Author: Hamdi Kumanova

Më 18.01.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria A.R. (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë periudhës së kaluar, nga shtatë automjete udhëtarësh në Kumanovë vodhi disa sende . Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

BDI në një kumtesë për media thotë e tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në Komunën e Çairit asnjë nga premtimet e Izet Mexhitit nuk është realizuar, madje nuk ka nisur as edhe një punë e vetme konkrete në terren. “Para zgjedhjeve, qytetarëve të Çairit iu premtua zhvillim, investime, projekte infrastrukturore, arsim i mirëfilltë, pastërti, përmirësim i jetës së përditshme e çka jo. Sot, pas tre muajsh qeverisjeje lokale, realiteti është krejtësisht i kundërt: premtime boshe, mashtrim elektoral dhe mungesë totale veprimi”. “Sot, asnjë shkollë nuk është renovuar, nuk ka asnjë investim të dukshëm në terren, Çairi vazhdon të…

Lexo më Shumë

“Mendoj se gjëja kryesore sa herë që duhet të hapet tema e njësive zgjedhore, përveç njësive zgjedhore duhet të jetë edhe diaspora. Diaspora duhet të votojë këtu dhe për këtu dhe me të drejtë të votojë me postë, pak a shumë shembulli i Kosovës është shembull i pëlqyeshëm që duhet të votojë me postë, por edhe Shqipëria që e implementoi të njëjtën. Mendoj që diaspora dhe në këtë periudhë kur bota është bërë e vogël, kur nuk është më ajo periudha e gurbeteve klasike, kur gurbetqarët tanë, prindërit tanë vishin një herë në vit. Tani i shohim dhe shyqir Zotit…

Lexo më Shumë

Pronari i klinikës private mbrëmë në emisionin “Show i mbrëmjes” në TV Alfa konfirmoi se ka pasur interesim dhe përpjekje nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, për të marrë pronësinë e “Zhan Mitrev”. “Po, ka pasur kontakte të tilla reale. Edhe me shkrim, jo vetëm verbalisht”, ishte përgjigjja pohuese e Zhan Mitrevit. Menjëherë pas këtyre pretendimeve, kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku reagoi ashpër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë të vazhdueshme të zezë dhe linçim publik” të drejtuar kundër tij. Ai i hodhi poshtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit…

Lexo më Shumë

Më 18.01.2026 në ora 23:36 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek hyrja e fshatit Bellovisht, zjarri ka përfshirë një automjet të udhëtarëve „BMW X5“ me targa kombëtare daneze, pronë e V.Z.(34) nga fshati Dobrosht, që ishte në lëvizje. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e festës Epifania – Uji i bekuar, në të cilën porosit që të bashkuar të bëjmë përpjekje të kontribuojmë për të tanishme të lumtur dhe të mirë dhe të ardhme të bekuar dhe të begatë. Në urimin e saj drejtuar kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar, si dhe besimtarëve ortodoksë, presidentja uron që festa të sjellë gëzim në zemër, dritë në shpirt dhe paqe në mendje. “Unë besoj se…

Lexo më Shumë

Më 18.01.2026 në ora 13:10 në Stacionin Policor Kodra e Diellit, A.D. nga Shkupi ka denoncuar se në pistën e skijimit, vajza e tij e mitur dhe shoqja e saj janë përplasur me një slitë metalike, të drejtuar nga një fëmijë tjetër, i cili ka qenë në shoqërim të prindit. Në përplasje lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura J.E., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Lexo më Shumë