale në vend është 396 euro, që sipas LSDM-së do…
Më 25.01.2026, në ora 22:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale fshati Jançincë – Tetovë, afër hyrjes për fshatin Neproshtenë, ka ndodhur një aksident trafiku midis tre automjeteve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilat drejtoheshin nga: E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobroshtë dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë. Në aksident, me lëndime të rënda trupore janë plagosur drejtuesi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36), të cilët pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik Tetovë, për shkak të gjendjes së rëndë, u transferuan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Po ashtu,…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur procedurë penale ndaj një shtetaseje 30-vjeçare të Republikës së Kroacisë, me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e dyshuar për kryerjen e veprës penale – Lëndim trupor, sipas nenit 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Mëngjesin e 25 janarit, në gjendje të dehur me 2.61 promilë alkool në gjak, e dyshuara ka ushtruar dhunë në familje dhe i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortit të saj. Pas një përplasjeje verbale, ajo ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur të dëmtuarin në shpatullën e majtë dhe të djathtë,…
Mëngjesin e sotëm, një makinë u përfshi nga flakët në bulevardin përpara ndërtesës së RTVM-së. Mjeti u shua brenda pak minutash, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Shkaqet e zjarrit dhe sasia e dëmeve materiale nuk dihen ende. Gjithashtu nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar. /Alsat.mk
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur të ndodhur në një fushë futbolli në komunitetin Loma de Flores, në komunën e Salamanca-s, në Meksikë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20 të pasdites së së dielës, ndërsa në stadiumin Campos de las Cabañas po zhvillohej një ndeshje amatore futbolli. Sipas raportimeve paraprake, dy automjete mbërritën në vendngjarje, nga të cilat zbritën katër persona të armatosur që hapën zjarr ndaj të pranishmëve. Të shtënat u dëgjuan edhe në komunën e afërt të Irapuato-s, rreth 15 kilometra larg, ndërsa në vendngjarje…
Një avion privat me tetë persona në bord u rrëzua gjatë ngritjes nga një aeroport i Maine të dielën në mbrëmje (25 janar), ndërsa zona u përfshi nga reshje të dendura dëbore, sipas autoriteteve. Bombardier Challenger 600 u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bangor-it rreth orës 7:45 të mbrëmjes sipas orës lokale të dielën (ora 2:45 e mëngjesit të së hënës, sipas orës greke), sipas Administratës Federale të Aviacionit ( FAA ). Aeroporti mbetet i mbyllur ndërsa ekipet e ndihmës së parë po vlerësojnë shkallën e dëmit. “Një incident në aeroport është nën hetim . Ekipet e…
“Në Bullgari, më mbeten rreth 300 euro më shumë në muaj nga rroga se në Gjermani”, thotë Kristina Borisova. Bullgarja 41-vjeçare u kthye në atdheun e saj në fillim të vitit 2025 pas tetë vitesh në Gjermani. Sot, Kristina jeton në Pomorie, një qytet i vogël në bregdetin e Detit të Zi, dhe vazhdon të punojë për punëdhënësin e saj gjerman si asistente administrative në sektorin e energjisë. Kompania e saj, me seli në Gera, i paguan të njëjtën pagë gjermane, edhe pse ajo punon nga Bullgaria. Për shkak të taksave dhe kontributeve më të ulëta të sigurimeve shoqërore në…
Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi, i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, hetimeve të thelluara për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura përgjatë vitit 2025 dhe janarit 2026, bazuar edhe…

