LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë – Veles, 2,5 kilometra pas BP “Detoil”, trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 – 25 metrash. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut.
Author: Hamdi Kumanova
Prof. Dr. Ramiz Abdyli nuk ishte vetëm një emër i madh i historiografisë shqiptare, por ishte njeri i dijes, që me përkushtim dhe punë të palodhshme, la gjurmë të pashlyeshme në arsim, shkencë dhe në jetën kombëtare. “Nga bankat e shkollës në Llojan të Kumanovës, e deri në auditorët universitarë, ai mbeti gjithmonë shembull i dijes, urtësisë dhe përkushtimit ndaj kombit. Llojanit dhe popullit shqiptarë sot i mungon një figurë e madhe, por trashëgimia e tij do të jetojë përherë në librat, studimet dhe në kujtesën e brezave që ai edukoi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve.…
Mëngjesin e sotëm sërish janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovë. Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, kanë lëshuar hapësirat e shkollave. Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë të denoncime të rrejshme./TV21
Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt. Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe. Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i…
” Si Ministri po përgatisim një dokument që do të quhet Strategjia për prodhimin e orizit, sepse për ne si shtet është e rëndësishme ta ruajmë këtë kulturë strategjike, për shkak të rajonit dhe për shkak të cilësisë së këtij brendi të njohur”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një paraqitjeje në TV Star. Ministri rikujtoi se orizi tashmë është shpallur kulturë bujqësore strategjike. “Një segment që duhet të rregullohet më tej është mënyra dhe kushtet në të cilat do të realizohet blerja e orizit të papërpunuar. Në muajt e fundit janë…
Bekim Qoku Arrestimi i ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është një moment që kërkon reflektim serioz institucional dhe politik. Kujtojmë se ai është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shpallur non grata për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm, konkretisht për pranimin e ryshfetit me qëllim minimin e proceseve gjyqësore që lidhen me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret dhe figurë e lidhur me afera të shumta dhe politika antishqiptare. Artan Grubi është një nga protagonistët kryesor që gjyqësori në MV gëzon reputacionin më keq në rajon. BDI, shpesh më shumë një strukturë parapolitike sesa…
Pothuajse e gjithë shuma nga ajo e parashikuara së fundmi për autostradën Kërçovë-Ohër është paguar. Të dhënat tregojnë se deri më tani për këtë pjesë janë realizuar pothuajse 560 milionë euro, transmeton Portalb.mk nga Radio Evropa e Lirë. Zyrtarisht ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2014 ose disa muaj pas nënshkrimit të kontratës në nëntor të vitit 2013, por as pas 12 vitesh autostrada nuk është përfunduar. “Deri më sot janë realizuar 557.985.782,11 euro ose 93,3% e shumës së planifikuar për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër”, thuhet në të dhënat e fundit nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore (NPRRSH). Nëse shuma…
Xhezair Shaqiri i njohur si komandant “Hoxha”, ka reaguar pas kthyerjes ne Maqedoni te ish-kryeministrit te pare Artan Grubit. Ja reagimi i plotë: Burhani e Agimi po rrinë ne burg pa asnje deshmi afer 2 dekadash (20 vjet) te burgosur nga ish-politikanet me procese te montuara dhe shum te tjerë te pafajshem… Rexhail Qerimi vdiq ne burg duke pritur pafajsinë nga ata te cilet e ben fajtor per nje faj qe nuk e kish bërë, ku gjith opinioni e din ket te vertet e ata te cilet akuzohen per hajni me miljona,lirohen per disa orë. Drejtësi djallzore e antinjerzore!
Koalicioni VLEN ka shpenzuar afërsisht 640 mijë euro për reklamim në media gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve ka përfunduar te televizionet, ndërsa për gjithsej 31 portale të internetit dhe gazeta janë ndarë rreth 157 mijë euro. Në listën e përfituesve të mjeteve financiare figurojnë persona të afërm me koalicionin VLEN, përfshirë edhe funksionarë. Para kanë përfituar gjithashtu portale pa impresum, si dhe media ndaj të cilave janë evidentuar praktika joprofesionale, shkruan Portalb.mk. Nga Ardit Ramadani Të dhënat janë marrë nga KShZ në janar të këtij viti, ndërsa shumat për media në infografika përfshijnë TVSH dhe…
Pasagjerët në transportin publik në Shkup tani do të jenë në gjendje të rimbushin kartat e tyre të autobusëve NQP në internet, pa pasur nevojë të jenë të pranishëm fizikisht dhe pa pritur në sportelet e biletave, njoftoi kompania. Funksionaliteti i ri është i disponueshëm përmes faqes zyrtare të internetit, ku përdoruesit mund të shtojnë bileta ose fonde në kartë brenda pak minutash, duke përdorur një telefon ose kompjuter. Sipas NQP-së, procesi zhvillohet në disa hapa të thjeshtë dhe duhet të zvogëlojë radhët në sportelet e biletave, si pjesë e dixhitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve të transportit publik.…
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme. “Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268…
Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani. Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më…

