Author: Hamdi Kumanova

Që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, skena e futbollit në Arabinë Saudite është bërë papritur tërheqëse. Disa lojtarë të nivelit të lartë kanë ndjekur rrugën e portugezit, të tërhequr nga pagat që janë përtej mundësive të klubeve evropiane. Po sikur t’ju thonin se mund të jeni personi i radhës që do t’u bashkohesh atyre? Diku midis provokimit dhe shakasë, është postuar një njoftim konkret në “Futboljobs”, portali spanjoll i dedikuar mundësive të punësimit në botën e futbollit. Zakonisht përdoret për të gjetur trajnerë atletikë dhe lojtarë në ligat më të ulëta, kërkesa e postuar disa orë më parë vjen…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte regjistruar një procedim pas kallëzimit të depozituar nga PD, ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi informacionin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nis procedurën për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme. Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja. Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për…

Lexo më Shumë

Pavarësisht që shkollat nuk japin numër të saktë të nxënësve që mungojnë për shkak të gripit stinor, vet nxënësit tregojnë situatën epidemiologjike nëpër shkolla. Në një anketë për Alsat, ata thonë se për shkak të viruseve dhe gripit stinor, thuajse në çdo klasë mungojnë nga pesë e më shumë nxënës. “Ne të gjithë në klasë jemi 22, ndonjëherë mungojnë, vijnë 15 nxënës, mungojnë nga gripi”, tha një nxënëse. “Sa nxënës jeni në klasë? 32. A po vëreni mungesë të nxënësve dje edhe sot? Pak..4 vetë. Kanë tregu se pse? Po, kanë qenë të sëmurë”, u shpreh një…

Lexo më Shumë

Katër vjet burg për Muhsin Arifin, ish drejtorin e Klinikës së Geriatrisës në Shkup, i cili akuzohet për marrje ryshfeti. Gjykata Penale shpalli vendimin edhe për bashkëpunëtorin e tij në veprën penale, përkatësisht për të akuzuarin e dytë Blerim Ameti, i punësuar në Klinikën e Geriatrise në atë kohë, i cili u dënua me një vit e 10 muaj burg. “I akuzuari Muhsin Arifi dënohet me burg në kohëzgjatje prej 4 viteve, në të cilën dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa i akuzuari Blerim Ameti dënohet me burg prej një viti e 10 muaj, në…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff – duke folur në emër të administratës Trump – tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”. Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”. I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje. Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth Keep Watching Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme lidhur me Groenlandën, pas bisedimeve me NATO-n, duke u tërhequr njëkohësisht nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve evropianë që kishin kundërshtuar planet e tij për marrjen e ishullit, raporton BBC. Në një postim në rrjetet sociale, Trump dha pak detaje mbi diskutimet, të cilat si ai ashtu edhe NATO i përshkruan si “shumë produktive”. Pas javësh retorike që tronditën marrëdhëniet transatlantike, presidenti amerikan tha se takimi kishte çuar në krijimin e një “kornize” për një marrëveshje të mundshme. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Japonia ka rinisur punën në reaktor në centralin bërthamor më të madh në botë, gati 15 vjet pas një katastrofe në centralin e Fukushimës që e detyroi vendin të mbyllte të gjithë reaktorët e tij bërthamorë. Reaktori numër 6 në centralin Kashiwazaki-Kariwa, i vendosur në veriperëndim të Tokios, rinisi punën të mërkurën. Ai u vonua me një ditë për shkak të një mosfunksionimi të alarmit dhe pritet të fillojë të funksionojë komercialisht muajin tjetër. Ky është instalimi i fundit në rinisjen e energjisë bërthamore të Japonisë, e cila ka ende shumë punë për të bërë. Reaktori i shtatë nuk pritet…

Lexo më Shumë

Sipas standardit tonë, çmimet janë shumë të larta, pensionet shkojnë vetëm për ushqim, shteti duhet të qëndrojë në anën e qytetarëve për të përmirësuar fuqinë blerëse, thonë disa nga qytetarët para kamerës së TV Alsat. Sipas tyre ditëve të fundit çmimet janë rritur për mbi 10 denarë. “Janë të larta. Ka ndonjë zbritje? Ndoshta nëse diçka është para skadimit të afatit”, tha një qytetar. “Sot në markete çmimet janë katastrofike, me të vërtetë nuk kam fjalë, unë jam qytetar i vjetër në Maqedoni, kam lindur këtu, jetoj në Shkup dhe kjo nuk ishte në të 20-at e…

Lexo më Shumë

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi vendin. I dyshuari përfundoi në prangat e Policisë, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion. Dhuna fizike që ishte e pranishme edhe më parë në këtë familje, kulmoi këtë mëngjes, kur i dyshuari F.Boza ushtroi dhunë ndaj nënës deri në vdekje, raporton Klankosova.tv Personi i ndaluar, që rezulton se ka pasur çrregullime mendore, ka qenë i dënuar pikërish për dhunë në familje, në vitin 2021 dy herë dhe në vitin 2024.…

Lexo më Shumë

Më 21.01.2026, në orën 04:50, në DPB-në e Kriva Pallankës është raportuar se në rrugën magjistrale Dogana Deve Bair – Kriva Pallankë, në territorin e fshatit Uzem, një kamion “Scania” me targa kosovare, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Sipas informacioneve të MPB-së, shoferi N.H. ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe mjeku i Shërbimit të Urgjencës ka konfirmuar vdekjen.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka dhënë mbështetje të plotë vendimit për të filluar gjysmën e dytë të vitit shkollor më 20 janar. Ajo theksoi se ky vendim është i nevojshëm sepse nxënësit deri në moshën 15 vjeç tashmë kanë 900 orë mësimi më pak krahasuar me standardet ndërkombëtare. Sipas Janevskës, të gjitha hulumtimet përkatëse konfirmojnë se rregullsia më e madhe në mësime lidhet drejtpërdrejt me suksesin më të lartë të nxënësve. Lidhur me shqetësimet për përhapjen e viruseve, ministrja deklaroi me vendosmëri se gripi nuk merret vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi, në…

Lexo më Shumë