Në një kohë kur të rinjtë po largohen nga vendi, studentët të mbahen në vend me arsim të lartë falas, të ndalohet shitja e librave si kusht për marrjen e provimit, universitetet të gjejnë një mënyrë për ta vërtetuar nëse studenti i diplomuar është i aftë ta bëjë atë për çka ka diplomuar. Këto ishin vetëm disa nga kërkesat dhe propozimet e studentëve dhe profesorëve të Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në debatin e djeshëm publik për propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili u mbajt në Fakultetin Filozofik. Në debat morën pjesë ministrja e arsimit dhe shkencës,…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-drejtoresha ekonomike e Klinikës për Toksikologji, Besija Iljazi, e cila pranoi fajësinë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, pasi kishte angazhuar në mënyrë të paligjshme 17 persona me kontrata honorarë në këtë institucion publik shëndetësor, tani me vendim gjyqësor është obliguar t’ia kthejë Klinikës mjetet që ua kishte paguar honorarëve. Klinika Universitare për Toksikologji e paditi ish-drejtoreshën ekonomike, duke kërkuar dëm material dhe jomaterial. Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur që ajo duhet të kthejë vetëm mjetet e paguara për honorarët si dëm material, në shumën prej 659.831 denarësh (rreth 11 mijë euro). Dëmi material është konstatuar përmes ekspertizës…
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport. “Kjo mirënjohje për herën e 11-të…
Partia opozitare maqedonase LSDM, ka reaguar për shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Artan Grubit, me çka thonë se “sundimi i ligjit është varrosur plotësisht”. Nga LSDM thonë se marrëveshja midis OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së po realizohet para syve të opinionit. “Pas teatrit në kufi, me kthim të dakorduar dhe xhirime të inskenuara, ku pamë Grubin të vinte duke buzëqeshur, me syze, vijoi arrest shtëpiak. Përcaktimi i arrestit shtëpiak për Grubin është konfirmim se gjithçka ishte dakorduar. Kjo është arsyeja pse prokuroria dhe gjyqësori u vunë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM, për të cilin LSDM ka folur…
Pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të fondeve buxhetore dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili informoi se grupi i tyre parlamentar ka paraqitur një paketë propozim-ndryshimesh për gjashtë ligje, me të cilat do të arrihet kjo. “Si grup deputetësh në Kuvend, zyrtarisht kemi dorëzuar një paketë me propozim-ndryshime për gjashtë ligje, me të cilat rregullohet çështja e pagave të personave të zgjedhur dhe të…
Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete më 20 shkurt në një zonë rurale mes komunave Bra dhe Montà, në provincën e Asti, Itali, transmeton albinfo.ch. Trupi i pajetë u zbulua pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën e hapur. Sipas mediave lokale, një drejtues mjeti kalimtar ka vërejtur situatën dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e rendit për të nisur hetimet. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa identiteti i të riut nuk është publikuar…
Ndonëse tha se koalicioni ASH-AKI ishte vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Valbon Limani tha se ka tendencë nga të dyja palët që ky koalicion të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare kurdo që mbahen ato. “Nëse shkon gjithçka siç duhet, besoj se edhe në zgjedhjet parlamentare do të dalim si koalicion”, deklaroi Limani. Në lidhje me Aleancën për Shqiptarët dhe largimet e fundit nga krahu i Taravarit, ai tha se më shumë janë reflektime personale, se sa largime. “Nuk do t’i quaja largime, më tepër i quaj reflektime personale”, kështu tha për largimet e fundit nga…
Shteti gjatë muajit të ardhshëm duhet të paguajë pjesën e parë të tatimit të solidaritetit, të cilat kompanitë e kanë paguar në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. Nga Ministria e Financave deklaruan për MIA-n se ka filluar procesi për rimbursimin e fondeve të paguara në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. “Është miratuar një Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për rimbursimin e taksës së paguar tepër ose të mbledhur gabimisht dhe është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare. Kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë për…
Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit. “Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta…
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, duke theksuar se vendimi për arrest shtëpiak ndaj Artan Grubit është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë, i të njëjtit institucion me vetëm 2% besim, të cilin socialdemokratët e mbrojtën me çdo kusht që të mos reformohej. Sipas VMRO-DPMNE-së, udhëheqësia e LSDM-së po tregon një jokonsistencë totale, duke pretenduar në mëngjes se BDI punon për VMRO-në, ndërsa pasdite të kundërtën, gjë që sipas tyre dëshmon panikun e vërtetë që ka kapluar opozitën. Nga VMRO-DPMNE hedhin akuza se frika e vërtetë e krerëve të LSDM-së qëndron në faktin se ish-zyrtari i lartë i…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është deklaruar përmes rrjetit social Facebook. “E vërteta është si thumbi, do të shpojë këtu, do të shpojë atje, majtas-djathtas, para-prapa dhe op, do të dalë në sipërfaqe”, ka shkruar ai. Pas ish-prokurores së PSP-së, Lejla Kadriu, e cila u zëvendësua dhe më pas u shkarkua sepse refuzoi të zbatonte urdhrat e LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, të dhëna për PSP-në për të cilën ajo tha se ngjante me një shtab partiak të LSDM-së, në publik ka folur edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Risto Katavenovski. Ai konfirmoi hapur se gjyqtarja e…
Një shtetas turk është arrestuar në Maqedoni pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë me një veturë me targa të Kosovës, përcjell TV21. Sipas MPB-së, në veturën e tij janë kapur emigrantë nga Egjipti dhe Algjeria. “Më 23.02.2026 rreth orës 21:30, në një stacion karburanti në autostradën Shkup–Kumanovë, punonjësit e policisë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, pasi me një makinë “Skoda” me targa të Kosovës po transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria. Më parë, në pikën e pagesës Rramanli, ai nuk ndaloi pas urdhrit të policisë, por pas marrjes së…

