Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot në Maqedoninë e Veriut është aksidentuar një autobus me targa të Shqipërisë. Si pasojë, shoferi është lënduar rëndë, ndërkaq 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë nga Shqipëria. “Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të…

Lexo më Shumë

“Nuk je tip nëse e humb jetën në maturë!”, “Tregoje maturën në vepër!”, “Në festën e maturën pa automobil!”, janë porositë me të cilat Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve ua uroi maturën të gjithë maturantëve. Nga KRSKRR, tregojnë se askush nuk e konteston vlerën e maturës për çdo maturant, për familjen e tij, për më të afërmit e tij, por që brengos mënyra në të cilën festohen mbrëmjet e maturës: organizohen gara me automobila, drejtohen automjetet pa patentë shoferi, vozitet automjeti nën ndikim të alkoolit, bëhen fotografi dhe video të cilat postohen në Fejsbuk gjatë vozitjes së…

Lexo më Shumë

Shkruan: Syrija Rashidi Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja. Çdo tentim për promovim të vlerave që janë në kundërshtim me kodin etik të shqiptarëve në veçanti dhe shumicës së qytetarëve në përgjithësi, tejkalon të drejtat individuale në të cilat thirren. Kjo tanimë po bëhet një agjendë, që herë quhet e gjelbër dhe herë me emra të tjerë, por në thelb është një imponim i dhunshëm i një propagande të papranueshme për shumicën absolute të popullatës tonë.

Lexo më Shumë

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi punon me mungesë të kuadrit profesional dhe kushteve për punë edhe pesë muaj pas themelimit. Anëtarja e Komisionit Vesna Bendevska thotë se për momentin nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që të mund të punësojnë kuadro adekuat. Shton se transferimi i kuadrove nga institucionet e tjera është i vështirë për shkak të procedurave administrative. Në vijim është marrja e gjashtë të punësuarve të parë, persona profesional të cilët na nevojiten së tepërmi që të mund të funksionojmë. Deri në këtë moment, i hapëm të gjitha 78 anketat e mbetura nga Komisioni i mëparshëm për Mbrojtje…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka filluar rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale me një strategji të pazakontë për partitë politike. Shefi i Shtabit Qëndror, nënkryetari Remzi Mehmedi, ka filluar takime vetëm me kryetarët e degëve dhe kryetarët e mëndegëve në të gjjtha vendbanimet ku planifikojnë të garojnë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Në këto takime siç mësohet nga informatat e plasuara nga vetë partia, kreu i shtabit njoftohet me problemet reale të çdo vendbanimi, si dhe njofton drejtuesit e strukturave lokale me planet për aktivitetet që do të pasojnë pas këtij procesi. Takimet në rreth të ngushtë me udhëheqësit lokal kanë për qëllim…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.147 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq viktima nuk ka. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.669 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.950 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë.

Lexo më Shumë

Driton Sulejmani nga Partia politike Alternativa e ka thumbuar kryeministrin Zoran Zaev në lidhje me ditën e Paradës që sot është realizuar në Shkup. Ai ka shkruar, se Zoran Zaev dallon pak prej Gruevskit, në pikën ku i dikurshmi nuk lejonte paradat e krenarisë, ndërsa ky po i promovon këto vlera, transmeton Almakos. “ Dallimet e vetme nga regjimi i Gruevskit me regjimin hibrid të këtij specaxhiut kryeministër dhe qeverisë së tij janë rritja enorme e përgjithshme çmimeve dhe shëtitja e lirë e pederave dhe lesbikeve nëpër rrugët e Shkupit duke promovuar degjenerimin si vlerë. Kjo do të duheshte të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë. Zgjerimi i BE-së është një nga elementet që do të ndërtojnë këtë të ardhme, të mbështetur në një angazhim të vendosur dhe vizion të përbashkët. I udhëhequr nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje ka arrestuar edhe dy dilerë të drogës, këtë herë në Tetovë. “Më 25.06.2021 në ora 19.45 në pikëpagesën në Zhelinë, policët kanë arrestuar G.R.(43) nga Reçica e Vogël dhe E.A.(31) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën “BMW” me targa të Tetovës, tek të dy është gjetur marihuanë dhe kapsula ekstazeje”, thuhet në njoftim, transmeton TV21. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të shqiptohet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 510.351 doza të vaksinave, ndërsa 214.571 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 8.792 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.418 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 462.211 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 51% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë…

Lexo më Shumë