Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot do të shënojë hapjen e ceremonisë për festimin e 65-vjetorit të themelimit. Oktaj Hasani, sekretar i Departamentit të Historisë, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka pohuar se e gjithë ceremonia do të fillojë nga ora 16:00 në Amfiteatrin e Fakultetit. Sipas tij, të ftuar janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerë të Fakultetit Filozofik, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë. “Pra, do të jetë një aktivitet ceremonial që do të përcillet edhe nga dy ligjërata hapëse nga akademikët Rexhep Ismajli dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ukraina ka ndërmarrë për të tretën natë radhazi sulme me dronë kundër Moskës, duke shkaktuar pezullime të përkohshme në funksionimin e aeroporteve të kryeqytetit rus. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, mbrojtja ajrore rrëzoi 57 dronë ukrainas gjatë një periudhe tre-orëshe të mbrëmjes së së martës, mes tyre katër në periferi të Moskës dhe tetë të tjerë në rajonet përreth. Për muaj të tërë, ushtria ukrainase ka zhvilluar sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Moskës dhe zonave të tjera ruse, duke deklaruar se objektivi i tyre janë strukturat ushtarake dhe industriale. Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, njoftoi…
Drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni, informoi avokati i tij, Asmir Alispahiq, njofton 4NEWS.mk. “Me kërkesë të klientit tim, dua publikisht të bëj të ditur se ai, para gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarisht e ka deponuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës drejtor të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”. Ky është një akt moral i tashmë ish-drejtorit, i cili nuk dëshiron që opinioni të mendojë se në çfarëdo mënyre do të përpiqet ta pengojë…
Policia ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri për marrje ryshfeti. Ai dyshohet se ka kërkuar 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore. Ai është dërguar në mbajtje. “MARRJA E RYSHFETIT& KEQPËRDORIM I POZITËS APO ATORITETIT ZYRTAR- Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme…
Për shkak të mungesës së hapësirës në burgjet e vendit, qeveria belge dëshiron që disa të burgosur ta vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. Sipas agjencisë belge të lajmeve Belga, qeveria po shqyrton mundësinë që në vendin ballkanik ta marrë me qira ose ta ndërtojë një burg për personat e dënuar që nuk kanë status të ligjshëm qëndrimi. Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si edhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, udhëtuan së fundmi në Kosovë për bisedimet e para, shkruan n-tv, mediumi gjerman në pronësi të…
Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë sfida kryesore me të cilën do të përballet buxheti shtetëror gjatë vitit 2026. Pikërisht për këtë arsye është planifikuar edhe huamarrje e re me euroobligacion, për të cilin Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, njoftoi se është e mundur të tejkalojë edhe një miliard euro. Ndryshe, Qeveria sot miratoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen shpenzime prej 6,7 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 6,1 miliardë eurosh. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 përqind,…
Kompania e njohur ruse e naftës “Lukoil” ka njoftuar se planifikon të shesë të gjitha asetet e saj ndërkombëtare, pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaj saj dhe degëve të saj, përcjell INA. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të korporatës, theksohet se tashmë ka nisur shqyrtimi i ofertave nga blerës potencialë për blerjen e aseteve jashtë Rusisë. Procesi i shitjes po zhvillohet në përputhje me licencën për ndërprerjen e veprimtarisë, të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Kujtojmë…
Ligji për përmirësimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë përbën një reformë thelbësore që kapërcen boshllëkun shumëvjeçar mes synimit për një administratë evropiane dhe realitetit që po ndërtohet sot, tha ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, gjatë debatit publik me temë “Investim në dije – rruga drejt një administrate më efikase”. “Me këtë ligj po vendosim themelet e një sistemi transparent, efikas dhe të ndershëm, i cili do të mbështetet te profesionalizmi, ku përparimi do të bëhet përmes dijes, jo përmes lidhjeve”, theksoi Minçev. Sipas tij, themelimi i Akademisë për Administratë Publike do të ofrojë trajnime të strukturuara…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës. Nga MPB thonë se denoncimet janë të rrejshme. “Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Pas denoncimeve për bombave,…
Më 27.10.2025 në orën 17:00 në kalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, policia e privoi nga liria D.B.K. (41) nga Bogdanci, pasi gjatë kontrolleve kufitare u vërtetua se ai kërkohej nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë për të vuajtur dënimin me burg për një krim të kryer sipas nenit 367 të Kodit Penal. Ndërkohë, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa polake, me të cilin udhëtonte, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë me gaz.
Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU) inauguroi zyrtarisht BISTLAB | Laboratorin e Ekonomisë dhe Financave të Ballkanit në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Laboratori është themeluar në bashkëpunim me Borsa İstanbul A.Ş., duke shënuar investimin e parë të Borsa İstanbul jashtë Turqisë dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe ekonomike ndërmjet rajonit dhe Turqisë. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve akademike, financiare, mediave dhe komunitetit të biznesit. Të pranishmëve iu drejtuan Assoc. Prof. Liza Allili Sulejmani, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative; Prof. Dr. Lutfi Sunar,…
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po merr trajtim preferencial, pasi filloi një dënim pesëvjeçar me burg më 21 tetor në burgun La Santé në Paris.Siç u zbulua nga RTL Info, Presidenti i 23-të 70-vjeçar i Republikës Franceze gëzon privilegje në burg që të burgosurit e tjerë nuk i gëzojnë. Sipas RTL Info, privilegji më i madh i Sarkozy është se ai mund të marrë katër vizita në javë nga anëtarët e familjes së tij në burg, ndërsa legjislacioni përkatës u lejon të burgosurve të marrin vizita nga të afërmit vetëm tre herë në javë.Gjithashtu, orët e vizitave të ish-banorit të…

