Author: Hamdi Kumanova

Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Perëndimi po minon sigurinë në Bosnjë e Hercegovinë, nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian vijnë mesazhe të kundërta, duke theksuar se prania ndërkombëtare në vend ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, e jo krijimin e konflikteve. Megjithatë, nga NATO thonë se po vërejnë trendë shqetësues në Ballkanin Perëndimor, para së gjithash kërcënimet secesioniste në Bosnjë e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, si dhe ngecjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vendet autoritare si Rusia përpiqen të…

Lexo më Shumë

Kina ka ndaluar varrimin e të ndjerëve të saj në apartamente bosh, të njohura si “apartamente hiri”. Sipas Financial Times, kjo praktikë është përhapur gjerësisht për të shmangur rritjen marramendëse të kostove të varreve dhe për shkak të popullsisë në plakje të shpejtë dhe krizës së strehimit. Ligji i ri vjen ndërsa Kina përgatitet të festojë festivalin Qingming, kushtuar pastrimit të varreve, të dielën. Urbanizimi i shpejtë ka rritur kërkesën për parcela varrezash, të cilat janë të kufizuara në qytete, ndërsa të drejtat e qirasë të dhëna nga qeveria për pronat banesore janë të vlefshme për 70 vjet, varret i…

Lexo më Shumë

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 27 vjetësh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona. Për vrasjen…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara preferojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Iranin në mënyrë paqësore, por duhet të jenë të përgatitura për mundësinë që këto përpjekje të dështojnë, tha të hënën Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. “Është e qartë se ka njerëz atje që po flasin me ne në një mënyrë që udhëheqësit e mëparshëm iranianë nuk na kanë folur në të kaluarën. Ne gjithmonë preferojmë të zgjidhim çështjet përmes negociatave dhe diplomacisë, por gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për mundësinë që këto përpjekje të dështojnë. Kemi të bëjmë me një regjim 47-vjeçar që ende ka shumë njerëz…

Lexo më Shumë

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 24.2 miliardë lekë, apo rreth 250 milionë euro në vitin 2025 nga taksa e qarkullimit mbi karburantet, sipas të dhënave të publikuara nga financat. Këtë taksë e paguan çdo përdorues makine sa herë që ble karburant, në shumën fikse prej 27 lekë për litër (pa TVSH). Kosova ka akcizë prej 0.37 euro për litër dhe TVSH prej 18%. Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final);…

Lexo më Shumë

Lotaria e menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë” e Lotarisë Shtetërore gëzoi sërish me një çmim të ri të fituar. Ordan Zarinski nga Shtipi është fituesi më i ri i çmimit të lotarisë së menjëhershme “Ëmbëlsia e shtëpisë”. Me një investim të vogël prej vetëm 100 denarësh, ai ia provoi fatit dhe fitoi një apartament në Shkup. Interesante është se bileta e parë e blerë i solli një fitim prej 100 denarësh. Ai vendosi ta shndërrojë fitimin në një biletë të re dhe pikërisht ky shkëmbim e çoi te surpriza e madhe – një shtëpi në kryeqytet. “Duhet të besosh…

Lexo më Shumë

Më 4 mars në Kuvend premtoi se do të bëhen ndryshime ligjore që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Opozita shqiptare fillimisht dorëzoi propozim-ligji me të cilin propozuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, por më pas e tërhoqën me arsyetimin se duhet vetëm të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Opozita shqiptare dorëzoi në Kuvend edhe rezolutë. Kjo çështje ka nxitur debat dhe përplasje politike midis pozitës dhe opozitës. Ekspertët dhe shoqëria civile kanë vlerësuar se provimi në shqip nuk përbën rrezik dhe duhet të reflektojë realitetin demografik. Propozim-ligj i…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 29.03.2026 në orën 19:30 në autostradën Shkup-Veles, në pikëpagesën rrugore “Sopot”, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e privuan nga liria J.N. (40) nga Gostivari, ngase ka drejtuar një automjet udhëtarësh “BMW” me targa të Gostivarit në drejtim të kundërt të autostradës. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Policia në Shkup ka arrestuar disa persona për posedim droge. “Më 29/30.03.2026 në lokacione të ndryshme në Shkup janë privuar nga liria F.N. (37), T.L. (22), një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, si dhe L.A. (24) nga Italia, pasi u është gjetur marihuanë”, njofton policia.TS

Lexo më Shumë

SPB Manastir ngriti kallëzim penal ndaj A.J. (37) nga Manastiri për “vjedhje të rëndë”. “Më 27 mars 2026, në një kazino në Manastir, i denoncuari me kërcënim ka marrë para nga xhiroja ditore”, thuhet në njoftim.TS

Lexo më Shumë

Policia në disa qytete të vendit ka regjistruar një sërë rastesh kriminale, përfshirë drogë, vjedhje, dhunë dhe mashtrime. SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj M.S. (38) nga Kumanova për shkak të dyshimeve për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”. “Më 19.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç’rast në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.TS

Lexo më Shumë