Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e komunës Aerodrom, djali i saj 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas raportimit, ai e ka shtyrë me forcë djalin në bagazhin e automjetit të tij dhe i ka kërkuar t’i tregojë se kush po i godiste makinën me topa bore. Po ashtu, sipas denoncimit, ai ka sulmuar fizikisht edhe shokun e tij. Policia njoftoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Grupimi për prodhimin e cigareve, i cili është pjesë e Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit dhe Produkteve të Duhanit brenda Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, e përshëndeti iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë për modernizimin e Ligjit ekzistues për Mbrojtjen nga Duhanpira, duke e parë atë si një hap normal për përshtatjen me realitetin e tregut vendor. Megjithatë, ai konsideron se draft-ligji i propozuar në këtë mënyrë do të krijojë mospërputhje ligjore (ose prapambetje në harmonizimin me legjislacionin ekzistues), do të rrezikojë industrinë, do të godasë bizneset e vogla dhe të mesme, dhe gjithashtu do të nxisë tregtinë ilegale.…
VLEN ka reaguar pas akuzave nga BDI në lidhje me raportin e Transparency International për korrupsionin në vend. Nga VLEN thonë se është ironi e pastër që BDI/AKI flet për korrupsion. “Për një moment menduam mos ua ka thyer dikush faqen, sepse është e pabesueshme që pikërisht partia që e çoi Maqedoninë e Veriut në pozitat më të ulëta historike në Transparency International sot del të na japë leksione. Partia me disa persona non grata për korrupsion sot mban ligjërata për Transparency International”. “Nëse BDI ka harruar, opinioni nuk ka pse harron. Në kohën e tyre vendi zbriste…
Sipas Tetovasot, SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër S.J. (48) nga Kavadari për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”. Më 23.08.2025, gjatë një kontrolli në automjetin “Volkswagen Passat” që e drejtonte i dyshuari, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe metamfetaminë.
Sipas Tetovasot, SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.K. (56) nga Shkupi për “rrezikim të sigurisë” dhe posedim të paautorizuar të armëve. Ai kishte kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët me pushkë pa leje, ndërsa policia i sekuestroi armën dhe 71 fishekë.
Siç njofton Tetovasot, SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.B. (43) nga Tetova për falsifikim dokumentesh. Ai u kap në PK Tabanoc me patentë shoferi të falsifikuar nga Polonia.
Sipas Tetovasot, SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.P. (40) nga Kumanova për tregtim të paautorizuar me pasuri kulturore. Ai kishte blerë monedha dhe sende etnologjike nga shekujt 18 dhe 19, të mbrojtura me ligj.
MPB njofton se më 21.01.2026 në ora 11:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.P.(65) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 60-vjeçare se rreth orës 10:30 në shtëpinë familjare ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Me “kartonë të verdhë” u protestua mbrëmë para çimentores USJE në Shkup. Këta qytetarë pretendojnë se fabrika është ndotëse dhe po dëmton shëndetin e shkupjanëve. Ata nuk u besojnë matësve të fabrikës USJE, duke theksuar se asnjë ndotës nuk mund të pranojë vetë se sa ndot. Nëse fabrika nuk dislokohet, nuk vendoset monitorim 24-orësh dhe nuk ka reagim institucional, protestuesit paralajmëruan se do të radikalizojnë protestat. Kërkesat e tyre janë dërguar në mbi dhjetë institucione, duke kërkuar reagim të shpejtë. -Saktë para 6 vitesh, së bashku me një grup qytetarësh aktivistë, për herë të parë bllokuam USJE-n. Edhe atëherë…
Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshme në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Tre prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë. Për herë të…
Dy persona janë privuar nga liria gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gostivarit për raste të ndara të kërcënimeve dhe sulmit fizik, ndërsa në Tetovë është realizuar aksion kontrolli në trafik me dhjetëra sanksione. Sipas informacioneve që i raporton Tetovasot, më 21.01.2026 rreth orës 11:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria G.P. (65) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 60-vjeçare. Ajo ka raportuar se rreth orës 10:30, në shtëpinë familjare, ai kishte drejtuar kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit…
Disa autobusë nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik në Shkup nuk shkojnë deri te destinacionet përfundimtare në lagjet periferike, përcjell TV21. Qendra për Menaxhim të Krizave, duke u bazuar në informacionet e NQP-Shkup, njofton se bëhet fjalë për autobusët me numrat 11, 64, 74, 80 dhe 81.

