Siç njoftojnë nga policia, gjatë orëve të pasdites më 24 prill, në policinë e Shkupit është denoncuar se në fshatin Ognjanci, në Lumin Vardar është gjetur një trup i pajetë. Siç njoftojnë nga MPB, trupi është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. Nga policia njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Ajo vite me radhë ka qenë punëtore tekstili e cila ka qenë dëshmitare e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, por këtë e ka ndjerë edhe në lëkurën e vete. Kjo e ka inkurajuar të formojë shoqatën “Punëtori i zëshëm i tekstilit” ku është kryetare. Kristina Ampeva është luftëtare për të drejtat e punëtorëve të tekstilit dhe më në fund pas 3 dekadave thotë se është dëgjuar zëri i tyre. Paraprakisht nga frika se do të humbin vendin e punës kanë heshtur për padrejtësitë me të cilat janë përballur. “Ajo që më pengonte ishte që na paguhej pagë nën minimalen…
Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” se objekti turistik dhe hotelerik është sektori më i prekur nga kriza e pandemisë dhe për këtë shkak, në kuadër të Paketës së gjashtë ekonomike, është paraparë edhe ndihmë për ata. “Mbështetje financaire prej 30.750 denarë për të gjithë muzikantët, anëtarët e shoqatave të muzikantëve, si dhe për udhëheqësit turistik të licencuar, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur të hyra neto prej 15 mijë denarëve”, shkruan Zaev. Ai shton se agjencitë turistike do të mbështeten me 1.4 milionë euro, ndërsa Agjencitë Turistike me licencë A do të marrin nga 5.000 euro, ndërsa agjencitë turistike…
Mbrojtja e Jordan Kamçevit i dërgoi letër të hapur 47 ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës duke kërkuar monitorim ndërkombëtar të rastit “Perandoria”. Avokati, Toni Menkikoski thotë se letra është për shkak se Maqedonia është nën monitoring të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në pjesën që i referohet zbatimit të masës së paraburgimit dhe duhet të veprojë në përputhje me Planin aksionar. Gjithashtu kërkohet monitorim ndërkombëtar i rastit. Menkikoski shton se është e papranueshme të kryhen sulme publike dhe presione ndaj mbrojtjes së Jordan Kamçevit, përmes kumtesave dhe deklaratave që përfaqësojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe diskreditim i…
Sipas kodit qeveritar të etikës, një zyrtar shkarkohet edhe nëse nuk pajtohet publikisht me një vendim të caktuar të Qeverisë. Sidoqoftë, në mënyrë që shkarkimi i tij të ndodhë, duhet të iniciohet nga Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e kodit të etikës, dhe jo nga Kryeministri Zoran Zaev. “… Pres që të bëhet propozim për shkarkimin e tij. Edhe atë nga Lupço Nikolovski “, tha Zoran Zaev, Kryeministër. “… Pres që të bëhet propozim për shkarkimin e tij. Edhe atë nga Lupço Nikolovski “, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër. Në rastin e drejtorit të…
Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 314 raste të reja të infektuarve me Kovid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 557 pacient të shëruar. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 143, më pas radhitet Kumanova me 30 të infektuar, Manastir 18, Velesi 16, Strumica 15. Shkupi regjistron edhe numrin më të lartë të pacientëve të cilët kanë humbur jetën, gjithsejtë 8, Manastiri 5, Kumanova 2, Strumica 2 dhe Kriva Pallanka 2 viktima. Ndërkohë nga një viktimë regjistrojnë: Tetova, Velesi,…
Klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova pas fitores ndaj Borecit me rezultat 3-1 edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut. Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendas priti Borecin, në pjesën e parë në minutën e 13 Egzon Bejtullahi shënoi një auto gol ku ju dha përparsi miqëve dhe me rezultat 0-1 mbaroi edhe ndeshja e parë. Pjesa e dytë ishte loja fantastike e Shkëndijës ku për 7 minita shënuan tre gola, ishte Murati që barazoi Rezultatin në minutën e 62, pas tre minuta lojë Besart Ibrahimi shënon golin…
Me 24.04.2021 në ora 21.00 në fshatin Gradashorci, Strumicë, zyrtarët policor nga SPB Strumicë e kanë arrestuar V.T.(18) nga fshati Gradashorc, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale sipas nenit 215 dhe nenit 206 nga Kodi Penal./Almakos/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhëna rreth pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku sipas uebfaqes së këtij institucioni nga raportimet e 2.410 qendrave nga 5.199 gjithsej, pjesëmarrja deri në orën 14:00 në rang vendi është 35,61 për qind, raporton Anadolu Agency (AA). Nga ana tjetër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Duke folur për numrin e vogël të qendrave që raportuan të dhëna fillimisht, Celibashi tha se kjo ka ndodhur për faktin se aplikacioni…
Me 24.04.2021 në ora 18.30 në Gostivar, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar e kanë arrestuar një 17 vjecar nga fshati Vrutok, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë dhe fara të kanabisit, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 3 184 raste të reja nga realizimi i 15 840 të testuar. Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 207 raste të vdekjes së pacientëve të infektuar me virusin korona, por 15 prej tyre kishin ndërruar jetë në muajin mars në klinika private. Sfidën me virusin korona e kanë tejkaluar gjatë javës gjithsej 6 686 pacientë të shëruar. Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 707 095 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 150.274, numri i të shëruarve…
Një 15 vjeçar humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në fshatin Marinë, i cili ndodhi ndërmjet një automjeti dhe mopedi, i drejtuar nga 15 vjeçari, njoftoi MPB. “Dje në orën 13:20 në SPB Shkup ishte denoncuar se në rrugën “500” në fshatin Marinë, të Shkupit, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes automjetit ‘Reno’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (30) nga Shkupi dhe një mopedi ‘aplilia’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga pesëmbëdhjetë vjeçari nga Shkupi. Nga lëndimet e mara minoreni ka nderuar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës…

