Prokuroria e mirëpret reagimin e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së. Prokuroria në tërësi angazhohet për respektimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe informimin objektiv të publikut. Prokuroria i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në këtë mënyrë krijon kushte për realizimin e tyre të papenguar.
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot nis procesi gjyqësor kundër Stojançe Jovanovskit, i cili akuzohet për disa vepra penale lidhur me ngjarjen tragjike të 2 marsit, kur bashkëshortja e tij, Ivana Jovanovska, së bashku me vajzën e tyre 6-vjeçare, i dhanë fund jetës. Gjykimi do të udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për opinionin për trajtimin e lëndëve të profilit të lartë. Sipas Prokurorisë, i akuzuari ngarkohet për lëndim trupor të kryer si vepër e vazhdueshme në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë, si dhe për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje. Nga dëshmitë…
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend. Termeti ka shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani. Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të shtatë, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, konkretisht në kuadër të një misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Sipas rendit të ditës, Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës miratimin për këtë vendim, i cili parasheh angazhimin e FSK-së si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në këtë zonë të ndjeshme. Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të Kosovës, duke…
Rusia ka patur imazhe satelitore të një baze ajrore amerikane në Arabinë Saudite tri herë në ditët para se një sulm iranian në këtë vend të plagoste trupat amerikane, zbuloi inteligjenca ukrainase. Në një intervistë në Katar, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, tha se një raport tregonte se satelitët rusë kishin marrë imazhe të Bazës Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite më 20 mars, 23 mars dhe 25 mars. Më 26 mars, Irani sulmoi bazën, duke plagosur 12 ushtarë amerikanë. Zelenskyy këmbënguli se ishte “100 për qind” i bindur se Moska po ndante inteligjencën me forcat iraniane për të ndihmuar…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të preferonte që Shtetet e Bashkuara të merrnin kontrollin e naftës së Iran, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e pushtimit të Ishulli Kharg, një nyje kyçe për eksportet iraniane. Në një intervistë për Financial Times, ai e krahasoi këtë ide me situatën në Venezuelë, ku sipas tij SHBA mund të mbajë kontroll mbi industrinë e naftës për një periudhë të gjatë. Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent ka shënuar rritje…
Një shtetas grek, 48-vjeçari Pavlos Simeriontakis nga Athina, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës. Ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë së bashku me disa persona të tjerë që merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës. Shokët e tij u larguan fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më vonë u lokalizuan dhe u morën në pyetje nga policia. Sipas tyre, viktima vuante prej vitesh nga diabeti dhe nuk ndjeu mirë gjatë udhëtimit në Konispol, ku humbi jetën. Trupi i 48-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
Nga shoqata “16 Marsi i vitit 2025” sot paralajmëruan marsh në ora 16:05 në Koçani i cili është i 39-ti me radhë që përkujton viktimat e tragjedisë në diskotekën “Pulse”. Ata theksojnë se çdo hap është zë për ata që nuk janë dhe se lufta për të vërtetën dhe drejtësinë asnjëherë nuk do të përsëritet. Edhe sot marshi do të jetë me të njëjtat kërkesa siç janë zbardhja e rastit dhe përgjegjësi për lëshimet sistematike që kanë lejuar diskoteka të punojë kundërligjshëm. Kujtojmë se më 16 mars të vitit të kaluar në diskotekën “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe disa…
Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media theksoi se nuk pret që të ketë zgjedhje të parakohshme paralmentare, por siç shtoi zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2028, transmeton TV21. Mickoski, potencoi se Maqedonia e Veriut duhet të fokusohet te reformat. “Thashë që këtë vit nuk kemi ndërmend të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, se qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028, e kemi thënë shumë herë, megjithëse është politikisht e volitshme të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht rezultateve të tilla pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, por nuk mendoj…
Siç njoftojnë nga MPB, dje në Shkup është arrestuar një person për drogë. “Më 27.03.2026 në ora 22:00, në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria V.F.(25) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga policia. Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale. “Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër. Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa. “Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim…
Në lagjen Drenovec të Tetovës, policia prangosi tre persona (I.R., S.R. dhe R.R.). Gjatë kontrollit, te 26-vjeçari S.R. u gjet dhe u sekuestrua një sasi marihuane.

