Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe sot ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë-Qafë Thanë, duke e cilësuar atë si një vendim të pastër politik që po maskohet me arsyetime të pabazuara. Sipas BDI-së, referimi ndaj UNESCO si shkak për ndalimin e projektit është i papranueshëm dhe i pabazë. Nga kjo parti theksojnë se UNESCO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e infrastrukturës, por po përdoret si justifikim për të fshehur, siç thonë, një vendim të qëllimshëm për ndërprerjen e një korridori strategjik që lidh vendin me Shqipërinë. “UNESCO nuk është…

Lexo më Shumë

​Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici një mashtrim të pazakontë nga i njohuri i tij me iniciale A.Xh. Sipas denoncimit, mashtruesi i kishte kërkuar makinën tip “BMW” hua, por më pas e kishte gënjyer pronarin se automjeti kishte pësuar defekt dhe ndodhej te mekaniku. ​Pas disa ditësh përpjekje për të rënë në kontakt, pronari është përballur me mekanikun, i cili ka pranuar se makinën e kishte dërguar në një parcelë për automjete të vjetruara në fshatin Sllatinë. Pronari e ka gjetur mjetin e tij të dëmtuar në këtë parcelë, ku pronari i skrapit i ka…

Lexo më Shumë

Nga Bujar OSMANI Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE? Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm. Sponsorizimi i jashtëm Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan. Mungesa e kundërpeshës së brendshme Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk…

Lexo më Shumë

Spanja po e mban hapësirën e saj ajrore të mbyllur për avionët që marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Iranit të kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Kështu raporton gazeta El País, duke cituar burime ushtarake. Qeveria e Pedro Sánchez jo vetëm që nuk po lejon përdorimin e bazave ajrore Rota (Cádiz) dhe Morón de la Frontera (Seville) nga avionët luftarakë ose avionët e furnizimit ajror që marrin pjesë në operacionin “Epic Fury”, por gjithashtu po refuzon planet e fluturimit nga avionët amerikanë të stacionuar në vende të treta, si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Kryeministri spanjoll e ka…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme është vënë në prangat e policisë 28-vjeçari Endrin Varaku, i cili u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu rezulton me precedent të rëndë kriminal që në moshë të mitur. Varaku nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në moshën 16-vjeçare, ai u arrestua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Adriatik Tota, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Krimi i rëndë ndodhi pas një konflikti mes dy të rinjve, i cili kishte nisur muaj më parë. Sipas hetimeve të kohës, përplasja fillestare…

Lexo më Shumë

Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani. Ai është vetëparaqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles, ku ka deklaruar se sot rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij 54-vjeçare, e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar. ​Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë, duke i hapur rrugë procedimit të vendimit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se “jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.…

Lexo më Shumë

Gjermania abstenoi nga një rezolutë në Kombet e Bashkuara që dënonte tregtinë historike të skllevërve. Anëtarët e tjerë të BE-së gjithashtu abstenuan. Opozita në Gjermani beson se Berlini dërgoi sinjalin e gabuar. Vendimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por ka fuqi të madhe simbolike: me një shumicë prej 123 nga 193 shtete anëtare, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka karakterizuar tregtinë e skllevërvenga Afrika përtej Atlantikut që nga viti 1500 si “krimin më të rëndë kundër njerëzimit”. Propozimi për miratimin e rezolutës u paraqit nga Gana. Vendet e Bashkimit Afrikan dhe vendet e Karaibeve votuan unanimisht në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu, ka kërkuar që ministri i Brendshëm të japë llogari në Kuvend në lidhje me shqetësime për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërinë e Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Në një deklaratë nga selia blu, Balliu theksoi se raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve prestigjioze kanë evidentuar vazhdimisht ekspozimin e strukturave ligjzbatuese në Shqipëri ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal. Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në radhët e policisë përbën jo vetëm problem institucional, por edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rosomanin, ku një djalë ka vrarë nënën e tij. Informacioni është konfirmuar për agjencinë e lajmeve MIA nga mjeku Ratko Grkov, nga Ndihma e Shpejtë në Kavadar, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje. – “Ekipi ynë u thirr në vendin e ngjarjes, ku konstatuan një plagë me thikë në qafë. Si pasojë e lëndimit, gruaja ka ndërruar jetë në vend”, sqaroi Grkov për MIA-n. Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit. Informacione më të hollësishme priten gjatë ditës.

Lexo më Shumë