Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka shkruar se Isen Shabani ka fituar në zgjedhjet lokale në Vrapçisht duke fituar 88.13% të votave. Sipas Taravarit shumica garuan me konkurentë lokal, kandidatët e AKI-t kishin kundra shtetin dhe jashtë parashikimeve të tyre ne po fitojmë! Shihemi në raundin e dytë në Vrapçisht ku nuk ka më census, dhe Isen Shabani do të mund më në fund të festojë fitoren e tij që ky pushtet nuk po ia pranon dot!, përcjellë Top24 Isen Shabani ka fituar në Vrapçisht 88.13% të votave. Kjo fitore e bën kryetarin me përqindjen më të…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 16:30, kur nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari N.J. (65) e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 63-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtrimi përkatës penal.

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij dhe vëllai i saj. Sipas njoftimit të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e shtëpisë ku viktima dhe ish-bashkëshortja jetojnë të ndarë. Policia ka konfirmuar se personat e përfshirë janë S.K. dhe I.S. nga Gostivari, ndërsa po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Momente dramatike kanë ndodhur më 21 tetor rreth orës 19:00 në një shtëpi familjare në zonën Glina, në Kroaci, pas së cilës është arrestuar një burrë 58-vjeçar, i cili kishte 0.34 promilë alkool në gjak. Pas hetimeve në vendngjarje dhe përfundimit të hetimit penal, ai është akuzuar për katër vepra penale – tentim vrasjeje të rëndë, rrezikim të jetës dhe pasurisë, dhunë në familje, si dhe kërcënim për zjarrvënie të shtëpisë dy ditë më parë. Hetimet zbuluan se 58-vjeçari kishte djegur karburant në një nga dhomat e shtëpisë, ku në atë moment ndodheshin bashkëshortja dhe djali i tij. Në zjarrin…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, mbrëmë ishte mysafir në emisionin Triling në televizionin 24. Gjorgjievski theksoi se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Sipas tij, me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. “Na duhet vetëm një organizim i mirë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj publikimeve mediatike për gjoja ndërtimin e një godine banimi në parkingun pranë Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, duke theksuar se brenda Qendrës Klinike “Nëna Terezë” nuk po ndërtohen dhe as nuk planifikohen ndërtesa banimi informon Tetovasot. Sipas njoftimit, të gjitha ndërhyrjet ndërtimore që po realizohen në këtë zonë kanë të bëjnë vetëm me zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe me funksionimin e institucioneve publike në kuadër të qendrës. “Sigurojmë opinionin se puna e Klinikës po zhvillohet normalisht dhe qasja për pacientët është plotësisht e garantuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë. Institucioni sqaron…

Lexo më Shumë

Në gusht të vitit 2025, Maqedonia e Veriut prodhoi 381,301 MWh energji elektrike, ku 15% e saj erdhi nga burime të ripërtëritshme si panelet solare dhe turbinat e erës. Konsumi i gazit natyror ra me 40.1%, ndërsa ai i produkteve të naftës me 7.5%. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi i energjisë elektrike u mbështet kryesisht në burime tradicionale, por burimet e ripërtëritshme po rriten gradualisht: Termocentralet: 40.2% e prodhimit total Centralet e kombinuara: 22.9% Hidrocentralet: 20.8% Panelet solare: 9.8% Turbinat e erës: 5.2% Kjo tregon një përpjekje të vazhdueshme për diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e pjesëmarrjes së…

Lexo më Shumë

Gjorgji Galetanovski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LSDM në Qytetin e Shkupit. Dorëheqja është e parevokueshme dhe është bërë për arsye morale dhe personale. Ajo vjen pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM pësoi disfatë dhe fitoi vetëm 5 këshilltarë në Qytetin e Shkupit. TV 24 u përpoq të merrte një deklaratë nga Galetanovski, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve të tyre. Zyrtarisht, nga partia e Venko Filipçes vetëm kanë konfirmuar se dorëheqja është dorëzuar në selinë e partisë. “Dorëheqja është dorëzuar për arsye personale dhe morale dhe është dërguar në…

Lexo më Shumë

Në kuadër të muajit “Tetor Rozë”, një muaj i forcës, mbështetjes dhe shpresës së grave, Oda e Zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon një ngjarje simbolike dhe humane kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit dhe rëndësisë së parandalimit. Ngjarja do të mbahet në ambientet e “Qendrës së Trajnimit” të OZRMB, duke filluar nga ora 14:00. Ngjarja është pjesë e projektit “Arsimi dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të grave të rrezikuara”, i cili zbatohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup. Projekti synon të mundësojë fuqizimin arsimor, profesional dhe ekonomik të…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar fjalorin e përdorur prej tij si “banal, ofendues dhe të padenjë” për një lider politik shqiptar. Sipas VLEN-it, Ahmeti me deklaratat e tij ka treguar “humbje të kontrollit dhe panik politik”, duke shtuar se një njeri që ka udhëhequr për dy dekada “nuk mund të lejojë të ofendojë qytetarët shqiptarë dhe t’i quajë ata ‘Gazimestan’ apo të përdorë referenca të tjera fyese”. Në reagimin e tyre, VLEN konsideron se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më 19 tetor “u çliruan nga frika, presioni…

Lexo më Shumë

Më 24 tetor 2025, në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria një person 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare. Sulmi ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku si pasojë e goditjeve, gruaja ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas ndalimit të tij, N.J. është marrë në pyetje në stacionin policor dhe tani po zhvillohet hetimi përkatës. Pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj tij.TS

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tre raste të dhunës familjare “Më 24.10.2025 në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan e kanë privuar nga liria personin N.J. (65) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij 63-vjeçare, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, thanë nga SPB Tetovë. “Më 24.10.2025 në orën 22:40 në rrugën “Iliria” në Tetovë,…

Lexo më Shumë