Author: Hamdi Kumanova

Shoqëria Aksionare e Shtetit për organizimin e lojërave të fatit – Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, reagon në mënyrën më të ashpër ndaj përpjekjeve tendencioze, malicioze dhe shpifëse të disa mediave me qëndrim kritik për të krijuar një perceptim të shtrembëruar dhe të pabazuar për ligjshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin institucional të punës së Shoqërisë, duke u udhëhequr nga parimet e mëposhtme: I. Strategjia ligjore, përgjegjësia institucionale dhe ekspertiza më e lartë akademike Lotaria Shtetërore e bazon punën e vet ekskluzivisht në parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe llogaridhënies institucionale. Për këtë qëllim, Shoqëria përfshiu ekspertizën më të…

Lexo më Shumë

Gjermania ka qenë prej kohësh një nga destinacionet kryesore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kërkojnë kushte më të mira jetese dhe pune. Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR), 161,044 shtetas të RMV-së jetojnë në këtë vend evropian, duke e bërë Maqedoninë një nga 25 vendet me diasporën më të madhe në Gjermani. Në një vend me mbi 14 milionë të huaj, shtetasit e Maqedonisë janë të 22-tët në numër, menjëherë pas Kinës dhe Iranit, dhe përpara Vietnamit. Të dhënat konfirmojnë migrimin e gjatë nga Maqedonia, por edhe praninë e qëndrueshme të…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor. Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, ka kërkuar dobi pronësore prej 20.000 eurove për të mundësuar pranim të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, u ofrua të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, me ç’rast është kapur…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Ohër ka organizuar pritje tradicionale vjetore për përfaqësuesit e korit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç asaj tradicionale. Sipas presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i dëshmuar civilizues që arrin të shemb njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura. “Ju, diplomatë personifikoni njohuri, shkathtësi, maturi dhe insistime në kërkimin e zgjidhjeve për problemet serioze, duke preferuar negociatat, marrëveshjet dhe nënshkrimet, në vend të konflikteve, shantazhit dhe armëve”, tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se personalisht beson më shumë në fuqinë e argumentit se sa në argumentin e…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e parë në vitin 2026 – në rend të ditës nëntë iniciativa Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e parë këtë vit, ku në rend të ditës janë caktuar nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe tre propozime për vendosje me Draft-vendim. Në rend të ditës së seancës së sotme është iniciativa, me të cilën kontestohet neni 2 paragrafet 1 dhe 4 dhe neni 73 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parashtruesi i iniciativës Sllavko Llazovski…

Lexo më Shumë

Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Aty ku bie borë, ajo pastrohet vazhdimisht me aktivitete të koordinuara të NP “Makedonijapat” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit. Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve. “Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate ka kritikuar ashpër kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe VMRO-DPMNE-në të cilës sipas kësaj partie opozitare u befasuan nga bora në janar. “Qyteti është i paralizuar, trafiku është në kaos. Shërbimet nuk funksionojnë, nuk mund të përballojnë këtë pak borë. Tani banorët e Shkupit duhet të presin që bora të shkrihet në rrugë për të lëvizur normalisht, thuhet në deklaratën e LSDM-së. “Nuk ka automjete të mjaftueshme për pastrim, por ka 161 tendera për partnerët e Orce dhe VMRO-së. A është ky një “Qytet i Sigurt”? Kjo është arsyeja…

Lexo më Shumë

Lidhur me ngjarjen tragjike në Restelicë të Dragashit, është deklaruar edhe Prokuroria e Prizrenit. Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se F.B e ka privuar nga jeta nënën e tij T.B, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre. “Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të borës në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë, nga ora 07:45 është vendosur ndalesë trafiku për automjete të rënda (kamionë). Gjithashtu, ndalim ka për kamionë në qafën malore Preseka, seksionin Mavrovë-Dibër dhe pikën kufitare Strugë-Qafë Thanë, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Makedonijapat dhe LAMM. Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Aeroplani i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas nisjes për në Zvicër për shkak të një problemi të vogël elektrik. Trump ishte në rrugë për në Forumin Ekonomik Botëror. Ai u kthye në Bazën e Përbashkët Andrews pranë Washingtonit për të ndërruar avion të martën në mbrëmje, pasi ekuipazhi në fluturimin e tij të parë identifikoi atë që Shtëpia e Bardhë e quajti një “problem i vogël elektrik” menjëherë pas ngritjes, raporton Reuters. Trump po udhëton për t’u bashkuar me udhëheqës të tjerë botërorë në Forumin Ekonomik Botëror në…

Lexo më Shumë

Mungesa e barnave për diabet në Maqedoninë e Veriut po bëhet shqetësuese për pacientët kronikë, sidomos sa i përket Ozempikut. Ky ilaç ndihmon në parandalimin e komplikime kardiovaskulare te pacientët me diabet të tipit 2, numri i të cilëve në Maqedoninë e Veriut arrin në rreth 136.000. Ozempiku është një ilaç për injektim, që përdoret përmes një stilolapsi të gatshëm, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Maqedonisë së Veriut (MALMED). Përdorimi i tij nuk shkakton dhimbje dhe është i ngjashëm me atë të insulinës. Në barnatoret për insulinë në Maqedoninë…

Lexo më Shumë