Author: Hamdi Kumanova

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 1 deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM e udhëhequr nga humbësi Hristijan Mickoski vazhdimisht qëndron në mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve”. “Me protestën e sotme edhe një herë dëshmojnë se janë në mbrojtje të dhunës, në mbrojtje të përpjekjeve për puç, për mbrojtje të tentim vrasjeve të deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga LSDM shtojnë se Nikolla Gruevski qëndron pas protestës për mbrojtjen e terrorizmit që u nxit nga vet OBRM-PDUKM-ja. “Mickoski është vetëm zbatuesi i mentorit të tij në Budapest. E vetmja detyrë e Mickoskit është mbrojtja e krimit në radhët e…

Lexo më Shumë

Gjendja epidemiologjike me coronavirusin pritet që ditëve të ardhshme të analizohet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe më pas të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festave të Pashkëve. Masat e tanishme aktuale për orë policore dhe kufizimet tjera vlejnë deri më 27 prill. Sipas ministrit të Shëndetësisë, edhe pse gjendja me coronavirusin po stabilizohet, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm maksimalisht. “Qytetarët maksimalisht duhet t’i respektojnë masat që janë në fuqi, posaçërisht duhet të jenë të kudjesshëm gjatë festave fetare, të cilat paraqesin rrezik të madh epidemiologjik”, tha Filipçe./Telegrafi/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot në orën 11:00 do të protestojë, duke mbështetur të dënuarit për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 Prill, 2017. Njoftimin për protestë e bëri lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Sipas tij, protesta do të fillon para Qeverisë dhe do të mbaron para Kuvendit. Mbështetja online për protestën erdhi nga disa anëtarë të partisë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, por edhe nga Budapesti. Ish-kryeministri i arratisur Nikola Gruevski beson se protesta që kërkon lirimin e të dënuarve më 27 prill është e justifikuar. Ai i konsideron vendimet gjyqësore të padrejta dhe – siç thotë ai – të bazuara mbi…

Lexo më Shumë

Që nesër fillon pagesa me etapa e pensioneve të prillit. Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale informoi se pensionet do të paguhen para kohe dhe me etapa, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi. Siç theksojnë nga Ministria, marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione me lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet të hënën 26 prill, për pensione me lartësi prej 11.001 deri në 14.800…

Lexo më Shumë

Kjo është shtëpia e Mile Dumiç. Para dy muajve flakët ia bënë shtëpinë hi. Nuk mbeti asgjë nga ajo që kishte punuar e ndërtuar me vite. “E gjitha që u bë për 50 vjet, për pesë minuta shkoi”. Mile punon si roje nate. Kur u kthye herët në mëngjes në shtëpi i pa flakët e para. “Ishte ora 15 minuta para orës 8. Hyra normalisht në shtëpi si çdo ditë tjetër e hapa derën, dhe kur e hapa derën kishte flakë, u mundova ta shuaj por kishte shumë tym e flakë, edhe unë nuk jam mirë me zemrën nga tymi…

Lexo më Shumë

Një pacient i infektuar me Kovid 19 ka ikur mbreme nga spitali modular në Shtip. Pak kohë më vonë, ai është gjetur i vdekur nga policia afër një rruge, transmeton gazeta Lajm. Fillimisht policia ka menduar se bëhet fjalë për njeri të aksidentuar nga ndonjë makinë, por më pas kanë konstatuar se nuk ka gjurmë dhune në trupin e tij, shkruan Dosie. Bëhet fjalë për pacient 75 vjeçar nga Probishtipi, i cili në spital ka qenë i kyçur në maskë oksigjeni. Supozimet e para janë se ka vdekur nga pneumonia.

Lexo më Shumë

Shërbimi psikologjik nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, fillon fushatë për ndihmë psikologjike falas dhe mbështetje për pacientët me kovid, njoftuan sot kompetentët nga institucioni shëndetësor. Të interesuarit të cilët kanë nevojë për bisedë me psikolog mund të lenë të dhënat në porosi (emri, mbiemri dhe telefoni për kontakt) në profilin e Fejbukut të spitalit në të cilët do të kontaktohen çdo ditë pune prej orës 12 deri në orën 15. Shërbimi do të jetë falas. “Të dhënat statistikore tregojnë praninë e problemeve psikoemocionale te një numër i madh i të sëmurëve dhe atyre që e kanë kaluar kovidin. Fushata…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  vlerëson se teatri që po ndodh në parlament, në tempullin e demokracisë, është indikator për shumicën e brishtë parlamentare dhe një tentative anemike për defokusim nga aferat e shumta kriminale, dështim total në menaxhimin me pandeminë dhe paniku nga potenca politike e opozitës të bashkuar shqiptare. Partitë opozitare vlerësojnë se pjesëmarrja në seancë parlamentare e deputetëve pozitiv me virus dhe të sëmurë me COVID 19 ishte edhe një skandal i radhës i shkaktuar në relacionin kryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Xhaferi – Karaxhovski. “Ky bashibozlluk i kësaj dyshe dëshmon për qeverisje haotike…

Lexo më Shumë

Të shumta ishin reagimet rreth veprimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski i cili refuzoi të pranojë administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit për shkak të arsimit jo të duhur. Ai në deklratë për “Fokus”, sqaron gjithë situatën, ndërsa edhe kryeministri Zaev dhe zëvendësat e tij, Grubi dhe Nikollovskit dhanë qëndrimet e tyre. “Atë që ua thash unë nuk ishte vendim, por zbatim i ligjit në një institucion që Qeveria ma besoi mua ta udhëheq. Ndryshe nuk di dhe nuk dua të punoj”, tha Paunovski. Ndryshe, kryeministri Zaev për gjatë ditës së djeshme deklaroi se pret…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe një herë bëri thirrje për vaksinim të popullatës në mënyrë që t arrihet imuniteti kolektiv dhe të kthehet jetesa në normalitet. “Vaksinimi është mënyra më e mirë për luftimin kundër pandemisë. Secili prej nesh duhet ketë pjesë në këtë luftë. Vetëm kështu mund ta kthejmë jetesën normale”, shkruan Filipçe. Ai bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë në ueb-faqen vakcinacija.mk. Ndryshe, javën e ardhshme pritet që të arrijë 200 mijë vaksina kineze të siguruara nga Qeveria e Maqedonisë dhe me këtë të fillojë vaksinimi masiv.

Lexo më Shumë

Çdo ditë të bëni polemikë, me Zëvendës Kryeministrin, me Kryeministrin, me institucionet. Është një sfidë që nuk lejohet – deklaroi një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev. Kjo deklaratë e Zaevit, me të cilën ai njoftoi shkarkimin e drejtorit të inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, për shkak të kundërshtimit, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Nga Qeveria sot njoftuan se mbeten në qëndrim për shkarkimin e drejtorit. Reagimi i Zaevit erdhi pasi Paunovski tha përmes mediave, se ai nuk do të pranonte vendimin e qeverisë për të punësuar 35 persona në inspektorat, që kanë ndenjur në shtëpi vite me…

Lexo më Shumë