Driton Sulejmani nga Partia politike Alternativa e ka thumbuar kryeministrin Zoran Zaev në lidhje me ditën e Paradës që sot është realizuar në Shkup.
Ai ka shkruar, se Zoran Zaev dallon pak prej Gruevskit, në pikën ku i dikurshmi nuk lejonte paradat e krenarisë, ndërsa ky po i promovon këto vlera, transmeton Almakos.
“ Dallimet e vetme nga regjimi i Gruevskit me regjimin hibrid të këtij specaxhiut kryeministër dhe qeverisë së tij janë rritja enorme e përgjithshme çmimeve dhe shëtitja e lirë e pederave dhe lesbikeve nëpër rrugët e Shkupit duke promovuar degjenerimin si vlerë. Kjo do të duheshte të jetë sinjal i mjaftueshëm për shqiptarët që po e përkrahin partinë dhe kryeministrin që po mundohen të shkatërrojë më të vlefshmën që kanë shqiptarët, familjen. Nëse këtë ua shesin si diçka që e kërkon BE të ju përkujtoj se Hungaria dhe Polonia janë vende anëtare të BE ku këta të degjeneruarit nuk mund të shëtiten dhe promovohen nëpër sheshe siç po e bëjnë në Shkup.”, shkruan Driton Sulejmani.



