Author: Hamdi Kumanova

Çmimi i arit mbetet i qëndrueshëm, por i rritur sot, pasi arriti një nivel rekord tre-ditor dje. Sipas të dhënave të fundit, një gram ar i pastër (24 karat) shitet për rreth 141.6 euro, ndërsa çmimi spot është rreth 4,404 euro për ons (rreth 31.1 gramë). Krahasuar me seancën e mëparshme, ka një rritje të lehtë të euros, duke treguar se tregu nuk tregon shenja të një tërheqjeje të ndjeshme pas rritjes së djeshme. Rritja e djeshme u nxit nga rreziqet e shtuara gjeopolitike dhe reagimi i investitorëve, të cilët tradicionalisht e përdorin arin si një “strehë të sigurt” në…

Lexo më Shumë

“Rritja e pagës minimale në 600 euro nuk është tekë, por kërkesë për normalitet shoqëror, dhe pa këtë ndërhyrje ligjore, ky normalitet mund të jetë vetëm privilegj politik. Kur themi 600 euro pagë minimale, nuk po themi që shteti duhet të vazhdojë të jetë vëzhgues pasiv dhe që gjërat në ekonomi të lëvizin me inerci. Ne kërkojmë që paga të rritet, dhe Qeveria të marrë përgjegjësi”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në debatin e sotëm në komision në Parlament mbi projektligjin për rritjen e pagës minimale Bytyqi kritikoi ashpër Qeverinë për thellimin e varfërisë, kontrollin e dobët mbi çmimet…

Lexo më Shumë

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme (23.02.2026), zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe Gostivar kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh intensive në trafik, të cilat kanë përfunduar me pranga dhe sekuestrim mjetesh ​Së pari, në orën 16:20 në rrugën “JNA” në Tetovë, policia ka ndaluar një 19-vjeçar me iniciale N.E., i cili po drejtonte një automjet “Opel”. Pas verifikimit, rezultoi se i riu nuk kishte dhënë kurrë provimin për patentë shoferi, duke bërë që makina t’i sekuestrohej menjëherë. ​Aksioni ka vijuar në fshatin Banjicë e Epërme të Gostivarit rreth orës 19:30, ku është vënë në pranga 24-vjeçari L.SH. nga fshati Zhelinë.…

Lexo më Shumë

Sikurse në të kaluarën, edhe në këtë periudhë të vitit vërehen vetura dhe lloje tjera të automjeteve të braktisura. Janë me dhjetëra të tilla, të cilët janë lënë në hapësira publike dhe nuk largohen. Kjo dukuri pothuajse është e pranishme dekada me radhë, dhe të gjitha pushtetet lokale në Tetovë kanë larguar me dhjetëra të tilla nga hapësirat publike, por sërish kohë pas kohe hasen automjete të tilla kryesisht nëpër trotuare. Komuna e Tetovës pothuajse dy herë në vit organizon aksione për largimin e këtyre automjeteve dhe lirimin e hapësirave publike. Aksion i njëjtë është në vijim e sipër dhe…

Lexo më Shumë

Më datë 23.02.2026, në ora 22:30, në udhëkryqin e bulevardit “Ilindenska” me bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor kanë privuar nga liria personat A.K. (20) dhe A.A. (20), të dy nga Tetova. ​Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të llojit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. Në atë moment, personi me iniciale A.K. ka hedhur një paketim me marihuanë dhe më pas është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Mashtrimi me kriptovaluta në Gostivar: 65-vjeçari bie pre e profilit “E.K.”, humb mijëra denarë ​GOSTIVAR – Një 65-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka rënë pre e një skeme mashtrimi në rrjetet sociale, duke humbur një shumë prej 22.000 denarësh. Sipas denoncimit të bërë në polici, viktima ishte joshur nga ideja e tregtimit me kriptomonedha përmes një profili me iniciale E.K. ​Ngjarja ka nisur me një pagesë fillestare prej 12.000 denarësh, të cilën i moshuari e ka depozituar në bankë në emër të personit M.K. Menjëherë pas kësaj, mashtruesit e kanë njoftuar se ai kishte fituar një shumë të madhe parash,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se nuk ka marrë asnjë informacion nga kryeministri Hristijan Mickoski për mundësinë e përfshirjes së ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov në rikonstruim të qeverisë, përcjell TV21. Dimitrievski tha se personalisht është i kënaqur me punën e Fillkovit, i cili është kuadër i ZNAM-it. “Në lidhje me rikonstruimin e qeverisë. Tani për tani nuk kam njoftim të tillë nga mandatari, është e drejta e tij. Ndryshe, të gjitha ata deklarata subjektive që janë dhënë nga ana e disa kolegëve kryetarë komunash, liderë ose përfaqësues të disa partnerëve të koalicionit i barazoj në nivel të…

