Author: Hamdi Kumanova

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me tritolin te lokali në zonën e Kamzës, ku për këtë ngjarje u kapën tre persona, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Burimet kanë bërë me dije se, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i…

Lexo më Shumë

Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet. Harta e ndan Evropën në tre nivele, zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë. Nga…

Lexo më Shumë

Marina Mbretërore britanike ka interceptuar dy anije luftarake ruse në Kanalin Anglez, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes (MoD), në një tjetër incident që shton tensionet detare midis Londrës dhe Moskës. HMS Severn u aktivizua për të monitoruar korvetën ruse Stoikiy dhe cisternën Yelnya, të cilat po kalonin në perëndim përmes Ngushticës së Doverit gjatë dy javëve të fundit. MoD njoftoi se pasi HMS Severn u sigurua që anijet ruse të kalonin të pashoqëruara nga aktivitet i rrezikshëm, detyra e monitorimit iu dorëzua një aleati të NATO-s pranë brigjeve të Bretanjës në Francë. Anija britanike vazhdoi vëzhgimin nga distanca dhe mbeti…

Lexo më Shumë

Belgjika ka hyrë sot në ditën e parë të një greve të gjerë tre-ditore, e cila pritet të paralizojë transportin, shërbimet publike dhe sektorin privat, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së kryeministrit Bart De Wever. Sindikatat e kanë cilësuar paketën e masave si një “shkatërrim të shtetit të mirëqenies”, duke akuzuar qeverinë se po i ngarkon qytetarët me koston e shtrëngimeve buxhetore. Që prej së dielës, kompania publike hekurudhore SNCB ka ulur në minimum shërbimet, ndërsa sot vetëm një në dy ose tre trena është në funksion. Edhe pjesa tjetër e transportit publik është paralizuar, ndërsa…

Lexo më Shumë

Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, sipas BBC, shkruan ATSH. “Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen. “Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”,…

Lexo më Shumë

Prokuroria në Mitrovicë i ka çuar në ekzaminim dy telefona të shtetasit Milan Vukashinoviq, që u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës. Autoritetet kanë akuzuar Serbinë për këtë rast, e Bashkimi Evropian ka shprehur qëndrimin se “autoritetet mund ta vënë në funksion mekanizmin e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike që lehtësohet nga BE-ja në Kosovë”. Institucionet e Serbisë vazhdojnë të heshtin, përfshirë edhe Klinikën në Nish ku po trajtohet Vukashinoviq. Bashkimi Evropian (BE) i ka sugjeruar Kosovës të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar për hetimin e tentimvrasjes dhe rrëmbimit të Milan Vukashinoviqit më 1 nëntor në Jellakcë të Leposaviqit. Në…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë përgatitur një “kornizë të përditësuar dhe të rafinuar paqeje” dhe pritet të vijojnë punën “intensive” për një plan të plotë gjatë ditëve në vijim, njoftuan të dy vendet të dielën, raporton BBC. Në një deklaratë të përbashkët thuhet se bisedimet në Gjenevë mbi planin e mbështetur nga SHBA-të kanë qenë “shumë produktive”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është bërë “një përparim i jashtëzakonshëm” në përmirësimin e një plani që është pritur me kujdes nga Moska, por jo nga udhëheqësit në Kiev dhe kryeqytetet evropiane, të cilët e konsiderojnë atë shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka demantuar BDI-në për shënimin e festës së 22 Nëntorit, transmeton Almakos. “ Pas “kryengritjes” së shuar me shpejtësi nga BDI-ja, Aliu, hoxha me dëshirë të bëhet politikan, Fuki, kriminelët që presin të ndërtojnë ndërtesa në Butel dhe disa struktura të tjera, BDI nga shovinizmi i hapur kalon në gënjeshtra të ulëta, të cilat në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta çojnë drejt një shtypjeje edhe më të ashpër të “kryengritjes” kriminale. BDI ankohet në portale se gjatë ditës së djeshme në shkollat ku mësojnë shqiptarët nuk është shënuar Dita e Alfabetit Shqiptar.…

Lexo më Shumë

Belinda Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Prokurorinë e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje.Më herët hynë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH Erald Elezi. Gjyli dhe Elezi janë shoqëruar me polici për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

Lexo më Shumë

Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të pranohet në Kiev, tha presidenti polak Karol Nawrocki, pasi SHBA-të i sinjalizuan Presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund konfliktit të saj me Rusinë. Plani me 28 pika i Uashingtonit i bën thirrje Ukrainës të lëshojë territor, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n. Ai gjithashtu përmban disa propozime që Moska mund t’i kundërshtojë dhe kërkon që forcat e saj të tërhiqen nga disa zona që kanë pushtuar, sipas një…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shënuar Ditën e Alfabetit Shqiptar me një mesazh të fuqishëm nga qyteti simbolik i Manastirit, vendi ku u zhvillua Kongresi historik i vitit 1908. Në urimin e tij, ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e vendimit të Kongresit të Manastirit, i cili i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke e shndërruar atë në bazë të unitetit kombëtar dhe përparimit kulturor. “Alfabeti i njësuar hapi rrugën për shkollën shqipe, librin shqip, shtypin në gjuhën shqipe — dhe mbi të gjitha e ktheu gjuhën në themelin e qytetarisë moderne shqiptare,” u…

Lexo më Shumë

Më 22.11.2025 në ora 06:05 në SPB Tetovë, E.D. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 05:40, derisa kishin një festë familjare në shtëpi, pas një grindjeje të shkurtër verbale, bashkëshorti i saj S.K.(51) është sulmuar fizikisht nga dhëndri Gj.,,pnj”. Sipas denoncimit, gjatë sulmit, i njëjti ka nxjerrë edhe një send të mprehtë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë