Dje rreth orës 15.00, tek kryqëzimi për në fshatin Grupçin të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë arrestuar 34-vjeçarin S.B. nga Bojana e Shkupit, i cili ka qenë si pasagjer në veturën ,,Hyundai“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.S. nga i njëjti fshat, është sjellë në mënyrë agresive ndaj pjestarëve të policisë të cilët kanë qenë duke kryer detyrimet zyrtare informon Tetovasot . I njëjti është ndaluar në Njësinë Policore Grupçin dhe kundër tij do të ngrihen parashtresa adekuate.
Author: Hamdi Kumanova
Dje në ora 08:15, personi P.I. (52) nga Debreshi i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se natën midis 24/25 prill, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në kishën “Shën Gjergji” në këtë fshat dhe kanë vjedhur para informon Tetovasot . Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe çështja po sqarohet dhe dokumentohet.Ts
Edhe pse gjenden në presionin e luftimit të virusit Covid-19 duke vaksinuar mijëra qytetarë në ditë, punëtorët shëndetësorë që kryejnë imunizimin e qytetarëve në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski” në Shkup, gjejnë forcën edhe të këndojnë. Duke kënduar, një pjesë e personelit kërcejnë duke kënduar këngën “Vaksina, vaksina”. “Pak do të djegë, pak do të shpojmë, por duhet të vaksinën”, thuhet mes tjerash në këngë./TV21
Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika të tjera në rendin e ditës, ndër të cilat si e fundit është interpelanca për punën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paraqitur nga deputetët e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Interpelanca në Kuvend është pranuar më 24 shkurt të këtij viti, ndërsa 12 deputetë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksojnë se “pas arratisjes së Gruevskit dhe arratisjes së pretenduar të Mijallkovit, ata kërkojnë përgjegjësi nga Spasovski”. Deputetët nga partitë shqiptare të opozitës theksojnë…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kundërshton ashpër digjitalizimin e librave të propozuar nga Ministria e Arsimit. “Kur flisni për digjitalizim, ne shohim diçka abstrakte, digjitalizim pa pajisje digjitale. Kjo është e papranueshme për ne sepse nuk mundet ministrja të vendos pa u konsultuar me asnjë nxënës. Ne nuk jemi kundër digjitalizimit, por vlerësojmë se digjitalizimi është kundër vendit tonë duke pasur parasysh mësimin online që shumë nxënës nuk kishin qasje për shkak të mungesës së pajisjeve dhe infrastrukturës digjitale”, tha Blendi Odai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, sipas të cilit sistemi arsimor duhet të…
Kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kryetarja e Këshillit, Atina Murgashanska, janë eliminuar nga kandidimi për anëtarë të rinj të Këshillit Qendror të LSDM-së, njoftojnë mediumet lokale në gjuhën maqedonase. Burime brenda partiake në LSDM kanë thënë se të dielën në konferencën komunale gjatë votimit të kandidatëve të rinj janë “eliminuar” edhe njerëz tjerë të afërt me Dimitrievskin dhe Murgashanskën. Sipas atyre burimeve, kanë kaluar Oliver Spasovski (ministër aktual i punëve të brendshme, deputetët Martin Kostovski dhe Lidija Tasevska si dhe kandidatë tjerë të afërt me Spasovskin dhe Kostovskin, transmeton gazeta Lajm. Gjatë konferencës ka pasur debat të nxehtë…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me drejtorët e spitaleve dhe qendrave kovid ka shkruar se presioni në spitale është ulur dukshëm në krahasim me dy javët e fundit. transmeton Alsat. Ministri Filipçe apelon tek qztetarët që të kenë kujdes të shtuar periudhës në vijim. “Në krahasim me dy javët e kaluara, dukshëm është ulur presioni në lidhje me nevojën për të shtruar pacientë në spitale. Disa reparte do të lirohen nga detyrimi për të pranuar pacientë me Covid-19 dhe do t`i kthehen gjendjes normale. Megjithëse situata epidemiologjike dhe situata në spitale po stabilizohen, duhet bërë një kujdes ekstrem…
Ministria për Punë të brendshme gjatë ditës së djeshme (25.04.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 210 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 41 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar edhe 3 sanksione për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 19 gjoba për motoçiklistët, 3 gjoba për vozitës fillestar dhe 6 të tjera për parkim të parregullt.
Mjekët dhe infermieret janë ata që kanë qenë në front të parë duke u përballur me luftën kundër Covid-19. Jo një ditë apo dy por plot 13 muaj pa ndërpre, në vendin tonë shumë mjekë dhe infermiere edhe e kanë humbur betejën me Covid 19, andaj kjo e ka vështirësuar edhe më shumë situatën për personelin mjekësor. Shoqata e motrave medicinale në Maqedoni “Florenc Najtingen” në çdo qytet ka shpërblyer me mirënjohje nga një infermiere e cila është përballur 13 muaj me pandeminë në vendin tonë. Në spitalin e Kërçovës kjo shoqatë dekori me mirënjohje Arjana Sadikun e cila 13…
Sipas burimeve të Alsat nga qeveria, kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit. Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në ora 20:00 ose 21:00, varësisht nga ajo se kur do të filloj ora policore, nga ora 21:00 apo 22:00. Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pas parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria për Alsat planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe…
Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote. Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë. Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.
Siç njoftojnë nga policia, gjatë orëve të pasdites më 24 prill, në policinë e Shkupit është denoncuar se në fshatin Ognjanci, në Lumin Vardar është gjetur një trup i pajetë. Siç njoftojnë nga MPB, trupi është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. Nga policia njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