Lexo më Shumë

Tubacioni përmes të cilit transsportohet derivati dizel nga Rafineria në Selanik drejt rafinerisë OKTA në Shkup, pas 13 viteve sërish vihet në përdorim. Ministria e Energjetikës sot kumtoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për funksionalitetin e sistemit dhe se ky është hap i rëndësishëm për përforcimin e sigurisë në furnizimin me derivate të naftës. Kontrolli u krye nga ana e Byrosë për metrologji me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Instituti metrologjik çek (CMI) dhe laboratori “Metron” nga Selaniku, në prani të përfaqësuesve nga Shërbimi doganor. “Sipas ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska, korrektësia teknike dhe saktësia e matjes janë…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe komuniteti i biznesit, në fushën e arsimit, kanë përkushtim të përbashkët për krijimin e brezave që jo vetëm posedojnë njohuri, por edhe mund t’i zbatojnë ato, të rinj kreativë dhe përgjegjës që janë të përgatitur për sfidat e tregut modern të punës. Ky është themeli mbi të cilin po ndërtojmë sistemin e arsimit dual, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në aktivitetin promovues ku u diskutuan rezultatet dhe progresi i konceptit të arsimit dual, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. “Është fakt që arsimi profesional dual është modeli ynë i suksesshëm arsimor, të…

Lexo më Shumë

Në ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, të cilat po i ndërton konsorciumi amerikan-turk “Bechtel dhe Enka”, në dhjetor 2025 janë angazhuar 2.098 punëtorë, si dhe 1.269 pajisje të ndryshme, tregon Raporti i mbikëqyrjes për progresin e punimeve për dhjetor 2025, i publikuar në faqen zyrtare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRrSh). Sipas raportit, në dhjetor të vitit të kaluar, kontraktorit i janë paguar 1.180.803.394 denarë. “Në terren janë kryer punime tokësore në segmentet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir. Punimet përfshijnë pastrimin e terrenit, heqjen e humusit dhe nxjerrjen e materialit të papërshtatshëm, gërmimin e materialit nga prapaardhjet…

Lexo më Shumë

Më 23 shkurt, Zyra Përfaqësuese e Tajpeit dhe Universiteti i Prishtinës kanë organizuar një prezantim mbi programin e Trajnimit për gjysmëpërçuesit dhe mikroçipat dhe për programet e Bursave për të informuar studentët kosovarë rreth mundësive për të studiuar në Tajvan. Në njoftimin e Universitetit të Prishtinës për këtë ngjarje thuhet se Tajvani është njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të gjysmëpërçuesve që përbëjnë materialin bazë për ndërtimin e mikroçipave, pa të cilët nuk mund të mendohet përditshmëria e sotme njerëzore. Në vitin 2025, gjithsej dhjetë studentë u ftuan të merrnin pjesë në programet e trajnimit afatshkurtër të gjysmëpërçuesve të Tajvanit…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për ish-zëvendësdrejtorin e Rendit, Taulant Gjoka, dhe ish-shefin e komisariatit, Oltion Gjoni, është kërkuar përjashtimi nga radhët e uniformave për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se kanë lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit. Taulant Gjoka aktualisht mban postin e Shefit të Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, ndërsa është në pritje të vendimit nga komisioni, pasi ka apeluar masën disiplinore. Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, u vendos ulje në gradë për pesë vite. Mena aktualisht është…

Lexo më Shumë