SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj E.U. (27) nga Shtipi për veprën penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”.. “Më 11.01.2026, i denoncuari pa dijeninë dhe pëlqimin e të dëmtuarës ka siguruar kartë bankare dhe ka kryer pesë transaksione, duke përfituar dobi të paligjshme”, thuhet në njoftim transmeton Tetovasot
Author: Hamdi Kumanova
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (60) nga Kumanova për “lëndim të rëndë trupor”. “Më 20.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton policia.TS
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin po shet interesat e vendit. “Ju të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai ishte i përgatitur të priste me dekada që Maqedonia të anëtarësohej në BE. Të shpërdoronte dekada të jetës suaj, të jetës së fëmijëve tuaj, nipërve dhe mbesave tuaja, brezave të ardhshëm të vendit. Pas këtij rrëfimi nga Mickoskin, tani është e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Me Mickoskin dhe grupin e tij të organizuar kriminal, nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra, dekada varfërie të…
Një debat për vend parkimi ka përfunduar me sulm fizik në Gostivar. Më 28.03.2026 në ora 13:20, B.Sh. (24) nga fshati Zhelinë ka denoncuar se rreth orës 12:30 në rrugën “Tode Bogdanoski” është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. “Ngjarja ka ndodhur para një objekti hotelier pas një debati paraprak”, informojnë autoritetet për Tetovasot. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.
Një automjet motorik ngarkues është përfshirë nga zjarri në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur më 29.03.2026 rreth orës 04:25 në rrugën “Kiro Ristoski Drnc”. “Automjeti ka qenë i parkuar për një kohë të gjatë dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, ndërsa policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, shkruan Tetovasot.
Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Sedllarcë të Poshtme. Ngjarja është raportuar më 28.03.2026 rreth orës 20:50, kur një automjet ka goditur këmbësorin Z.S. (70) nga Tetova. “Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes”, bëjnë të ditur nga policia për Tetovasot. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia po punon për identifikimin e shoferit, raporton Tetovasot.
Një grua nga Gostivari është arrestuar pas denoncimit për dhunë në familje. Më 28.03.2026 rreth orës 19:25, policia ka privuar nga liria V.S. (30) nga Gostivari, pas denoncimit të vjehrrës së saj 73-vjeçare. “E dyshuara rreth orës 12:30 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht vjehrrën”, njofton policia për Tetovasot. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse, shkruan Tetovasot.
Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë unanimisht iniciativën e Prokurores Publike Lençe Ristoska dhe kështu vendosi që Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka ndikuar në pavarësinë e saj dhe, përmes deklaratave publike, po ushtron presion mbi veprimet e saj në rastet “Talir” në të cilat akuzohet partia VMRO-DPMNE. Siç shpjegoi anëtarja Marijana Ilieska, Komisioni ka përcaktuar se deklaratat dhe sulmet nuk lidhen me veprime specifike që do të vinin në dyshim pavarësinë e prokurores. “Mungesa e individualizimit përjashton mundësinë e përcaktimit të ndikimit real dhe specifik. Edhe pse këto deklarata nga Kryeministri, ku ai e quan atë një…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe sot ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë-Qafë Thanë, duke e cilësuar atë si një vendim të pastër politik që po maskohet me arsyetime të pabazuara. Sipas BDI-së, referimi ndaj UNESCO si shkak për ndalimin e projektit është i papranueshëm dhe i pabazë. Nga kjo parti theksojnë se UNESCO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e infrastrukturës, por po përdoret si justifikim për të fshehur, siç thonë, një vendim të qëllimshëm për ndërprerjen e një korridori strategjik që lidh vendin me Shqipërinë. “UNESCO nuk është…
Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici një mashtrim të pazakontë nga i njohuri i tij me iniciale A.Xh. Sipas denoncimit, mashtruesi i kishte kërkuar makinën tip “BMW” hua, por më pas e kishte gënjyer pronarin se automjeti kishte pësuar defekt dhe ndodhej te mekaniku. Pas disa ditësh përpjekje për të rënë në kontakt, pronari është përballur me mekanikun, i cili ka pranuar se makinën e kishte dërguar në një parcelë për automjete të vjetruara në fshatin Sllatinë. Pronari e ka gjetur mjetin e tij të dëmtuar në këtë parcelë, ku pronari i skrapit i ka…
SPB Tetovë njofton se e mitura M.J., 16 vjeçe nga Shkupi, e cila ishte raportuar si e humbur, u gjet në banesën e një personi 19-vjeçar në Gostivar. Ajo i është dorëzuar nënës së saj. Ndërsa personi R.Sh. është arrestuar për procedura të mëtejshme. Detaje tjera për rastin nuk u dhanë.
Nga Bujar OSMANI Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE? Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm. Sponsorizimi i jashtëm Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan. Mungesa e kundërpeshës së brendshme Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk…

