Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në konsultim me prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Author: Hamdi Kumanova
Popullsia e Kinës ka shënuar rënie për të katërtin vit radhazi në vitin 2025, ndërsa normat e lindjeve kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për t’i rritur ato. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, popullsia e vendit u tkurr me 3.39 milionë banorë, duke arritur në rreth 1.4 miliardë deri në fund të vitit 2025. Rënia është më e shpejta krahasuar me një vit më parë. Shkalla e lindjeve ra në 5.63 për 1,000 banorë, niveli më i ulët që nga viti 1949, kur Partia Komuniste mori pushtetin. Ndërkohë, shkalla…
Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë. Rasti ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit. Njësitë policore reaguan menjëherë ndaj rastit dhe, me urdhër të prokurorit, bastisën shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Telegrafi/
Në vitin 2025, numri i miliarderëve në botë kaloi 3 mijë persona, me një pasuri të përbashkët prej 18.300 miliardë dollarësh, një koncentrim që Oxfam e quan si “i paprecedent historik”, sa tetë herë më i madh se PBB-ja e Italisë. Vetëm 12 miliarderët më të pasur zotërojnë 2.635 miliardë dollarë, më shumë se gjysma më e varfër e popullsisë botërore, rreth 4,1 miliardë njerëz. Raporti i përvitshëm i Oxfam, i publikuar para World Economic Forum në Davos, titullohet “Në prag të hendekut të pabarazisë”. Ai tregon se pasuria ekstreme nuk i jep vetëm avantazhe ekonomike të pakrahasueshme, por edhe…
Administrata e Donald Trump po konsideron mundësinë e ofrimit të azilit për hebrenjtë që largohen nga Britania e Madhe, për shkak të rritjes së antisemitizmit, raporton The Telegraph, duke cituar avokatin personal të presidentit, Robert Garson. Garson tha për gazetën se ka diskutuar me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve mundësinë që hebrenjtë britanikë të marrin strehim në Amerikë. Ai theksoi se ngjarje të fundit, si sulmi islamist në sinagogën e Manchesterit dhe rritja e antisemitizmit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, e bëjnë të besueshme se komuniteti hebre në Britani nuk ka një të ardhme të…
Në disa akse rrugore që kalojnë përgjatë përrenjve dhe grykave, janë evidentuar rrëshqitje të vogla dheu. NP Rrugët e Maqedonisë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalistikën ekzistuese të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet aktuale të rrugës. Ekipet operative të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për të siguruar qarkullim të rregullt dhe të sigurt në të gjitha rrugët.
Prokuroria Themelore Publike në Manastir lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 28-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka tentuar të kryejë vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Ndërsa kryente dhunë në familje në shtëpinë në të cilën jetonin së bashku në rrugën “Lavchanska Korija”, i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta gjyshen e tij. “Më 17 janar, pasi më parë e kishte bllokuar dhe mbyllur derën e përparme të shtëpisë me një sirtar, ai e kishte goditur gruan në…
Ekonomia kineze u rrit me 5 përqind në vitin 2025, duke arritur objektivin vjetor të Pekinit, megjithëse shënoi një nga zgjerimet më të dobëta në dekada, sipas statistikave zyrtare. Sipas të dhënave të publikuara të hënën, ekonomia kineze arriti rritjen e pritur pavarësisht luftës tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, pasi eksportet në rritje kompensuan konsumin e dobët dhe krizën e zgjatur të sektorit të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, rritja prej 5% mbetet shumë poshtë mesatares historike prej rreth 8% në periudhën 2000-2025. Në tremujorin tetor-dhjetor, Kina regjistroi zgjerim vjetor prej 4.5%, krahasuar me 4.8% dhe 5.2% në tremujorin e…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj gjyqtarit Gil Manzano dhe nivelit të arbitrimit në La Liga, pas humbjes 2-1 ndaj Real Sociedad. Fillimisht, trajneri gjerman pranoi përgjegjësinë për aspektin mbrojtës të skuadrës. “Duhej të mbronim më mirë. Në golin e dytë ishte e qartë. Ai gol na vrau”, ka thënë Flick. Megjithatë, kritikat më të ashpra i rezervoi për gjyqtarin e ndeshjes: “La Liga ka arbitra të mirë, por pastaj është ky tip. Nuk dua të harxhoj më energji duke folur për të”. “Para ndeshjes kisha lexuar disa komente dhe të gjithë e dinë…
Në konfliktin për Groenlandën, Presidenti Trump kërcënon me tarifa të reja doganore. Ministri i Jashtëm Wadephul njofton një përgjigje evropiane e nuk beson se marrëveshja e tarifave doganore e miratuar do të zbatohet. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka bërë të qartë se ai nuk pret që marrëveshja tregtare midis BE dhe SHBA, e arritur muaj më parë, të ratifikohet. “Nuk besoj se kjo marrëveshje është e mundur në situatën aktuale,” tha Wadephul në një raport nga Berlini. BE-ja dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje vitin e kaluar në mosmarrëveshjen për tarifat, e cila ende duhet të miratohet nga…
Një burrë është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet se zyrtarëve policorë ua ka prezantuar të rrejshme dokumentet personale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti zyrtarëve policorë u ka prezantuar dokumente personale që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dënuar me forcë sjelljen e disa “tifozëve” dhe lojtarëve të Senegalit, të cilët braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste për një penallti të diskutueshme, që më vonë u humb nga Brahim Diaz në minutën e 98-të. Infantino theksoi se skenat e dhunës dhe protesta të tilla janë të papranueshme në sport. “Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna: dënojmë me forcë sjelljen e disa ‘tifozëve’, si dhe të disa…

