Gjashtë deputetët e Levicës do të votojnë për ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje, konkretisht për “Safe City” në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, shkruan gazeta KOHA Koordinatori i Grupit parlamentar të Levicës, Boris Kërmov tha që në fillim të seancës së sotme se Levica mbështet Ligjin, ndërsa tha se kjo bëhet për sigurinë e qytetarëve. Kështu që, me 6 votat e Levicës, ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje pritet të kalojnë, pasi shumica parlamentare veçmë (VMRO-VLEN-ZNAM-Levica) i bëjnë mbi 80 vota deputetësh. (koha.mk)
Author: Hamdi Kumanova
Më 22.01.2026 në orën 21:50 në Stacionin Policor Gostivar, I.U.(40) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 15:15 në rrugën “Vëllezërit Bllazheski”, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person, pasi disa nxënës kishin hedhur topa bore drejt automjetit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Punonjësit e Postës së Maqedonisë sot protestuan në vendet e tyre të punës për shkak të vonesës së vazhdueshme në pagesën e pagave. Ata thonë se këtë muaj është arritur fundi sepse ende nuk ka paga, dhe tashmë është 23 janari. Sipas Sasho Dimitrievskit, kryetarit të Organizatës Sindikale të “Postës”, 60% e punonjësve punojnë për një pagë minimale. Ai njofton se protesta do të vazhdojë. “Nëse e njëjta gjë ndodh muajin tjetër, më 15, 16 (shkurt) do të ndërpresim punën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të marrim masa më të rrepta siç është hyrja në grevë. 1700…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, mori pjesë sot në mëngjes në një simpozium profesional, të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev”, i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike. “Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare”, deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë,…
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka inspektuar sot nga afër punimet dhe aksionet në terren për pastrimin e kanaleve kulluese, të cilat në shumë zona të komunës nuk kanë qenë të mirëmbajtura për vite me radhë. Nga Komuna bëjnë të ditur se këto ndërhyrje do të vazhdojnë pa ndërprerje, me fokus të veçantë në lokacionet më të ndjeshme dhe problematike, duke e cilësuar çështjen e kanaleve kulluese si një prioritet të drejtpërdrejtë të administratës aktuale. Njëkohësisht, Komuna e Strugës u bën apel qytetarëve që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në fushatën e sensibilizimit, duke shmangur…
“One Maqedonia telekomunikime” e kompanisë hungareze “For – aj – xhi” sot (10:30) në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) do t’i ndahet leje për punë si operator i tretë mobil në shtet. “One Maqedonia telekomunikime” e merr lejen pasi e pagoi kompensimin e njëfishtë për tre shtirjet e frekuencave, që u ndanë me tenderin e AKE-së, në vlerë të përgjithshme prej 8.020.003 euro. Me këtë kompania mund të fillojë me punë teoritikisht menjëherë, gjegjësisht të kërkojë qasje përmes rrjeteve të operatorëve ekzistues deri në ndërtimin e infrastrukturës së saj. “For – aj – xhi” në periudhën e ardhshme do të…
Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion, kështu vlerësojnë nga koalicioni VLEN. “Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër”, thonë nga VLEN duke nënvizuar se jeta e njeriut nuk ka çmim dhe nuk mund të relativizohet me kalkulime politike apo interesa ditore. “Ligji për zbatimin e sistemit “Safe City” tashmë hyn në procedurë parlamentare, si një hap…
Në seancën e djeshme të Këshillit të Kumanovës u hodh poshtë iniciativa për futjen pikës të rendit të ditës lidhur me tatimin e punëtorëve nga vendi që kanë punuar në Irak dhe Afganistani, transmeton Portalb.mk. Kjo nismë ishte parashtruar nga qytetarë të Kumanovës, si dhe nga këshilltarët e “Rend për Kumanovën”, por u refuzua me arsyetimin se Këshilli nuk ka kompetencë të vendosë për këtë çështje dhe se ajo është në kompetencë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Kryetarja e Këshillit, Ivana Gjorgjievska, propozoi që kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, të japë informacione për problemin, meqë ai personalisht kishte realizuar…
Ishkryeministri në arrati Nikolla Gruevski ka shpëtuar edhe nga një ndjekje penale, kjo për shkak se pjesa e lëndës ‘Talir’ ku ai ndiqej për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së është vjetërsuar, megjithatë akuza për larje parash mbetet ende, raporton Portalb.mk. Me vjetërsimin e njërës pjesë, institucionet kompetente nuk kanë më mundësi të vazhdojnë procedurën penale për veprën konkrete. Ky rast ka hapur përsëri debatin publik mbi efektet e ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023 për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Lidhur me këtë, dje foli prokurorja Lençe Ristoska e cila ndjek këtë lëndë. Ajo tha se “Prokuroria, pavarësisht vjetërsimit të…
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra dhe i këshilloi qytetarët të mos blejnë banesa që nuk janë ndërtuar. “Jam i shqetësuar se po krijohet një flluskë në industrinë e ndërtimit dhe do të doja t’u kërkoja qytetarëve të mos blejnë banesa pa i parë me sy e vetë. Të mos blejnë banesa me një të ashtuquajtur shënim në regjistrin e pronave, por të blejnë banesa në ndërtesa që tashmë kanë marrë një leje përdorimi. Sepse kam frikë se kjo flluskë mund të shpërthejë dhe se ndërtesa të shumta…
MPB Maqedoni njofton se (23.01.2026) në orën 00:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, oficerë policie të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (47) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës. “Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt në rrugë dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.57 promil alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është larguar nga trafiku dhe është ndaluar në stacionin policor”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes,…
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë eurosh, të ndara nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë, në Prishtinë. Hamiti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Lexoni të plotë njoftimin e tij: Një lajm i mirë nga Abu Dhabi për Spitalin e Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë Gjatë kësaj jave, i shoqëruar nga Këshilltari, z. Melhin Mahmuti, u prita nga Shkëlqesia e Saj, Dr.…

